Pinknews
Dua Lipa – Mesazh për komunitetin LGBTQ: Le të mbështesim këta të rinj
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka mbajtur një koncert kohët e fundit. Mirëpo, jo gjithçka shkoi ashtu siç duhej, pasi disa fansa të cilët mbanin në duar flamuj të cilët i përkasin komunitetit ‘LGBT’, kanë përfunduar jashtë koncertit me dhunë.
Për këtë këngëtarja mbajti dhe një fjalim emocionuese, pasi fitoi mbrëmjen e djeshme çmimin “The Music Award” në “Attitude Awards”, ceremoni kjo e cila u mbajt online për shkak të rregullave të pandemisë.
Dua ka shpërthyer në lot teksa foli në mbështetje të komunitetit LGBTQ, teksa ju bëri thirrje të gjithëve që të ndihmojnë një person të dobët.
“Le të përqafojmë të rinjtë e këtij komuniteti. Unë nuk e di për ju, por kur e gjithë kjo të mbarojë do të presë me padurim që të dalë në skenë e të kërcejë me të gjithë ju”, ka thënë Dua me sytë me lot.