Connect with us

Politike

Begaj përshëndet rezolutën për integrimin në BE: Qasje e bashkëpunimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj tha se rezoluta është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

Sipas tij, ky dokument përfaqëson qasjen e vetme të drejtë: bashkëpunim, kompromis dhe konsensus për arritjen e objektivit strategjik të integrimit në BE.


Postimi i Presidentit Begaj:

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.
Kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar.
Ajo është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme, të fokusuar plotësisht në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social.
Përshëndes këtë akt të çmuar të bashkëpunimit parlamentar.

Advertisement