✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Florjan Binaj sfidon garën për Tiranën/ Konfirmon kandidimin si i pavarur

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit. I ftuar në News24, Binaj bëri të ditur se do të garojë si kandidat i pavarur, duke konfirmuar qëndrimin e shpallur që në nëntorin e kaluar, përpara anulimit të zgjedhjeve.

Binaj deklaroi se synon të krijojë një bashkëpunim me partitë opozitare dhe se ftesën për bashkëpunim ua ka drejtuar të gjitha forcave politike të opozitës. Sipas tij, pavarësisht dallimeve në mënyrat e veprimit, objektivi duhet të jetë i përbashkët.

“E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet.

Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme”, deklaroi Binaj.

Kështu, aktori konfirmon se do të hyjë në garën për drejtimin e kryeqytetit jashtë strukturave partiake, ndërsa mbetet për t’u parë nëse thirrja e tij për një front të përbashkët opozitar do të konkretizohet në një marrëveshje politike për zgjedhjet e 9 majit.

Advertisement