Connect with us

Politike

Fatmir Mediu për bashkimin e PD: Të krijohet Këshilli i të Urtëve, i kam gati emrat

Fundi i vitit 2022 u duk si finalizimi i bashkimit të PD por 2023 i riktheu në pikën zero. Sherri u rihap me nismën e Salianjit për shkarkimin e Alibeajt dhe përjashtimin nga Alibeaj të  katër deputetëve nga grupi parlamentar.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në Ora News thotë se energjitë duhet të kanalizohen për kandidatë të përbashkët.

MediuKishte një premisë pozitive me atë që organizoi Mziu. Në atë takim kam parë një raport sa njerëzor dhe politik. Pas këtij takimi diskutuam si mund të procedojmë për të arritur te një kandidati konsensual. Është më emergjente se çdo gjë tjetër. Dalja e opozitës me më shumë se një kandidat krijon kosto të cilat mund të çojnë në humbje. Humbjet e bashkive që ne pretendojmë se do të fitohen krijojnë po ashtu një premisë negative për zgjedhjet parlamentare.

Një bashki e fituar krijon shanse më të mira për të fituar më shumë mandate deputetësh. Qëndrimi i njëanshëm krijon probleme, nuk zgjidh probleme. Duhet konsensus, në radhë të parë rreth kandidaturave. Primaret kanë qenë brenda PD, kandidatët duhet të kapë ndjesinë e një spektri shumë më të gjerë. E dyta, dalja e PD me logon e vet. PD duhet të dalë vetëm me listën e këshilltarëve, PD vetë, PL vetë.

Sipas tij grupet në PD duhet të shohin përtej vetes.

MediuKa arritur në një lloj gjuhe urrejtje dhe moskuptimi dhe mungesë etike që nuk duhet të ndodhë brenda një shtëpie. Pushteti duhet të jetë sekondar, shteti duhet të jetë primar.

Zgjidhje do të ishte edhe një Këshill të Urtësh, për të cilin i ka gati emrat.

MediuSapo më dhatë një ide për zgjidhje. Nëse Berisha në dakordësi me pjesën tjetër do të zgjidhte disa njerëz të urtë për të zgjidhur këtë çështje, unë do të jepja dhe disa emra. Në këtë proces të paqtimit me rregulla normale duhet të jetë zoti Mustafaj, Bode, Tafaj, Rexhep Uka.

U duhet dhënë autoriteti për të negociuar në një platformë që mund të çojë në një zgjidhje. PD nuk është as kjo që është sot, as ajo që ka qenë dje, është një histori 30 vjeçare. Ka nevojë për një grup njerëzish të urtë që të angazhohen në këtë proces.Po të ulemi pa paragjykim pa thënë ky është i shitur, ky është i blerë, mund të bashkërendojnë qëndrimet që i vlejnë shoqërisë shqiptare.

Aleat historik i PD, Mediu tha se përkundër këtij debati nuk ka pasur asnjëherë pikëpyetje për marrëdhënien me këtë parti.

MediuJo, nuk kam qenë asnjëherë në pikëpyetje. Partia Demokratike dhe Partia Republikane pothuajse janë bërë një. Qëndrimi veç ka qenë edhe për interesa elektorale, kanë qenë si dy enë komunikuese. Ekzistenca e partive politike nuk është vetëm te idetë por edhe te suksesi elektoral.

Mediu gjithashtu vë theksin te forcimi i marrëdhënieve të PD me PPE dhe IDU.

MediuËshtë shumë e rëndësishme që PD në raportin që ka me PPE dhe IDU, të ndërtojë një narrativë të qenësishme dhe ta kthejë në partner si në proceset elektorale dhe në proceset politike dhe të bashkimit. Asnjë nuk do të bëhet pjesë e sherrit.

Politike

Operacioni i SPAK/ Balla: Janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Madridi ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan Balla.

Continue Reading

Politike

Berisha: Operacioni i fundit i ‘Skrapit’ të partisë u dekonspirua 100%

Përmes një postimi në facebook, Ish kryeministri, Sali Berisha është shprehur në lidhje me operacionin e sotëm të SPAK-ut se operacioni i fundit i ‘Skrapit’ të partisë u dekonspirua 100%.

