Sport
Champions League/ Interi sot për përmbysjen e madhe kundër Bodo/Glimt
League, do vijojë sot me katër ndeshjet e para të kthimit për fazën play-off, teksa 16 skuadra janë në garë për tetë biletat e mbetura për në fazën e 1/8-ave.
Duke nisur nga ora 18:45 në ‘Metropolitano’ luhet ndeshja mes Atletico Madridit dhe Club Brugge, me takimin e parë në Belgjikë që përfundoi 3-3. Të dyja klubet janë në garë për të kaluar më tej, por vendasit e Diego Simeones kanë avantazhin e të luajtur në shtëpi dhe përballë tifozëve të tyre.
Në orën 21:00 gjithçka do kulmojë në ‘Giuseppe Meazza’ të Milanos, aty ku Interi ka një detyrë jo të lehtë për të përmbysur humbjen 3-1 të ndeshjes së parë kundër Bodo/Glimt. Trajneri Cristian Chivu tha se zikaltërit mund të rikthejnë gjithçka në favorin e tyre, ndërsa do kenë mungesat e kapitenit Lautaro Martinez dhe mesfushorit Hakan Calhanoglu.
Në ‘BayArena’ gjermanët e Bayer Leverkusen duhet të mbajnë fitoren e ndeshjes së parë 2-0 kundër Olympiacos, ndërsa në Angli skuadra e Newcastle e ka formalitet ndeshjen kundër Qarabag pasi ndeshjen e parë e kanë fituar 6-1.