Connect with us

Aktualitet

Horoskopi ditor, 10 Gusht 2022

Dashi

Po përmirëson sjelljen tënde në jetën shoqërore, në mënyrë që të përparosh shumë dhe të fitosh sërish respektin dhe admirimin e atyre që të rrethojnë. Përfitoni nga mundësitë e pafundme që do t’ju jepen, për të shfaqur një imazh të mirë shoqëror dhe për të përmirësuar reputacionin tuaj.

Sot nuk ka asnjë arsye për t’u stresuar, pasi ju jeni fituesi absolut në biznesin tuaj! Në planin financiar do keni shumë favore sot.

Demi

Sot thuaj jo rutinës dhe gjërave të parëndësishme të përditshmërisë. Sot ju zgjeroni horizontet tuaja dhe jeni të vendosur dhe gati për të bërë gjëra të reja dhe të ndryshme, në mënyrë që të ndryshoni performancat dhe të kaloni sa më mire. Favorizohen komunikimet dhe transporti.

Ju arrini lehtësisht qëllimet tuaja profesionale. Në sektorin financiar sot do të keni favore, përderisa nuk do të silleni në mënyrë të papjekur.

Berisha: Rritja e numrit të punonjësve sistem zinxhir, qeveria falimenton shtetin për të mbajtur partinë
Binjakët

Më në fund po përballeni me sukses, një kundërshtar apo konkurrent të fshehur deri tani, që sot zbulohet. Ju i perceptoni drejt qëllimet dhe motivet e fshehura të atyre që ju rrethojnë, të cilat do t’ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje, pasi maskat bien. Mbështetuni në mprehtësinë dhe intuitën tuaj.

Sot do të ketë shumë zhvillime pozitive në çështjet financiare dhe profesionale.

Gaforrja

Ju përmirësoni marrëdhëniet dhe ndërveprimet ndërpersonale. Sot është dita e duhur për të afruar sërish një person, me të cilin mund të keni keqkuptuar apo grindur në të shkuarën. Shfrytëzojeni mundësinë e shkëlqyer për të përmirësuar kontaktet tuaja dhe për të bashkëpunuar më mirë me ata që ju rrethojnë.

Në karrierën tuaj, ju i përmirësoni në maksimum marrëdhëniet me partnerët dhe kolegët. Në planin financiar shmangni vendimet e mëdha sot, si dhe marrëveshjet.

Luani

Është koha për t’u fokusuar në detaje dhe çështje praktike. Sot është dita e duhur për të filluar një dietë të duhur, për të bërë ndryshime në pamjen tuaj, për të bërë një ekzaminim mjekësor ose për të filluar stërvitjen. Duhet të bëheni seriozë dhe të ktheni vëmendjen te çështjet e pazgjidhura dhe detyrimet e jetës së përditshme.

Jepni maksimumin në profesion dhe para dhe padyshim që do të keni zhvillime pozitive.

Virgjëresha

Ju po shfaqni me sukses aspektet krijuese të personalitetit tuaj dhe vetvetes tuaj të ndritur. Ju jeni të lumtur. humor gazmor dhe lozonjar, që e bën ditën e sotme ideale për dalje, argëtim, shoqërueshmëri, kreativitet dhe lloj-lloj kënaqësish.

Mos bëni shpenzime të panevojshme për të cilat mund të pendoheni nesër. Në karrierën tuaj, ju arrini shumë gjëra të mëdha dhe bini në sy.

“Çmimi i naftës në Shqipëri është më i shtrenjti në Europë”, eksperti Muço: Qeveria i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit
Peshorja

Sot do të arrini të përmirësoni dhe normalizoni marrëdhëniet tuaja familjare, me një bisedë të këndshme. Jeni më intuitiv se zakonisht dhe kështu, i kuptoni qëllimet e të tjerëve, që në fillim. Përveç kësaj, do të jeni në gjendje të përballeni me zhvillimet në fushën e madhe të shtëpisë dhe familjes dhe të bëni gjithçka më mire.

Në karrierë do të ketë shumë suksese dhe mundësi për avancim. Në planin financiar do ketë disa shpenzime familjare, por kjo është e pritshme.

Akrepi

Marredhëniet me vëllezërit e motrat dhe të afërmit e largët përmirësohen dhe forcohen. Nevoja juaj aktuale për komunikim do të plotësohet dhe në të njëjtën kohë do të kënaqeni me takime, lajme apo dalje të këndshme.

Në karrierën tuaj, ju duhet të shkelni gazin sot dhe të përpiqeni më shumë nëse doni të keni sukses. Në planin financiar përgatituni për disa ndryshime.

Shigjetari

Sot fokusohesh te arritjet dhe mbi të gjitha te vlerat e tua. Mundësitë për t’i mbrojtur dhe për të pasur zhvillime konstruktive do të jenë të shumta dhe mund të vijnë nga rrethana dhe situata të caktuara, të cilat do t’ju ofrojnë edhe një herë vetëvlerësimin dhe vetëbesimin që keni dashur.

Sot do ndiheni të qetë dhe të sigurt në vendin e punës, për shkak të disa rrethanave pozitive. Edhe nga ana financiare sot jeni në favor.

Bricjapi

Sot me Hënën në shenjën tuaj, ju rifitoni vetëbesimin, kapacitetin dhe aftësinë për të pretenduar dhe arritur qëllime dhe fillime të reja. Optimizmi juaj rritet dhe vetëbesimi juaj forcohet. Megjithatë, përpiquni të shmangni shpërthimet dhe kërkesat.