Postimi i Berishës:

Dekospirohet 100% operacioni i fundit i Skrapit të Partisë!

Të dashur miq, nga 50 urdhër-arreste të lëshuara nga Skrapi i Partisë mbrëmë, në operacionin e ndërmarrë nga Lezha në Vlorë arrestohen pasi u dorëzuan vetë, kriminelët Taulant Palla, Met Katrori, Altin Zumani dhe Alfred Greca.

Ata sapo morën njoftimin u dorëzuan.

Kurse 46 kriminel të tjerë mbasi ishin njoftuar, nuk u gjetën sepse ja kishin mbathur me kohë!
Sukses spektakolar! #sb

operacioni i fundit i ‘Skrapit’ të partisë u dekonspirua 100%

Continue Reading

Politike

Erisa Xhixho feston ditëlindjen, Meta e surprizon/ Ja dhurata që ka zgjedhur për deputeten (VIDEO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Ersa Xhixho feston ditëlindjen, dhe presidenti i kësaj PL-së Ilir Meta ka vendosur që ta urojë publikisht. Nëpërmjet një video mesazhi të cilin e ka publikuar në rrjetet sociale, Meta uron Xhixhon dhe i bën me dije se do ti dhurojë një shall të ekipit skocez Celtics.

‘Shall i Celtics për ty, jo që të ndryshosh skuadër, por janë dy ngjyra që të shkojnë më shumë!’- tha Meta.

Nga ana tjetër Meta ka shkruar edhe një mesazh në rrjetet sociale.

‘Edhe 100  pranvera të reja për Erisa Xhixhon. Shëndet, lumturi në familjen e saj të mrekullueshme dhe Suksese të reja në angazhimet politike dhe profesionale! Ajo gjithmonë na ka bërë krenarë me integritetin, modestinë, energjinë dhe Pozitivitetin e saj! Urime edhe Eneas, Henrit dhe uraganit në rritje Nikolit se ata kanë lindur të gjithë në një javë!  Lule dhe mbarësi gjithmonë!’-shkruan Meta.

Continue Reading

Politike

Berisha nxjerr VIDEO-n: Si gënjeu sot Rama paturpësisht se medemek s’ka sulmuar asnjë gazetar

Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se Edi Rama, për të mbrojtur Batonin e tij, gënjeu paturpësisht se medemek ai ska sulmuar asnjë gazetar nominalisht.

Berisha ka publikuar një video ku tregon të kundërtën e asaj ç’ka pretendon Rama.

Ai shton më tej se edhe Erion Veliaj ka ndjekur me fanatizëm ekstrem rrugën e Edi Ramës si organizatë mafioze që janë.

Postimi i Berishës:

Të dashur miq, Edi Rama, për të mbrojtur Batonin e tij, gënjeu sot paturpësisht se medemek ai ska sulmuar asnjë gazetar nominalisht.

Ndiqni videon për të dëgjuar veç një rast që vërteton të kundertën e kësaj që Rama thotë.

E vërteta e madhe është që Edi Rama, mediat e gazetarët i ka sulmuar, ka mbyllur kë ka dashur, i ka tallur, i ka bullizuar, i ka vendosur epitete. Erion Veliaj ka ndjekur me fanatizëm ekstrem rrugën e tij si organizatë mafioze që janë.

Të gjithë janë në garë kush ta kopjojë më mirë.

Elisa mban rekordin në fakt në këtë adhurim ndaj Skënderbuçit të saj, teksa flet jo vetëm me gojën e Ramës, por dhe gjestet e tij.

Continue Reading

Politike

Emiriana Sako del nga SPAK: S’ka lidhje me veprimtarinë time si kryebashkiake

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako doli nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pas gati dy orësh.

Ajo sqaroi paraqitja në SPAK, “nuk ka lidhje me detyrën time si kryetare e bashkisë”. Po  ashtu, ajo mohoi të jetë thirrur për inceneratorin e Tiranës.

Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar se përse kryebashkiakja e Durrësit doli sot para prokurorëve të posaçëm.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING