Sport
Champions League/ Atalanta fiton në “frymën e fundit” ndaj Dortmund dhe kalon në fazën tjetër
Atalanta ka bërë përmbysjen e madhe mbrëmjen e djeshme përballë Borussia Dortmund, duke kaluar në fazën tjetër të Champions League.
Bergamaskët përmbysën gjithçka, duke fituar 4-1 përballë verdhezinjve të Dortmundit, të cilët vinin në këtë sfidë pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë në Gjermani.
Zikaltrit e nisën vrullshëm sfidën, duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e 5-të me anë të Gianluca Scamacca.
Ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë, Davide Zappacosta do ta çonte në 2-0 rezultatin për Atalantën, duke barazuar në këtë mënyrë edhe shifrat e ndeshjes së parë.
Me fillimin e pjesës së dytë, Mario Pašalić shënoi golin e tretë për bergamaskët, por Karim Adeyemi rihapi sfidën në minutën e 75-të, duke ngushtuar shifrat në 3-1.
Kur dukej sikur ndeshja po shkonte drejt shtesave, Lazar Samardžić realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 98-të dhe kualifikoi Atalantën për në fazën tjetër.