Kulture
“Big Data” vepra e artistit Helidon Xhixha e njohur si vetë vepra me dimesione bashkëkohore
Në vijim të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, prezantojmë veprën “Big Data” të artistit Helidon Xhixha i caktuar këtë vit “Ambasador i gjuhës italiane në Shqipëri”.
E ekspozuar në 2018 në Biennale-n e Arkitekturës në Venezia, dhe në 2019 si pjesë përbërëse e ekspozitës “Lugano: Reflekse drite”, “Big Data” është vendosur përfundumisht në Parkin Ciani të Lugano-s.
Vizioni dhe teknika inovative e Xhixhës, që aktualisht jeton mes Milanos dhe Dubai-t, shndërrohen në një art publik monumental i cili ridimensionon raportin mes skulpturës dhe mjedisit rrethues, duke ridimensionuar njekohesisht kufijtë e vetë skulpturës bashkëkohore.