Politike
‘Brukseli i shqetësuar për situatën në Shqipëri’/ Harxhi: Ka presion ndërkombëtar për Ballukun
Diplomatja dhe analistja Edit Harxhi, deklaroi se dhuna e ushtruar ndaj protestuesve ishte disproporcionale dhe kërkoi lirimin e të ndaluarve, duke theksuar se edhe në protestën e 24-ës gjyqtarët nuk gjetën prova për dhunë nga ana e tyre.
Ajo tha se në Bruksel ka shqetësim për situatën në Shqipëri, veçanërisht për zvarritjen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe çështjet që lidhen me SPAK-un, duke e konsideruar këtë si problem për kapitullin e shtetit të së drejtës në procesin e integrimit. Sipas Harxhit, ka pasur presion nga zyrtarë europianë, përfshirë ish-deputetin gjerman Kirschbaum, lidhur me heqjen e imunitetit të Ballukut.
Harxhi u shpreh se tensionet politike do të rriten dhe se kërkesa e opozitës mbetet krijimi i një qeverie teknike. Ajo pretendoi gjithashtu se ka kërkesa për heqje imuniteti ndaj zyrtarëve të lartë dhe se kryeministri po vepron për të mbrojtur veten, duke përmendur edhe çështje që lidhen me prokurime dhe investime strategjike.
Më tej, Harxhi ngriti shqetësime për dhënien e projekteve të mëdha kompanive të huaja, duke përmendur raste që sipas saj lidhen me interesa ruse apo kineze, dhe theksoi se në BE po kërkohet që prokurimet të mbeten brenda unionit.
Harxhi:
Më lejoni që në radhë të parë t’ju uroj shërim të shpejtë të dhunuarve në mënyrë kriminale sot dhe me dhunën disproporcionale që është përdorur nga policia, dhe gjithashtu atyre të cilët janë ndaluar nga policia që të lirohen sa më shpejt, ashtu siç ndodhi edhe në datën 24 kur gjyqtarët nuk gjetën asnjë fakt për dhunën e protestuesve.
Ndërkohë, në lidhje me pyetjen tuaj, më duhet të them, gjithçka ka nisur përpara disa javësh, afërsisht 10 ditësh, në një mbledhje të disa ambasadorëve, por edhe përfaqësuesve ë të Komisionit Europian, ku diskutoheshin ë arritjet e shteteve të ndryshme në Ballkan dhe midis tyre është prekur situata në Shqipëri.
Përsa i përket situatës në Shqipëri, është vënë re mungesa deri në atë kohë, sepse kjo ishte përpara 10 ditësh afërsisht, e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese apo zvarritja pa afat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe moszbatimi nga ana e qeverisë së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, por të dyja masat të cilat ndërmori SPAK. E para ishte pezullimi dhe e dyta ishte arresti. Ky ishte shqetësim shumë i madh për Brukselin, për ata të cilët janë mbledhur në Komisionin Europian, sepse tregonte qartë që Shqipëria nuk arrin dot që të përmbushi në asnjë mënyrë, jo vetëm shumë nga kapitujt e tjerë, por atë më kryesoren që do ta ndjeki deri në fund, që është pikërisht kapitulli për shtetin e së drejtës dhe situatën ligjore.
Më pas ata natyrisht kanë dhënë në një farë mënyre një lloj ultimatumi ë në lidhje me Shqipërinë, që do të duhet urgjentisht që Shqipëria, që qeveria shqiptare të bëjë të mundur urgjentisht zbatimin…
Ultimatumi ka filluar që me ardhjen e ministrit të shtetit, ministrit për çështjet e Evropës, të Ministrisë së Jashtme gjermane, ish-deputetit Kirschbaum, i cili jo vetëm që është takuar me SPAK-un, por është takuar dhe me kryeministrin vetë dhe bëhet e qartë, siç është bërë tashmë në media, që ai ka bërë pikërisht…
Dëgjoni, zoti Berisha është një lider që ka 35 vjet që bën pikërisht këtë, e ka profesionin e tij mendoj unë parësor. Dhe ai e di se kur, se kur vjen, cila është pika e vlimit. Kështu që për këtë arsye mendoj që në javët e fundit kjo pikë vlimi ka arritur deri aty, saqë ka bërë dhe zotin Berisha, një nga njerëzit më të qetë në deklarimet e tij, madje po ta vini re, ai flet për revolucion paqësor. Ai të arrijë pikërisht në këtë pikë vlimi, ku pikërisht rrit tonet sot, veçanërisht ndaj policisë, sepse ajo çfarë ndodhi ishte absolutisht disproporcionale dhe më duhet t’ju jap dhe një informacion tjetër në lidhje me këtë që tha zoti Berisha.
