Connect with us

Bota

‘Boll kemi’/ Gjyqtari anglez shpërthen: Nuk duam më kriminelë shqiptarë

Një gjyqtar anglez, Judge Batiste ka shpërthyer ndaj shqiptarëve në një seancë gjyqësore që po zhvillohej ndaj një shqiptari. Fatmir Limani u dënua sot nga gjykatësi anglez Judge Batiste, pasi ishte përfshirë në një grabitje. Por, gjyqtari shprehu shqetësimin për numrin në rritje të shqiptarëve të përfshirë në krime.

“Me keqardhje po them se Anglia ka shumë kriminelë të vetët. Ne nuk duam të tjerë të ardhur nga Shqipëria,”- tha gjyqtari.

Limani u dënua me 18 muaj burg dhe me urdhër gjykate do të dëbohet në Shqipëri pasi të mbarojë dënimin. Ai u përfshi në grabitjen e një shtëpie në Prince Henry Road in Otley në qytetin Leeds, më 10 Mars 2023 ku vodhi një orë dhe shumë bizhuteri. Anthony Sugare, avokati i shqiptarit i tha gjykatës se Fatmir Limani kishte mbërritur në Angli 19 muaj më pare dhe se kishte borxhe për të paguar.

“Ai u dakortësua ti paguante trafikantëve 25.000 stërlina e ta shlyente borxhin më pas,”- tha avokati.

Advertisement

TRENDING