Connect with us

Kronike

Dëmshpërblim me 418 mijë €/ Burg të përjetshëm për 27-vjeçarin që vrau shqiptaren

Gjykata e Assizes të Svonës në Itali ka vendosur burg përjetë për Safayou Sow, shtetasin 27-vjeçar të Guinesë, i cili vrau ish-partneren e tij shqiptare, Danjela Neza.

Sow do të dëmshpërblejë nënën e viktimës me 318 mijë euro dhe vëllain e saj me 100 mijë. Gjithashtu, u vendos edhe izolimi për një vit.

Sow kishte mbërritur në Itali me një varkë dhe kishte gjetur punë si pjatalarëse në restorantin ku punonte Neza. Mes të dyve lindi një lidhje, e cila më pas iu dha fund nga vajza. Si përgjigje, Sow i kishte kërkuar asaj të jepte dorëheqjen, e ndjekur nga takimi i fundit, tragjik, në kopshtet ngjitur me stacionin.

Danjela Neza u qëllua me plumb në kokë. Menjëherë më pas vetë Sow telefonoi në 112:“Kam vrarë një grua, ejani të më merrni”.

Para gjyqtarit ai më pas dha një histori të saktë: Të dy kishin bërë një takim të fundit, mundësia e fundit klasike për të sqaruar gjërat dhe ndoshta për t’u rikthyer bashkë. Në vend të kësaj ata u grindën, kështu që ai mori një armë nga makina, e drejtoi në kokën e Danjelës dhe qëlloi. Më pas ai thirri 112, duke rrëfyer gjithçka.

Kronike

Kryepolici i Lezhës spiunonte Guardia di Finanza’ tek trafikantët

Henerigert Mitri ishte drejtor i Policisë së Lezhës, por detyrën e tij që duhet të ishte në shërbim të komunitetit e kishte vënë në dispozicion të krimit. Në vend të kryepolicit ai bënte më mirë drejtimin e kultivimit të kanabis sativa në qark. Kryepolici, kishte i pari akses si drejtor policie për koordinatat që Guardia di Finanzia do të bënte për kontrollet nga ajri dhe më pas nxirrte urdhrat për kryerjen e tyre.

Por, para se t’i firmosë këto urdhra për kontrolle, Mitri komunikonte me vartësin e tij, shefin e anti trafiqeve Klodian Shahinin për ta pyetur se ku janë vendet që kanë mbjellë kanabis dhe para se Guardia Di Finanza të fluturonte mbi to, hiqen bimët narkotike dhe trafikantët largohen.

Në këtë skemë trafiku, Mitri ishte bashkë më Klodian Shahini e antitrafikut, ndërsa një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë ishte edhe Elson Reçi, i fisit të Reçëve në Rrëshen. Shahini bashkëpunon me persona të tjerë për kultivimin e kanabis sativa, siç është rasti i një parcele në Livadhas në Mirditë.

Ndërkohë, Henerigert Mitri, në një rast mori policinë e Mirditës që të ndryshonte vendin e kontrolleve pasi ishin pranë banesës së një trafikanti që ishte bashkëpunëtor me Klodian Shahinin, Pjetër Kola. Ndërkohë, në përgjimet e SPAK del hapur shqetësimi që kanë trafikantët për largimin e Mitrit nga detyra, pasi u iku një bashkëpunëtor. Ish-drejtori i Policisë Lezhë kishte komunikim të vazhdueshëm edhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua për dosjen “Metamorfoza”, dhe i jepte garanci për biznesin e tij. Në një komunikim mes të dyve, Henerigert Mitri i thotë Pëllumb Gjokës që t’i komunikojë drejtorit të hipotekës që të shkojë ta takojë se do i thoshte që të ruhet, çfarë tregon se Mitri u shërbente të gjithëve.  Më pas e komunikon pas disa ditësh sërish me Gjokën dhe i thotë se ai nuk e kishte falendëruar për punën që i kishte bërë.

Mitri dhe Gjoka bashkëpunuan me njëri-tjetrin për ushtrimin e lojërave të fatit në bar kafe “Meduza”, duke e siguruar Gjokën se sa të ishte drejtor mund ta bënte punën pa problem. Nga një kontroll i befasishëm që i ishte kryer dhe që drejtori nuk kishte dijeni, Gjoka ishte mërzitur dhe drejtori Mitri e ndihmoi dhe u interesua deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Ish-drejtori i Policisë së Lezhës që ishte emëruar për të luftuar krimin në atë qark, në fakt udhëzonte Gjokën edhe se ku duhet t’i jepte paratë ryshfet, deputetëve në Tiranë që të mos bënin kontrolle.

Nga ana tjetër sipas SPAK, Klodian Shahini shërbente jo vetëm për trafikun e drogës por kishte dijeni edhe ngjarje edhe më të rënda kriminale, si atentatet. Shihi kontrollonte targat në sistem se kush i kishte dhe për këtë informonte Elson Reçin, me të cilin në aplikacionin “SkyECC” fliste edhe vetë drejtori Mitri. Shahinit i del emri dhe në atentatin që Reçi i bëri Preng Gjinit, me shpërthimin që tronditi Tiranën shtatorin e vitit 2020. Reçi e informonte Shahinin se ishte afër eliminit të Gjinit, atentat që do ë bënte vetë pasi Nuredin Dumani i kishte kërkuar 200 mijë euro nga 150 mijë maksimumi që ai kishte ofruar.

Për dy ish drejtuesit në policinë e Lezhës rëndojnë shumë akuza, ndërsa vetëm këtë të hënë, 20 maj, kryepolici Rrumbullaku vendosi përjashtimin e tyre nga uniforma e policisë, të cilën e shfrytëzuan për vite në shërbim të krimit.

I zbuloi Sky – ECC, përjashtohen nga policia dy efektivë! Kur ishin drejtues organizuan e drejtuan kultivimin e kanabisit e lojrat e fatit në Lezhë, Krujë

TIRANE- Me urdhër të drejtorit të Policië së Shtetit u përjashtuan nga radhët e policisë, dy efektivë, njëri me gradë drejtues e tjetri me gradë komisar, të cilët në vitin 2020 ndërsa kishin funksione drejtuese në Policinë e Lezhës bashkëpunonin me anëtarë të grupeve kriminale për të organizuar dhe drejtuar kultivimin e kanabisit por dhe të lojrave të fatit.Bëhet fjalë për Henerigert Mitrin, i cili në 2020 në Lezhë ka pasur detyrën e Drejtorit të Policisë së Lezhës dhe Klodian Shahini, atë vit ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për dy punonjës, për të cilët Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masë sigurimi personal. Përjashtimi i tyre nga Policia e Shtetit është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë” informoi sot policia e Shtetit.

Dy emrat e tyre u zbuluan më 18 maj, në kuadër të megaoperacionit që SPAK ndërmori për shkatërrimin e 7 grupeve kriminale që vepronin në qytete të rëndësishme të vendit.

Sipas SPAK.Mitri me Shahinin dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës, ndërsa në bashkëpunim me Preng Gjinin, Mitri organizonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Jo vetëm kaq Klodian Shahini, me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin Edison Reçi, duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit Preng Gjini.

Po kështu dy zyrtarët e policisë kanë bashkëpunuar me vëllain dhe kushëririn e deputet Eduard Ndreca, Armando dhe Elvis Ndreca, duke i favorizuar në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit. Veprimtaria e tyre i zbuluar nga zbardhja e komunikeve në Sky.

Aktualisht Mitri kishte detyrën e shefit të sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike. Ndërsa Shahini kishte detyrën e shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Shërbimit ndaj të Tretëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë, Dibër,

Përjashtimi

Bazuar në ligjin 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, u vendos përjashtimi nga policia për:

Drejtues Henerigert Mitrin, me detyrë shef i Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/1, 334, 259, 197/3 dhe 248 të Kodit Penal.

Komisar Klodian Shahini me detyrë shef i Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Shërbimit ndaj të Tretëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë, Dibër, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80, 284, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

Pas firmosjes së urdhrave të përjashtimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, u shpreh:

“Në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për askënd që shkel ligjin dhe, më keq akoma, bashkëpunon me grupet kriminale. Falënderoj Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për bashkëpunimin profesional në përpjekjet e përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar dhe vënien përpara drejtësisë të kujtdo që tenton t’i shmanget asaj”.