Unë kam informacione që gjyqtarja apo gjyqtari i çështjes përpara dy javësh në datën 24 kur u bë protesta e fundit, kur ka marrë listën e policëve të cilët quheshin të plagosur, ka kërkuar raportin mjekësor në mënyrë që ta përfundonte si çështje, sepse kanë shkuar pa raport mjekësor përpara gjyqtarit, që tregon pikërisht, vërteton këtë që thotë zoti Berisha fatkeqësisht. Pra, rritja e toneve do të vazhdojë edhe më tej dhe kjo do vazhdojë jo vetëm deri në largimin e kësaj qeverie, deri në sigurimin e një qeverie teknike. Këtu nuk flitet gjë tjetër përveç qeverisë teknike.
Po, Kirschbaum, e bëri ai atë. Ai ka thënë troç, me informacionet që unë kam, ai ka kërkuar troç, heqjen e imunitetit të zonjës Balluku, pa asnjë diskutim. Dhe kjo ka ndodhur dy javë përpara.
Unë mendoj që zoti Rama mbron vetveten në çdo rast. Ai gjatë gjithë kësaj kohe po mbron vetveten, sepse zonja Balluku duket që ka informacione materiale kompromentuese për të. Zonja Balluku nuk ka qenë thjesht një zëvendëskryeministre. Unë mendoj që ajo ka qenë një person që ka luajtur çelësat dhe ka manovruar shumë mirë politikisht në këtë skenë politike kaq të ashpër.
Dhe natyrisht ka informacione në dorë, ashtu siç unë dëgjoj dhe lexoj, të cilat kompromentojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin. Dhe në fund të fundit ne e kuptojmë që kryeministri është ai që ka marrë vendimet për shumë gjëra.
Është rasti i tunelit të Llogarasë, ka dalë me video në Ankara pikërisht për këtë, por edhe në raste të tjera. Madje ju kini parasysh përpara dy-tre javësh filluan të dilnin materiale në media, që natyrisht ato dalin, jjanë të rrjedhura nga SPAK-u, në lidhje me momente të ndryshme, hakerimin e serverave të SPAK-ut, ku dilnin, natyrisht, dilte i kompromentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministri. Dhe ne nuk kemi asnjë ekuivok për këtë, që Edi Rama është ai person i cili ka dhënë urdhër për të gjitha. Por, të kthehemi te zoti Kryeçbaum, sepse kjo është interesante, se si është ngritur tonaliteti i BE-së.
Nga zoti Kirschbaum ka kaluar në Komisionin Europian. Unë personalisht, javës që kaloi, isha në një takim të grupit të punës për mbrojtjen dhe sigurinë të EPP-së në Bruksel. Dhe aty dëgjova për herë të parë në takime me eurodeputetët, ishin të gjithë eurodeputetë të krahut të djathtë, të qendrës së djathtë. Dëgjova për herë të parë faktin që insistohet që të gjitha prokurimet që bëhen brenda BE-së apo dhe vendeve të cilët do të anëtarësohen në BE, duhet të bëhen brenda BE-së. Pra, këto nuk duhet t’i jepen, nuk duhet të kalojnë jashtë BE-së.
Unë referohem, unë në radhë të parë i referohem faktit, dhe këtë e ngrita dhe në Bruksel, që në Shqipëri nuk ka prokurime. Në Shqipëri janë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kushdo kryeministri, kujdo kryeministri dhe kush mund t’i japë favor kryeministrit duke blerë ai influenca për një takim në Shtëpinë e Bardhë. Dhe këtë po bën ai. Por në rastin aktual, për shembull, ne kemi të qartë faktin se si Porto Romano i është dhënë një kompanie qipriote që tashmë ka dalë e lidhur me një kompani ruse. Dhe këtu kemi interesin rus. Ka lajme të tjera për kompani kineze të cilët po hyjnë ne vend.