✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Dyshohet se përdhunoi një vajzë dhe i mori paratë/ 43-vjeçari shpallet në kërkim

Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një vajze dhe më pas i ka marrë një shumë parash.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 26 shtator. Pas denoncimit, blutë e Vlorës kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.

Hetuesit po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave që lidhen me rastin. Deri në përfundim të hetimeve dhe një vendimi gjyqësor, personi i shpallur në kërkim prezumohet i pafajshëm.

Advertisement