Connect with us

Politike

Fredi Beleri në burg, nënkryetari i KE-së: BE të reagojë

Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas ka shprehur shqetësimin e tij për burgosjen e Fredi Belerit, i cili u zgjodh kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit. eKathimerini shkruan se në një letër drejtuar komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, Schinas thotë se Shqipëria, e cila kërkon hyrjen në BE, duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën.

Burgosja e tij, thotë nënkryetari i Komisionit Europian, është një shkelje e procesit të rregullt ligjor dhe mund të interpretohet si një përpjekje për të frikësuar votuesit. Ai theksoi se Bashkimi Evropian, nuk mund të qëndrojë dhe të lejojë shkelje të tilla pa reaguar. Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri. Për SPAK është provuar dyshimi se kryebashkiaku ofruar shtetasit Arsen Rama shumën prej 50 Euro për çdo person që do jepte votën pro tij.

Politike

Inceneratorët/ Këlliçi publikon dokumentet: I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për “kolegun” e tyre

Ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka kritikuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut që të regjistrojë menjëherë kallëzim ndaj tij. “I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për kolegun e tyre dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, shtetasin Erion Veliaj”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Gjithashtu Këlliçi u shpreh se “Veliaj bashkë me shtabin e tij elektoral 5D, duhet të hetohen nën akuzën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në lojë të futet Ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha aseteve të kësaj organizate kriminale”.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD-së, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

 

 

Ditën e djeshme kam depozituar zyrtarisht në SPAK kallëzimin e radhës për shtetasin Erion Veliaj. Janë 174 faqe dokumente të analizuara dhe nënvizuara që faktojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, lidhjet e Erion Veliajt me biznesin e trajtimit dhe riciklimit të mbetjeve në Tiranë.

Ky biznes siç faktohet në Vendimin e Asamblesë së AMIA Verona në prill të vitit 2016, ka nisur sapo Veliaj është emëruar Ministër në qeverinë Rama 1. Sipas dokumentit në ekran, shtetasi Vladimir Fezga është paguar nga shoqëria AMIA Verona për negociatat e suksesshme me autoritetet shqiptare për periudhën Nëntor 2013 – Nëntor 2016.

Por ky dokument përmban një të dhënë edhe më komprometuese. Deri më Qershor të vitit 2015, negociatat mes palëve, citohen në dokument si informale. Pas zgjedhjeve lokale, më Qershor 2015, kur Erion Veliaj u zgjodh Kryetar i Bashkisë Tiranë, këto negociata, sipas këtij dokumenti, me vendim të Asamblesë së Ortakëve FORMALIZOHEN, për tu mbyllur me sukses të plotë më Qershor të vitit 2016, atëherë kur themelohet kompania ECO Tirana, me aksioner 51% Bashkia Tiranë dhe 49% AMIA Verona.

Pas këtij veprimi, në Gusht të vitit 2016 ndodh tragjedia. Në Landfillin e Sharrës gjendet i pajetë trupi i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Deri në këtë ditë, po me firmën e Erion Veliajt, biznesi i riciklimit i ishtë dhënë drejtorëve 5D të Bashkisë.

Pas tragjedisë së Ardit Gjoklajt, menjëherë Erion Veliaj vendos të shpërblejë sekserin Vladimir Fezga, duke ndërmarrë 2 veprime. E para i jep të drejtën këtij shtetasi për të zhvilluar biznesin e riciklimit në Landfillin e Sharrës dhe le të ndalemi pak tëk ky moment:

Sipas dokumentacionit që kam depozituar në SPAK, Vladimir Fezga kur paraqitet për të marrë lejen mjedisore në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, depoziton sipas përcaktimeve ligjore kontratën dhe miratimin që i ka dhënë Bashkia Tiranë për përdorimin e tokës dhe të impiantit në landfill.

Asokohe i pyetur nga gazetarët, Erion Veliaj shprehej se nuk ka asnjë marrëveshje me kompaninë e Vladimir Fezgës, pasi do duhej të merrte fillimisht miratimin e Këshillit Bashkiak, në zbatim të Ligjit ‘Për vetëqeverisjen vendore’.

