Bota
“Babai i bombës iraniane”, shkencëtari ekzekutohet pranë Teheranit
Është vrarë pranë Teheranit shkencëtari më i lartë bërthamor i Iranit Mohsen Fakhrizadeh. Ky lajmë është konfirmuar nga ministria e mbrojtjes së Iranit. Mësohet se Fakhrizadeh humbi jetën në spital pasi u sulmua në qarkun Damavand.
Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se sulmuesit synuan të sulmojnë fillimisht makinën e tij me bombë para se të qëllonin në të. Agjencitë perëndimore të inteligjencës e konsideronin atë si organizatorin e programit sekret të Iranit për armët bërthamore dhe përshkruhej si “babai i bombës iraniane”.
Lajmi për vrasjen vjen mes shqetësimeve të reja për sasinë e rritur të uraniumit të pasuruar që Irani po prodhon. Uraniumi i pasuruar është një komponent jetësor si për prodhimin civil të energjisë bërthamore ashtu edhe për armët bërthamore. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është ekskluzivisht për qëllime paqësore.
Midis 2010 dhe 2012, katër shkencëtarë bërthamorë iranianë u vranë dhe Irani ka akuzuar Izraelin si shkaktar të vrasjeve. Emri i Fakhrizadeh u përmend në prezantimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu rreth programit bërthamor të Iranit në maj 2018.