Connect with us

Aktualitet

Dyshime për eksploviz në një automjet, policia rrethon zonën

Një automjet dyshohet se i është vendosur eksploziv në lagjen 18 të qytetit të Korçës, pas dyshimeve për praninë e sendeve apo objekteve të paligjshme.

Mësohet se policia ka rrethuar zonën, dhe pas kontrollit të mjetit brenda tij është zbuluar një pajisje GPS.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 09.00 të datës 17.05.2026, në lagjen nr. 18, Korçë, në rrugën “Petraq Shomo”, në gomën e pasme të automjetit në pronësi të shtetasit G. P., është konstatuar një pako, e cila dyshohej se mund të kishte lëndë eksplozive.

Policia rrethoi zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth. Në vendngjarje shkuan Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe për të kryer procedurat e nevojshme. Nga kontrolli i kryer nga këto shërbime, rezultoi se objekti i vendosur në automjet ishte një aparat GPS dhe jo lëndë plasëse. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit që ka vendosur aparatin GPS.

Advertisement