Politike
SPIROPALI PERJASHTOHET NGA GRUPI PARLAMENTAR
Burime për NTV.AL bëjnë me dije se Elisa Spiropali është përjashtuar nga grupi i PS. Kërkesa është hedhur sot ne votim gjatë mbledhjes së grupit. Dy deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar.
Vetë Spiropali s’ka qenë e pranishme në mbledhje. Burimet thonë se nuk është paraqitur asnjë arsye për përjashtimin e Spiropalit. Klosi ka deklaruar në mbledhje që “morëm vendim në Asamble dhe quhet e përjashtuar”. Kreu i grupit, Taulant Balla e mbështeti duke e hedhur në votim.
Me përjashtimin e Elisa Spiropalit numrat e mandateve të socialistëve në Kuvend, tkurren në limitet e mbajtjes në kontroll të shumicës së cilësuar prej 84 votash. Socialistët fituan 83 vende në zgjedhjet e 11 majit 2025. Por disa muaj më parë deputetja e Malësisë së Madhe, Marjana Koçeku, u largua nga grupi, duke ju bashkuar protestave në shesh.
Mandatet e socialistëve zbresin në 81 dhe numri “magjik” prej 84 votash, që do i lejonte PS të miratonte pa probleme edhe ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, mund të garantohet vetëm nga 3 deputetët e socialdemokratëve të Tom Doshit.
Në mbledhjen e Asamblesë më 14 nëntor, Spiropali u përjashtua nga të gjitha forumet e PS.
Lajmi në përditësim….