Aktualitet
Dekonspirimi i operacionit Ura? Dumani përplaset me Bylykbashin: Nuk është detyra jonë të arrestojmë njerëz
Oerd Bylykbashi: Pse u vonua aq shumë operacioni Ura, i cili nëse do kishte patur ndërhyre 10 ditë para zgjedhje jo 10 ditë pas, rezultati në Durrës do ishte tjetër. Patët 52 masa sigurie dhe numër i kufizuar u arrestua. Më kryesorët ikën, dikush i njoftoi përpara. A keni dijeni pse u vonua. Nëse dikush e dekonspiroi.
Altin Dumani: Operacioni “Ura” e kam deklaruar SPAK ka depozituar për caktim mase në muajin mars 2025. Dhe vendimi i caktimi të masës është dhënë nga data 5 maj. Dhe të njëjtën ditë është komunikuar me kolegët e Barit, është koordinuar takimi në Shqipëri më 7 maj, kishin punë përgatitore për të bërë dhe u fiksua data 21. Pse u arrestuan pse jo, e dini mirë nuk detyra jonë të arrestojë njerëz. Nuk mund të na e kërkosh këtë përgjegjësi neve.