Në fushën profesionale jeni plotësisht efikas në çdo përpjekje dhe ia arrini qëllimit. Në planin financiar do të vijnë disa humbje.

“Në 10 vitet e fundit nuk ka asnjë investim në gjenerimin e energjisë elektrike”, thotë Bozdo
Ujori

Ju jeni padyshim intuitiv sot. Çuditërisht, zgjidhni vetminë tuaj sot dhe në të njëjtën kohë bëhuni më të fshehtë. Megjithatë, nëse qëndroni në prapavijë dhe izoloheni, le të gjeni zgjidhje të shkëlqyera për çdo problem tuajin, të cilat do të zgjidhen në të ardhmen e afërt.

Në sektorin e punës do ketë vështirësi të vogla. Pra, sigurohuni që të përballeni. Në planin financiar më në fund po vijnë zgjidhjet.

Peshqit

Sot është dita e duhur për t’u shoqëruar dhe për t’u marrë me sektorin miqësor. Ju vlerësoni saktë miqësitë tuaja dhe përcaktoni saktë ndërveprimet tuaja sociale dhe çdo njohje të re. Me miqtë tuaj si aleatë, ju arrini qëllimet dhe ëndrrat.

Në karrierën tuaj arrini të keni bashkëpunime të suksesshme dhe kolegë të përmirësuar. Në planin financiar mund të prisni favore të papritura.

Aktualitet

E diela plot surpriza, ja çfarë ka parashikuar moti për Shqipërinë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas do të ketë shtim gradual të vranësirave. Në orët e vona mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.

Ditën e Djelë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme . Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe terriror, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Të dielën temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme duke shkuar deri në 0 gradë Celcius në Dibër e 1 gradë Celcius në Korçë, ndërsa maksimalja nuk do të jetë më shumë se 19 gradë Celcius.

Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash” dhe duke ndarë përgjegjësitë.

Sipas Spahiut, kryetari i Partis së Lirisë do të distancojë veten nga e gjithë historia që SPAK po heton në lidhje me financimet e partisë dhe me kontrollet e serverave, ndaj ai, sipas juristit po aktron para drejtësisë.

“Ajo që ne mund të analizojmë sot, është fakti që ky debat ligjor mund të merret përsipër nga Monika Kryemadhi dhe ka një ndarje të përgjegjësisë, ndaj dhe unë nuk besoj shumë. Unë mendoj se ata janë më të lidhur se kurrë. Unë mendoj se ata politikisht nuk kanë debat me njëri-tjetrin. Mund të kenë dyshime, jo me rolin personal të secilit, por për njerëzit që kanë rreth e rrotull.

Unë nuk besoj se ky debat çon në çarjen e kësaj partie apo në krisjen e marrëdhënieve mes të dyve. E gjitha lidhet në funksion me çështjen penale. Ilir Meta do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e financimeve të partisë, të bashkëpunëtorëve, të atyre që lejojnë të kontrollohen serverat e partisë.

Ilir Meta po aktron, ai ka një skenar me një regji të caktuar politike, a do të jetë i suksesshëm? Ai në 30 e ca vite për gjithë çështjet që ka pasur me drejtësinë, me prokurorinë apo me Gjykatën e Lartë, Ilir Meta i ka fituar, a do e fitojë edhe këtë? Kjo mbetet për t’u parë”,-tha juristi Spahiu.
Continue Reading

Aktualitet

“Urdhri u dha nga Londra”/ Tritol banesës në Vlorë, konflikt për ‘shtëpi bari’

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 27 vjeçarit Oltion Çeça i cili akuzohet se në bashkëpunim me Ajet Dokun, ka vendosur një sasi lënde plasëse në banesën e Elton Andreica Alias Muça në Vorë.

Mësohet se shkak për ngjarjen e ndodhur në 19 shkurt të këtij viti, janë bërë konfliktet pronari i banesës, ka pasur në Londër të Anglisë për aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit apo “shtëpive të barit”.

Dyshohet se autorët e ngjarjes, janë paguar nga Londra për të bërë të mundur vendosjen e lëndës plasëse në banesën e Elton Adreicës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale, ndërsa në kërkim është 27 vjeçari Ajet Doku, bashkëpunëtori i Oltion Çeçës në vendosjen e tritolit.

Continue Reading

Aktualitet

Ra nga vinçi teksa po riparonte llambat e qytetit, ndërron jetë punonjësi i bashkisë së…

Një 56-vjeçar i cili shërbente si punonjës i bashkisë së Elbasanit ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital, pasi u rrëzua nga vinçi teksa po riparonte llambat e qytetit më herët gjatë ditës.

Dyshohet se 56-vjeçari u rrëzua nga mjeti rreth mesditës për shkak të një defekti në vinç, ndërsa ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve disa orë më vonë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital.

Continue Reading

Aktualitet

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Ambasada italiane dënon dhunën

Edhe ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar për protestën e sotme përpara Bashkisë së kryeqytetit.

Ambasada italiane shprehet se dhuna në një protestë është e pajustifikueshme.

‘Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë.

 

 

E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane.

Reagimi i ambasadës së Italisë vjen pas reagimeve nga ambasada amerikane, ajo britanike, BE dhe OSBE.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING