Connect with us

Aktualitet

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i filmit Shyqyri Sako

Është ndarë nga jeta këtë të premte piktori i filmit, Shyqyri Sako, në moshën 89-vjeçare.

Lajmi është bërë me dije nga Arkivi Qendror i Shtetëror i Filmit, që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë lajmin e hidhur.

Në postim shkruhet:

Piktor me 50 vite krijimtari, Sako studioi 3 vjet në Moskë në Institutin e Artit VGIG për piktor filmi. Pa mundur t’i përfundojë studimet. Më tej u diplomua në Tiranë dhe në vitin 1963 filloi punë në Kinostudio, ku mori pjesë si piktor i filmit në realizimin e filmit të tij të parë “Detyrë e posaçme” dhe pastaj filmat e tjerë gjer në filmin e fundit Plumba prej plasteline në vitin 1997, kur doli në pension.

Sako u nderua me medaljon në festivalin e 4-rt të filmit shqiptar për punën e tij me dekoret e rekuizitat në filmin ¨Mësonjëtorja¨.

Në video: Ekspozita e piktorit Shyqyri Sako viti 1989 dhe dekorimi ne Kinostudio me rastin e 70 vjetorit te pavarësisë, 1982.

Artisti dhe piktori Shyqyri Sako ka krijuar një pjesë të madhe të koleksionit të afisheve të filmit, pjesë e trashëgimisë së Arkivi Qendror i Shtetëror i Filmit.

Ngushëllime familjes Sako dhe miqve.

I përjetshëm kujtimi i tij

 

Advertisement