Emrat e dy efektivë rezultojnë në mesin e 50 emrave pjesë e megaoperacionit të SPAK për të goditur shtatë grupe kriminale me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të Shqipërisë. Në kuadër të operacionit të ndërmarrë më 17 maj rezultojnë 20 persona të arrestuar nga 50 urdhëarreste të firmosura nga SPAK.

SHQIPTARJA.COM

Continue Reading

Kronike

Shqiptari tenton të pë*dhunojë 53-vjeçaren/ Zbardhet dëshmia: Më mori me forcë, më grisi rrobat

Një 53-vjeçare ka përjetuar momente terrori kur është sulmuar nga pronari i një apartamenti në Petralonë, i cili tentoi ta përdhunonte.

Sipas protothema.gr, gruaja duke shkoi për të punuar në banesën e burrit me origjinë nga Shqipëria. Ky i fundit sulmoi 53-vjeçaren, i grisi rrobat, e rrahu dhe tentoi ta përdhunonte.

“Më mori me forcë, më grisi rrobat. Tentoi që të më përdhunonte. Ishte i dehur. Unë kisha forcë dhe rezistova”, ka treguar 53-vjeçari për Star.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë arrestuar autorin ndërsa gruaja është dërguar në spitalin e Nicës.

“E kam kapur dhe dola nga shtëpia. Më pas erdhi ambulanca dhe më çoi në spital. Shkova për të pastruar shtëpinë dhe për pak rashë viktimë e përdhunimit”, shtoi ajo.

 

Continue Reading

Kronike

Romancë me vrasësin famëkeq shqiptar? Modelja e njohur del në dosjen e SPAK

Nuk është hera e parë që emrat e vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar të dalin në dosje hetimore që lidhen me personazhe krimi të shumëkërkuar nga autoritetet. Këtë herë në “kurthin” e SPAK duket se ka rënë modelja dhe njëkohësisht ish-Miss Universe Albania, Trejsi.

Kjo për shkak se bukuroshja shqiptare e cila vitet e fundit ka jetuar mes Amerikës dhe Shqipërisë është përfolur për lidhje me Leonard Dukën, kreun e klanit Duka, megjithëse nuk e ka konfirmuar asnjëherë publikisht.

 

 

Megjithatë u desh një megaoperacion i Prokurorisë së Posaçme Anikorrupsion që e vërteta të dilte. Në dosjen hetimore thuhet se Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

 

 

Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka  kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.

Pjesë nga dosja:

81 I. Me date 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi te cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi qe te shkoj ne Eestern Union dhe t’i nis 500$ Trejsi Sejdini ne Nee York. Ne vazhdimesi Leonardi i shkruan qe parate t’i nise ne emrin e Klevin Halili. Drianto i dergon fotografi te dergeses qe ka kryer, ku dallohet emri i derguesit Drianto Bardhi dhe prites shtetasi Klevin Halili.

Referuar verifikimeve te kryera ne sistemin TIMS për shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar qe kjo shtetase me date 10.02.2019 ka udhëtuar bashke me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar ne piken e kalimit kufitar Morine.

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme u kërkua ne burimet e hapura për shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik ne lidhje me faktin qe kjo shtetase është lidhje e shtetasit Leonard Duka.

Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Trejsi Sejdinit i është sekuestruar dhe një automjet në atë kohë, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Kamioni del nga rruga, drejtuesi përfundon në spital

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

U përmendën në përgjimet e Sky – ECC, këta janë dy efektivët e përjashtuar nga Policia e Shtetit (FOTO)

Personat që shihni në foton e mësipërme janë dy efektivët Henerigert Mitri e Klodian Shahini të cilët u përjashtuan nga strukturat e Policisë pasi rezultojnë se kanë bashkëpunuar me grupe kriminale.

Burime bëjnë me dije se dy efektivët kanë bashkëpunuar me anëtarët e grupeve kriminale në lezhë dhe Fushë Krujë për të drejtuar dhe organizuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe të lojrave të fatit. Gjithashtu mësohet se dy zyrtarët e policisë kanë bashkëpunuar me vëllain dhe kushëririn e deputetit Eduard Ndreca, Armando dhe Elvis Ndreca, duke i favorizuar në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit.

Veprimtaria e tyre është zbuluar nga zbardhja e komunikeve në Sky ECC, nga operacioni i SPAK në kuadër të së cilit u lëshuan 50 urdhër arreste. Ndaj dy efektivëve Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING