Connect with us

Sociale

Drejtuesit e OSBE-së i bashkohen fushatës “16 Ditët e Aktivizimit”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe fillimit të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, drejtuesit e OSBE-së u bënë thirrje Shteteve pjesëmarrëse të shtojnë përpjekjet dhe burimet për të luftuar dhunën kundër grave dhe vajzave, veçanërisht në kohë krizash.

 

Ata nxitën trajtimin me përparësi të dhunës me bazë gjinore, pasi ajo përkeqësohet gjatë konflikteve dhe krizave të tjera, përfshirë këtu edhe pandeminë e tanishme COVID-19. Ata vunë në dukje se kjo krizë shëndetësore ka çuar në rritje të të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht të dhunës në familje.

 

Kryetari i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, ambasadori Igli Hasani, tha se fuqizimi i grave i vetëm nuk është garanci për luftën e efektshme kundër dhunës me bazë gjinore dhe kundër dhunës ndaj grave. Ambasadori Hasani nënvizoi nevojën e domosdoshme për të përfshirë edhe burrat e djemtë në përpjekjet për eliminimin e këtij fenomeni. Hasani lavdëroi punën që po bën OSBE-ja në këtë drejtim, por bëri thirrje për përpjekje më të përqendruara mes qeverive, shoqërisë civile, shoqatave të grave, përfaqësuesve të të rinjve dhe sektorit privat për të sjellë ndryshime pozitive në sjelljen dhe praktikat e komunitetit lidhur me dhunën ndaj grave.

 

Drejtuesit e OSBE-së theksuan se nevojitet të bëhet më shumë për t’iu përgjigjur me veprime të shënjestruara dhe të efektshme të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore, si edhe për të siguruar që grave dhe vajzave t’u garantohet e drejta më themelore, ajo e sigurisë.

E Ngarkuara me Punë/Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Tuula Yrjölä, paralajmëroi se pandemia COVID-19 po zhbën përparimin e arritur me mund për barazi gjinore. “Shtetet pjesëmarrëse duhet të shtojnë përpjekjet dhe të marrin masa shtesë për të zbatuar angazhimet e forta për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave, si edhe për të mbrojtur gratë në situata konflikti apo krize”, tha Yrjölä.

 

Anketa e zhvilluar nga OSBE-ja për dhunën me bazë gjinore në Evropën Lindore dhe Juglindore tregon se konflikti dhe kriza e përkeqësojnë dhunën ndaj grave, duke penguar kështu përparimin drejt sigurisë të gjithanshme për të gjithë.

 

Sipas kësaj ankete, e cila u botua vjet, dhuna e lidhur me konfliktet ka ndikime të përjetshme te gratë e prekura prej saj. Në total, 81 për qind e grave në Evropën Lindore dhe Juglindore, të cilat pësuan dhunë me bazë gjinore gjatë konflikteve, vuajtën nga ndikime psikologjike afatgjata.

Ndikimi shkatërrues i dhunës ndaj grave ndihet për një kohë të gjatë edhe në mbarë shoqërinë, pasi ai nuk i lejon gratë që i kanë mbijetuar dhunës të kontribuojnë plotësisht me aftësitë dhe njohuritë e tyre.

 

“Këtë vit mbylljesh dhe karantinash, kemi parë një rritje të dhunës ndaj grave, pasi ekspozimi i tyre ndaj abuzimit në duart e partnerëve intimë apo pjesëtarëve të familjes është rritur, ndërsa aftësia e tyre për të marrë mbështetjen e nevojshme është zvogëluar”, tha Katarzyna Gardapkhadze, zëvendësdrejtore e parë e ODIHR-it. “Edhe pse shërbimet e mbështetjes për viktimat kanë rëndësi jetike, qëllimi ynë kryesor duhet të jetë parandalimi. Ne duhet t’u japim mbështetje viktimave, por, mbi të gjitha, duhet të punojmë në drejtim të parandalimit të dhunës ndaj grave përpara se ajo të ndodhë. Në këtë pikë, të gjithë mund të luajmë një rol kyç, si gratë ashtu edhe burrat”. ​

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vjen oferta e parë për futbollistin e Milanit, ai është…

Sharl De Ketelare ishte padyshim një nga blerjet më të dështuara sezonin e kaluar, me mesfushorin belg që erdhi te Milani për 35 milionë euro, ku në 40 ndeshje nuk shënoi asnjë gol dhe dha vetëm një asist.“Djalli” duket se nuk ka më besim te 22-vjeçari dhe është në pritje të ofertave për të.Duket se e para ka ardhur nga Seria A, me Atalantën që ka shfaqur interes për belgun.Siç bëjnë me dije mediat italiane, bergamaskët janë të gatshëm që ta huzazojnë me të drejtë blerje De Ketelaren, teksa Milani ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Continue Reading

Sociale

Shqetësimi qytetar/ Rrugët e Dibrës si Kandahari (VIDEO)

Peshkopi/ Dibëra si Kandahari. Në redaksinë e NTV.AL vjen shqetësimi qytetar.

Jo vetëm rrugët e shkatërruara por edhe trotuaret po i veshtiresojne jeten njerezve. Femijeve po iu rrezikohet jeta cdo dite kur shkojnë në shkolle, pasi te dy krahet e trotuareve jane te bllokuara nga makinat qe tregtojne ushqime dhe tezgat e ambulanteve qe shesin. Bulevardi i qytetit te sjell ndermend kandaharin e famshem ne Afganistan. Edhe pse ankesat iu jane bere te ditura autoriteteve, prej policise bashkiake te Dibrës, nuk po merret asnje mase

Video e derguar nga nje qytetar

 

 

 

Continue Reading

Sociale

Protestë në Bërxullë, banorët përplasje me FNSH

Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiranë duke protestuar për rrugën që po ndërtohet në tokën e tyre. Protesta ka agravuar dhe në ndihmë të forcave të rendit kanë mbërritur edhe grupet e FNSH-s duke bërë të mundur edhe lirim e rrugës.

Banorët janë shprehur se shteti po u grabit tokat e tyre dhe nuk po i dëmshpërblen me çmimin që duhet dhe se ato po na vjedhin.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.  Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

Continue Reading

Sociale

Bllokohet Rruga e Kombit, banorë ngrihen në protestë

Banorët e qytetit të Rubikut janë ngritur në protestë në shenjë kundërshtie për bllokimin e hyrjes së rrugës në anën lindore.

Banorët e zonës janë mbledhur të gjithë para Rrugës së Kombit, ndërsa pohojnë se penalizohen nga ky vendim.

Sipas tyre me bllokimin e hyrjes së rrugës, ata ngelen të izoluar. Pjese e protestës është bërë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli.

Continue Reading

Sociale

Vendimet e qeverisë/ Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se duke nisur nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike.

‘Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike. Dua të ndalem në këtë mbështetje që qeveria po jep për skemën e ndihmës ekonomike për përfituesit e saj janë mbi 64 mijë familje.

Do mbështeten për energjinë elektrike personat të cilët kanë status me aftësi të kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për energjinë elektrike. Kjo masë mbështetje shkon nga 2000 mijë lekë në 3000 mijë lekë. Nga kjo mbështetje përfitojnë 12 mijë persona.’- u shpreh Manastirliu.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING