Connect with us

Politike

Dyrnjaja për efektin politik të “kafes” së Salianjit: Sa ka parë Berisha si këta, i ka ekzekutuar të gjithë si armiq…

Analisti Denis Dyrnjaja, duke komentuar të ashtuquajturën “kafe” të Salianjit mes disa fitues të primareve dhe të votave në listën e hapur të PD-së, u shpreh se për Berishën kjo nuk do të thotë asgjë, sepse ai ka parë shumë lëvizje të tilla dhe të gjitha i ka “shuar”.

Biseda

Dyrnjaja: Sa ka parë Berisha si këta e sa këta, më keq se këta e më intrigantë se këta, edhe i ka ekzekutuar të gjithë, i ka likuiduar si armiq të partisë.

Rakipi: Kështu që doktori i heq këta thua?

Dyrnjaja: Doli, tha një fjalim, edhe Saljani ka qenë në këtë zyrë, tha, edhe Alimehmeti ka qenë në këtë zyrë. Mesazhi ishte ai, ça ishte?

Lesi: Njërin nga ata e bëri këshilltarët të lartë për sigurinë kombëtare. Gjunkshin e emëroi këshilltar të lartë sot.

Dyrnjaja: Pse ajo do ta mbajë Gjunkshin që të mos shkojë me ta?

Rakipi: Se duket si puçi i kafenesë, siç thanë ata, por një shqetësim kishte.

Dyrnjaja: Problemi është çfarë do të sjellin.

Lesi: Ka njoftim para një ore e gjysmë. Salianji ka foltoren e vet në Durrës.

Advertisement