Connect with us

Kronike

EMRI- Goditi babain me sende të forta, vihet në pranga 24 vjeçari

U raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 17, Korçë, ku u dëmtua me mjete të forta një 52-vjeçar, rezultoi se ishte djali i tij ai që e kishte dhunuar.

Adriel Kabashi 24-vjeçar mendohet se e goditi me mjete të forta babain, pas një konflikti për motive të dobëta.A. K., 24 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, mesditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, kishte shkuar i dëmtuar në kokë shtetasi A. K., 52 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, menjëherë kanë shkuar në spital me qëllim verifikimin e rastit. Fillimisht 52-vjeçari ka deklaruar se ishte dëmtuar gjatë kohës kur  po punonte në punishten e tij në lagjen nr. 17, Korçë, ku i kishin rënë disa mjete të forta në kokë.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, këqyrja e pamjeve filmike të vendngjarjes dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 52-vjeçari ishte goditur me mjete të forta nga djali i tij shtetasi A. K., 24 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 24 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Kronike

Çifti i të moshuarve u gjet i vdekur në banesë/ Policia në Gjirokastër shoqëron tre persona, dyshohet se…

Policia e Gjirokastres ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale, ku janë gjetur të pajetë çifti i të moshuarve Ilia në fshatin Bodrishtë.

Bëhet fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari, shtegtar i të imtave.

Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin brutal.

Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit, si pista kryesore e ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Humb jetën punonjësi i një lavanderie në Tiranë, çfarë dyshohet

Mesditën e sotme një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet.

65-vjeçari ishte punonjës i lavanderisë ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2024, rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti”, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Gj. P., 65 vjeç (punonjës i lavanderisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

EMRAT/ Gjenden të vdekur burrë dhe grua në Dropull

Burrë e grua, të moshuar, janë gjetur  të pajetë ne fshatin Bodrishtë në Bashkinë Dropull.

Burime jo zyrtare thonë se të moshuarit kanë pasur shenja dhune në trup çka mund të thuhet se bëhet fjale për krim të ndodhur ndaj tyre.

Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe.

Policia ka shkuar ne vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi makabër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Operacion antidrogë në Tiranë, lëshohen 30 masa arresti, ekzekutohen 25 prej tyre

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate.

Deri tani mësohet se janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin kapur më herët.

Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.

I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar pak javë më parë në Rrugë të Kavajës në tentativë për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë.

 

 

Continue Reading

Kronike

Dy makina tip “Benz” përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

Dy makina tip “Benz” janë përplasur pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit

Continue Reading
Advertisement

TRENDING