Ndërkohë edhe pse u vu në dijeni nga gazetarët, ai zgjodhi të mashtrojë publikisht dhe i ka konfirmuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, vërtetësinë e letrave të dorëzuara nga Fezga e për pasojë, pa u pyetur fare Këshilli Bashkiak Tiranë, Agjencia vendos të miratojë lejen mjedisore.

Shpërblimi i dytë është themelimi i ECO Recycling. 51% rezulton aksionere ECO Tirana e Bashkisë Tiranë dhe 49% rezulton aksioner Vladimir Fezgaj. Deri këtu duket e qartë se si Erion Veliaj ngriti biznesin e riciklimit të mbetjeve. Më pas firmoset kontrata koncensionare për Inceneratorin Tiranë. Vladimir Fezga në këtë moment bëhet i panevojshëm dhe detyrohet ti shesë aksionet e tij tek kompania e Inceneratorit të Tiranës.

Sot po bëj publik një dokument ekskluziv, ku faktohet më së miri se pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, ka negociuar të gjitha marrëdhëniet financiare të këtij biznesi. Sipas Vendimit nr.5 të Asamblesë së ECO Tirana, nën drejtimin dhe presidencën e Erion Veliajt, ky i fundit merr përsipër rolin e negociatorit mes Vladimir Fezgës dhe Inceneratorit Tiranë.

Fezga shet aksionet, por çuditërisht nuk merr asnjë lekë. Më pas Veliaj nëpërmjet një kontrate të mbajtur të fshehtë, vendos që dhe aksionet e ECO Tiranës t’ia kalojnë Inceneratorit Tiranë. Edhe për këtë kontratë, biznesi i Erionit, Inceneratori i Tiranës nuk paguan asnjë qindarkë. E gjithë kjo skemë, është ngritur në dyshimet tona për pastrim parash dhe humbje gjurmësh, pasi kompania ECO Recycling, në momentin që firmoset kontrata konçensionare për 30 vite, nuk duhej të ekzistonte më, pasi procesi i riciklimit ishte eskluzivitet i Inceneratorit Tiranë.

Për ti faktuar SPAK se ECO Recycling ka vazhduar biznesin në landfillin e Sharrës, bashkëlidhur kallëzimit tonë, janë edhe të gjitha shënimet sqaruese të bilanceve të kompanisë.

Në kallëzimin e depozituar gjenden edhe të dhëna për humbjen financiare që ka pësuar Bashkia Tiranë me firmën e vetë Erion Veliajt, për t’ia dhënë biznesin e riciklimit drejtorëve të tij 5D.

I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për kolegun e tyre dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, i cili bashkë me shtabin e tij elektoral 5D, duhet të hetohen nën akuzën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në lojë të futet Ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha aseteve të kësaj organizate kriminale.

Kellici2
Kellici3
Kellici4
Continue Reading

Politike

‘Përfundon plotësisht brenda vitit’/ Rama jep lajmin: Unaza e Madhe e Tiranës po avancon në gjitha lotet

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Unaza e Madhe e Tiranës po avancon në të gjitha lotet.

Rama shprehet se Unaza e madhe e Tiranës do të përfundojë krejtësisht brenda vitit 2024.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Unaza e Madhe e Tiranës po avancon në të gjitha lotet😍

 

 

Përfundon plotësisht në fund të këtij viti

Continue Reading

Politike

Tomorr Alizoti revoltohet me shqiptarët: Thonë për Ramën që është njeri i pashëm, seksi…

Tomorr Alizoti është revoltuar me shqiptarët, pse nuk reagojnë kundër Ramës.

Madje, ai shprehet i habitur, se si disa mendojnë që Rama është njeri i pashëm, seksi dhe interesant.

Sipas tij, Rama ëstë një përbindësh dhe hajduti më i madh që nga koha e ilirëve.

“Unë hyj në njerëzit që mua nuk më surprizon Rama, pasi nuk e njoh nga afër, por mua më surprizon shoqëria shqiptare.

Në sytë e mi ai është një njeri pa ndërgjegje, pasi Niçja thotë se një njeri pa ndërgjegje është një përbindësh, pasi ndërgjegje është ajo që frenon njerëzit të jenë vrasës sadistë.

Ky është një lloj sadisti, pasi ka krijuar qeverinë më të korruptuar që nga koha e ilirëve, dhe ky del sot dhe thotë që këta janë të poshtër.

Dëmi më i madh është mos reagimi i shoqërisë shqiptare dhe ka disa nga ato që thonë se ky është një njeri i pashëm, seksi, interesant”, tha Alizoti për Adi Krastën.
Continue Reading

Politike

Mesazhet e Ramës për zyrtarët e korruptuar, Milo: Mund të ndodhemi para një arrestimi tjetër…

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, mesazhet e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme me kabinetin qeverisës dhe grupin parlamentar socialist, për zyrtarët e korruptuar, i cilësoi si parapritë për ndonjë arrestim tjetër të bujshëm në radhët e eksponentëve socialistë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se mesazhet e kreut të qeverisë nuk janë të reja, pasi janë përsëritur herë pas here qëndrime të tilla lidhur me luftën kundër korrupsionit, por edhe në radhët e Partisë Socialiste.

Sipas tij, sot u artikuluan me një theks më të veçantë, por nuk sheh ndonjë risi ose fenomen që nuk është identifikuar më parë  dhe se tema qendrore ishte lufta kundër korrupsionit e cila është marrë dhe rimarrë disa herë nga Edi Rama.

“Tema është rimarrë sidomos gjatë muajve të fundit kur eksponentë të veçantë socialistë janë paraqitur para drejtësisë për të dhënë llogari për veprimtaritë e tyre korruptive.

Nuk kemi ndonjë element të ri që të sillte deklarata kaq të forta.

Është një fjalim i mirëmenduar për tu thënë sot, por që vjen si rrjedhojë e akumulimit të një numri akuzash që janë bërë ndaj eksponentëve të veçantë të Partisë Socialiste dhe qeverisë.

Ka gjetur momentin tani për ti artikuluar më me forcë, pasi mund të ndodhemi para ndonjë arrestimi tjetër të ndonjë eksponenti të PS, mund të ndodhemi përpara ndonjë shpërthimi tjetër korruptiv të qeverisë socialiste.

Kryeministri Rama patjetër që ka informacione të klasifikuara, se për shkak të detyrës informohet për informacione sekrete.

Është i pari mes të gjithëve në piramidën qeveritare që ka të drejtën të njihet, jam i sigurt që ka informacione të klasifikuara që i jepen nga shërbimet sekrete dhe agjencitë qeveritare që kanë për detyrë të luftojnë korrupsionin.

Është ende herët për të parë se cilin do ketë në fokus SPAK në radhën e qeverisë, apo eksponentë të Partisë Socialiste.

Nuk e përjashtoj mundësinë që mund të ketë dhe mendoj se do ketë, por se cili emër i përveçëm do jetë para togave të drejtësisë, e kam të vështirë se nuk dua të paragjykoj”, deklaroi Milo.

Continue Reading

Politike

Premton Meta: Unë do t’i jap fund korrupsionit në administratë

Partia e Lirisë (ish-LSI e famshme) publikoi të martën 5 prioritetet e kësaj force politike, të cilat synojnë sigurinë e të ardhmes së shqiptarëve në vendin e tyre.

Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë tha se “Qëllimi ynë, është  të çlirojmë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi”.

“Të gjithë e dimë se dhe bebeja porsa lind, nuk ka vetëm atë 50 mijë lekëshin, por ka 4 mijë e 600 euro borxh për të paguar, që është dyfishi para se të vinte Rilindja në pushtet”, tha Meta.

Meta foli për nepotizimin.  Duke e cilësuar situatën si “katastrofë” ai tha se 500 raste janë vetëm në dogana dhe tatime.

Ai tha se qëllimi final i programit të Partisë së lirisë është Shqipëria fuqi eksportuese. “Të investohet fuqishëm për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe përjashtimin e mjeteve e prodhimit nga detyrimet fiskale, pra gjithçka për ta kthyer vendin në fuqi eksportuese”, tha zoti Meta gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë.

Deklarata e tij erdhi në të njëjtën ditë kur shumica socialiste propozoi ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit.

Kryeministri Rama e vuri theksin te nevoja e përmirësimeve të thella në funksionimin e institucioneve, dhe veçanërisht në krijimin e mekanizmave dhe filtrave për të parandaluar korrupsionin. Një fenomen, i cili sipas tij, vijon të mbetet shqetësues, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, siç u shpreh ai, që janë bërë për ta luftuar atë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING