Politike
Enton Abilekaj: Erion Braçe mund të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës, por jo i PS-së
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka shprehur ambicien të kandidojë për kryetar të bashkisë së Tiranës.
Analisti Enton Abilekaj, deklaroi se Braçe mund të jetë kandidat, por jo i PS-së, sepse nuk ka zgjedhje dhe garë në PS.
“Erion Braçe mund të jetë kandidat, por jo i PS-së. Baza e njësisë 5, kur po ankohej për lënien pas dore te Taulant Balla, Braçe shpalli kandidaturën për kryetar. Ne e dimë se si reagon Rama në këto raste. Ka një krisje nuk mund të themi të madhe, se është kazermë e madhe.
Sot kemi një Parti Socialiste që i ngjan ushtrisë. Zgjedhjet për kryetar të Tiranës nuk janë bërë asnjëherë. Rama ka thënë se do të jetë Manastirliu kandidate për kryetare bashkie dhe në mometin e fundit do të shohim se kush do të vendoset dhe do të jetë e papritur për të gjithë. Braçe nuk mund të jetë kandidat zyrtar se nuk ka zgjedhje dhe garë.
Braçe ka qenë një rebel i pranuar, por me leje nga Rama. Me këtë që ka bërë duket se nuk ka marrë leje, në një moment kritik”- tha Abilekaj.