Connect with us

Aktualitet

Fushata zgjedhore në Shqipëri/ VOA: Presione politike ndaj medias

Në Shqipëri, gazetarë të terrenit, që pasqyrojnë veprimtaritë politike shprehën sot shqetësim për shkeljet e etikës në media dhe mbulimin e fushatave zgjedhore me video të gatshme nga partitë. Ata pohuan se kandidatët partiakë janë izoluar nga mediat dhe këto të fundit detyrohen që të transmetojnë materialet audio-vizive të parapërgatitura nga partitë dhe shtabet e fushatës.

Gazetarë të jetës politike në Shqipëri u bashkuan sot përreth një tryeze me organizatën “Demokracia në Fokus” dhe Fondancionin Konrad Adenauer me shqetësimin e përbashkët se presionet e politikës po i detyrojnë mediat që të shkelin rregullat e etikës së profesionit, dhe të transmetojnë materiale propagandistike të parapërgatitura nga partitë.

Ata pohuan se zhvillimi tej mase i rrjeteve sociale dhe mediave online ka nxjerrë jashtë përdorimit kuadrin ligjor të deritanishëm dhe sipas tyre, kjo pjesë duhet rindërtuar plotësisht në dobi të etikës së medias.

Merita Haklaj, një nga gazetaret me përvojë në raportimin e jetës politike të vendit thotë se veprimtaritë e fushatës nuk janë më me intensitetin e dikurshëm të tubimeve nga mëngjesi deri në darkë, por është fuqizuar intensiteti i pasqyrimit të tyre në mediat online.

“Kufizimi kryesor i gazetarëve vazhdon të mbetet ndjekja e aktiviteteve përmes sinjaleve me regji qendrore dhe atyre që vet partitë politike dërgojnë nëpër redaksi, jo më me kaseta si dikur, tani me linket elektronike, por njëlloj është problem. Praktikisht gazetarët rrinë para një kompjuteri në redaksi dhe numërojnë aktivitetet elektorale dhe matin minutazhet përkatëse. Kështu humbet ajo që duhet të ishte përkujdesja kryesore e një gazetari në fushatë: mesazhet e politikës, platforma e kandidatëve dhe drejtuesve partiakë”, thotë zonja Haklaj, reportere në Tv A2 CNN.

Një tjetër reporter me përvojë i ngjarjeve politike, Ergys Gjençaj, thotë se ka shumë vite që mediat transmetojnë kasetat e gatshme të edituara nga zyrat e partive, ndërsa sot vijnë linket e gatshme, një shqetësim që u ngrit dje edhe në deklaratën e fundt të OSBE/ODIHR. Kjo shkelje e etikës buron nga vet ligji zgjedhor, thotë ai.

“Mediat përballen edhe me trysninë e politikës, e cila vjen bashkë me materialet e gatshme, si edhe përmes moslejimit të mediave për të ndjekur fushatën elektorale, me gjithë tubimet e veta, atje ku ato zhvhillohen. Misioni i mediave është së pari që të ruajnë integritetin e vet, pavarësisht gjithë këtyre presioneve. Nga ana tjetër, mediat dhe gazetarët respektojnë Kodin Zgjedhor dhe ligjin. Në momentin që në ligj është e sanksionuar se mediat duhet të pranojnë këto materiale të gatshme nga partitë politike, atëherë çfarë duhet të bëjnë gazetarët?! Në momentin kur ne ndalohemi të shkojmë e të ndjekim lajmin atje, ku ai zhvillohet, atëherë puna me etikë gazetareske bëhet gati e pamundur, dhe ky është një minus i madh për mediat”, thotë zoti Gjençaj, reporter në Tv News24

Vështirësitë dhe presionet e shumta politike i kanë shtyrë gazetarët që të bashkohen në Qendrën “Demokracia në Fokus”, ku të diskutojnë mbi raportimin e rregullt gjatë fushatës zgjedhore, në mënyrë që mediat të mbrojnë integritetin e tyre profesional.

Një nga nismëtarët e qendrës, gazetari Everest Dedaj, thotë se tashmë është bërë rutinë që mediat përdorin videot dhe mesazhet e edituara nga partitë politike, madje transmetojnë si tubime me shenjën drejtpërdrejt veprimtari, që janë filmuar disa ditë më pare.

“Ajo që vihet re në masë është një mesazh i centralizuar, i cili vjen i edituar nga shtabet elektorale të kandidatëve në Tiranë dhe unifikuar në të gjithë Shqipërinë. Qytetarët nuk po arrjinë të njihen realisht me kandidatët dhe cilësitë e tyre të vërteta, dhe kjo vjen se media kthehet nga një mjet i hulumtimit dhe ndjekjes së fushatës reale në dobi të qytetarëve, në një transmetuese e një mesazhi të koncentruar dhe të shndërruar në propagandë, që vjen I gatshëm nga shtabet elektorale të kandidatëve”, thotë zoti Dedaj.

Misioni i Vëzhguesve Ndërkombëtarë të OSBE / ODIHR publikoi dje Raportin e Parë të Ndërmjetën ku renditen një sërë çështjesh si dy raste të dhunës gjatë fushatës elektorale, polarizimin e mjedisit politik, mungesën fokusit te platformat apo programet nga ana e kandidatëve.

Marrë nga VOA

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING