Connect with us

Pinknews

‘Dua që një ditë të zgjohem burrë’, dëshira e pazakontë e Deas

Dea Mishel Hoxha ka publikuar një shkrim për veten dhe të gjitha vajzat dhe gratë që paragjykohen në shoqëri.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social “Instagram”, finalistja e “Big Brother VIP 2”, ka rrëfyer për vështirësitë në jetën e karrierën e saj, për arsyen e thjeshtë se “është vajzë”. Kur një mashkull gabon, i falet, por kur gabon një vajzë është shtrigë, shkruan Dea.

“Arritjet e mia janë pickuar për t’u shpërbërë deri në asgjë, nga duar manjakësh që s’duan të pranojnë që një vajzë ‘bionde’ mund të krijojë diçka”, shton ajo më tej, ndërsa me ironi thotë se “do që një ditë të zgjohet burrrë”:

Është e çuditshme se si që nga 1400 vazhdojmë t’i quajmë gratë e forta, kërkuese, të vendosura, ‘shtriga’. Sikur mundësia e një gruaje për të arritur qëllimet e saj të krijohej vetëm nëse ndihmohej nga e mbinatyrshmja. Duhet të kesh bërë një pakt me djallin, se s’mund të jesh kaq e pathyeshme. Një mashkull përballë teje mund të gabojë, po ‘s’ka gjë se është i mirë nëse e njeh’, ose ‘i falet se ishte nervoz’, ndërsa kur një grua gabon, është k*rvë, shtrigë, e ligë. Ndërkohë, ti si grua shkon në ferr se ke një mendim tëndin ose se ke krehur flokët keq një ditë.

Ndiej që gjatë gjithë karrierës time gabimet e mia janë parë me lupë, ndërsa arritjet e mia janë pickuar për t’u shpërbërë deri në asgjë, nga duar manjakësh që s’duan të pranojnë që një vajzë ‘bionde’ mund të krijojë diçka. Për 9 vite, zgjohem çdo ditë dhe punoj shumë. E kam bërë çdo gjë vetë, çdo ditë të jetës sime, vetëm. Çfarë kam dëgjuar ka qenë ‘jo ka babin’, ‘dyshohet për një lidhje’. Është gjithmonë një mashkull imagjinar. Dhe vërtet është gjithmonë një mashkull për të të prishur punë. Një mashkull që të merr punën, ose i jep vendin e punës asaj me të cilën bën seks, një mashkull që futet mik për të vënë gruan në vendin e punës që meritoje ti, një mashkull që gjithsesi nuk gjykohet kurrë.

Ju se imagjinoni dot sa herë kam qarë në dhomën time sepse s’kam marrë atë që meritoja, prej një burri. Në të vërtetë, kushdo që më ka ndihmuar në jetën time ka qenë grua, rrallë herë një burrë më ka hapur rrugë.

Jam lodhur duke parë vajza shumë të forta, që e zvogëlojnë veten për t’u përshtatur dhe për t’u pëlqyer. Dhe unë lodhem, dhe them për çfarë po e bëj këtë? Dua që një ditë të zgjohem burrë. Kërkoj shumë. Dua shumë dhe dua ta arrij të gjithën  vetë. Kam më shumë b*ole se më shumë burra që kam njohur dhe mbase po të isha burrë, mund të më lavdëronin për këtë. Por jam vajzë, jam e pacipë, ‘si guxoi ajo shtriga’. Pastaj kujtohem, ka vajza të tjera si unë. Si unë kur isha 18 vjeç dhe fillova dhe s’dija ku po shkoja me jetën time. Kisha vetëm një ëndërr dhe çdo njeri kundër. Si unë kur s’bëj dot kompromise. Si unë që s’bëhem dot hija e një burri për të ecur para. Si unë që kam dëgjuar çdo lloj ofendimi të ndyrë dhe vazhdoj me veten, sepse është e vetmja gjë që kam, që më ka mbajtur, që më ka ndihmuar të eci para. Si unë që qaj shumë, po nuk injoroj asnjë lloj loti. Si unë që më duket se duhet të punoj 10 herë më shumë për të arritur diçka të thjeshtë. Si unë që s’kam bërë akoma çerekun e asaj që ëndërroj. Por, që në fund arrij ta llastoj veten. Si unë që krijoj mundësi për veten më shumë se ç’do bënte ndonjëherë ndonjë burrë për mua. Si unë që s’kam nevojë për asnjë. Si unë që në fund të ditës, jam përsëri e bukur. Se kështu vendos unë. Sepse unë jam e lirë, e pathyeshme, krijuese, ‘shtrigë’”.

Pinknews

“Doli që kisha tumor…”/ Rrëfimi prekës i Heidi Bacit: Fatkeqësisht….

Pasditen e sotme në shtëpinë e BBV ka mbërritur një zarf i bardhë, i cili është lexuar nga Juli. Në zarfin e ardhur shkruhej se të gjithë banorët do kishin mundësi të tregonin një histori personale apo të një të afërmi, që ka përjetuar një sëmundje serioze, kryesisht tumori.

Ka qenë Heidi ajo që ka nisur rrëfimin e saj, ku fillimisht ka treguar për sëmundjen e gjyshes së saj, e cila ishte diagnostifikaur me kancër në moshën 57-vjecare dhe kishte ndërruar jetë.

Ajo gjithashtu ka treguar se në një kontroll rutinë të saj, ajo rezultoi se kishte një tumor në dorë, të cilin fatmirësisht e ka kapur në kohë.

“Shkova dhe doli që ishte tumor. Faktikisht e kapa në kohë sepse dora ka shumë lidhje dhe mund të kishte kapur gjekun, nervat, cdo lloj gjëje dhe mund të degradonte situata. Kështu që këshilla më e mirë është të kontrollojmë veten për këto gjëra”, ka rrëfyer banorja e BBV.

Continue Reading

Pinknews

“E kam finalen e garantuar…”/ Ky banori i ‘BBV’ acaron Romeon me deklaratën

Teksa ka biseduar me Romeon në oborr rreth situatave në shtëpi, Juli i shprehet se për vete e ka të siguruar se do të shkojë në finale. Kjo gjë e ka bërë Romeon ta ironizojë duke i thënë të mos jetë i sigurt dhe kaq arrogant.

Juli: E kam finalen e garantuar

Romeo: Kjo siguria nuk të bën mirë

Juli: Çfarë ke more burrë

Romeo: Lërja publikut në dorë kjo siguria të nxjerr keq ty

Continue Reading

Pinknews

“Në gjumë finalisti dhe fituesja…”/ Franceska dhe Graciano ironizojnë çiftin

Prej mbrëmjes së djeshme situata në shtëpi ka qenë shumë e tensionuar për shkak të deklaratës së Gracianos, ku u shpreh se jashtë Romeo i ka shkruar mesazhe Erjolës dhe ajo ia ka lënë ‘seen’ dhe se ai ka pëlqim për të. Vetëm pak më parë banorët në oborr kanë komentuar Heidin dhe Romeon, të cilët ndodhen duke fjetur dhe i quajnë ‘finalisti dhe fituesja’.

Françeska: Finalisti dhe fituesi në gjumë dhe kjo tjetra që pretendon fitoren

Graciano: Jemi vetëm 10 ditë larg, ajo tjetra Big Brother me skece, mama dhia personazhi i përradhave

Continue Reading

Pinknews

“Ju q*…, jam dhunuar fizikisht”/ Erjola Doçi shpërthen në lot pasi u diskutua se ka ndjenja për Romeon

Moderatorja Erjola Doçi ka shpërthyer në lot pas deklaratave të balerinit Graciano Tagani, i cili u shpreh se aktori Romeo Veshaj i ka dërguar mesazh prezantueses

 

Prezantuesja është shprehur se ka përjetuar dhunë fizike, ndaj nuk e duron dot presionin psikologjik.

“O Jul kam kaluar dhunë fizike në jetë, presion se duroj dot”, tha ajo duke ulëritur, ndërsa u shpreh për Gracianon: “Ai më vjen e bën shantazh e presion”.

Erjola Doçi ka lënë të nënkuptohet se balerini ka qenë dëshmitar i dhunës që ajo ka përjetuar në duart e ish të dashurit

“E ka pasur shtëpinë ngjitur me mua kur dëgjonte se si bënte edhe thoshte a do ndihmë”, rrëfeu moderatorja.

Erjola Doçi: Nuk më intereson më asgjë, para fytyrës tënde. Kam 4 ditë me këtë muhabet, për shpirt të babit s’më intereson më kjo gjë. O Jul kam kaluar dhunë fizike në jetë, presion se duroj dot.

Dhe ai më vjen e bën shantazh e presion. E ka pasur shtëpinë ngjitur me mua kur dëgjonte se si bënte edhe thoshte a do ndihmë. Familja ime duke dëgjuar këto gjëra. Ju q*fsha finale. Më lini

Continue Reading

Pinknews

“Mua më fut bananen aty…”/ Debat i ashpër mes Eglës dhe Meritonit: Mos m`u afro mua te këllqet

Aktorja Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në “BBV”, ku shkak është bërë një banane që moderatori i dha aktores.

Ndonëse Egla i tha që sapo e ka ngrënë, Meritoni ia afroi asaj te divani, veprim ky që u cilësua nga konkurrentja ngacmim seksual .

“Është shumë seksual edhe ky veprim. Mua më fut bananen aty ti! Nënës tënde i vjen turp që të shikon” – i tha Ega, megjithëse sipas Meritonit veprimi nuk ishte tendencioz.

Debil mos ma afro mua te kellqet. Ik se është ushqim dhe është gjynah” – vazhdoi aktorja e acaruar me moderatorin, ndërsa tha që do të ndalojë së thënuri që nënës së tij i vjen marre që djali i saj bën këto veprime vetëm nëse ai ndalon së ngacmuari seksualisht.

Pjesë nga debati:

Meritoni: A do banane?

Egla: Faleminderit po e hëngra

Meritoni ia afron bananen aktores te divani

Egla: Mos ma afro mua në mënyrë tendencioze

Meritoni: S’ka tendencioze këtu. Bananja është banane

Egla: Jo zemra është shumë seksual edhe ky veprim. Mua më fut bananen aty ti! Nënës tënde i vjen turp që të shikon duke më afruar bananen e zhveshur këtu.

Meritoni: Normal

Egla: Ik more haje atë banane. Debil mos ma afro mua te këllqet. Ik se është ushqim dhe është gjynah. Të zënt syrin, është ushqim po të them.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING