Politike
BE hap dyert? Marta Kos: Shqipëria po ecën mirë drejt anëtarësimit
Komisionerja për Zgjeriminn Marta Kos ka dhënë sinjale inkurajuese për ecurinë e procesit të anëtarësimit të vendeve kandidate, duke veçuar Shqipërinë si një nga rastet që po përparon në mënyrë të qëndrueshme.
Në një intervistë për BBC, Kos theksoi se Shqipëria po ecën mirë në procesin e integrimit evropian. Ajo gjithashtu nënvizoi se gjatë mandatit të saj si komisionere pritet të ketë anëtarësime të reja në Bashkimin Evropian, nëse vendet kandidate vijojnë me ritmin e reformave.
“Jam shumë e lumtur që qytetarët e Islandës do të vendosin në fund të gushtit nëse do të hyjnë në negociata për anëtarësim, pasi ata janë tashmë shumë të integruar në BE, në tregun e përbashkët dhe në zonën Schengen.
Kjo mund të jetë, nëse qytetarët thonë po, ndoshta procesi më i shpejtë ndonjëherë. Por nuk duhet harruar se kemi Malin e Zi, i cili është më i avancuari.
Kemi Shqipërinë, e cila po ecën mirë, si dhe Moldavinë. Pra, këto tre vende dhe ndoshta edhe Ukraina. Nëse ata shtyjnë përpara reformat, shpresoj që gjatë mandatit tim të kemi një shtet të ri anëtar“- është shprehur Marta Kos.