Aktualitet
Çfarë po ndodh poshtë ballkonit të Berishës – Shkrim nga Edison Ypi
S’ka më të pabesë dhe më të rrezikshëm, s’ka dërrasë më të kalbur se një grusht fanatikësh të pa përmbajtur si ata poshtë Ballkonit të Doktorit. Kurrë nuk ka ndodhur kurrë, dhe kurrë s’ka për të ndodhur, në asnjë vend, në asnjë kohë, dhe në asnjë rrethanë, që bashkëpunimi me një çetë proletarësh të revoltuar të ketë pasur ndonjë rezultat pozitiv, aq më pak të jetë arritur ndonjë qëllim. Posht Ballkonit të Doktorit po ndodh qoka politiko-propagandistike më e shëmtuar, më e pavlerë, më e dëmshëm dhe më e pakuptimtë. Nën atë Ballkon llumi i Kombit, gjysma çuna oficerash nga ata që na kan burgos dhe na kan vra, po dërdëllit përçartje propagandistike kundraproduktive që s’i peshon asnjë kandar, që s’i duhen as dreqit, që e dëmtojnë kauzën tonë, por më tepër Doktorin.