Connect with us

Aktualitet

Horoskopi ditor 12 gusht 2022

Dashi

Tre ditët e ardhshme janë për t’iu kushtuar miqësisë, jetës shoqërore dhe realizimit të një projekti të shkëlqyer. Nëse jeni në çift do të keni mundësi të kuptoni aspektet më të mira të marrëdhënies, mund të jeni tolerant dhe mirëkuptues me partnerin. Nëse jetoni jetën ashtu siç dëshironi do merrni shpërblime të konsiderueshme. Ju mund të keni vëmendjen e atyre që ju pëlqen pa u munduar shumë.

Demi

Marrëdhënia në çift mund të arrijë nivele të larta erotike, të kënaqshëm dhe intrigues. Ndikimet e yjeve ju ngarkojnë me energji pozitive dhe do jeni vigjilent në çdo gjë që bëni. Fryma e iniciativës, dëshira për t’u dashuruar i bëjnë pushtimet tuaja të veçanta.

Binjakët

Do krijoni kontakte interesante në biznes. Edhe pse jeni në kohë pushimesh, do jetë një periudhë plot ide dhe mundësi të mira profesionale për ju. Ditë ideale për të bashkëvepruar me jashtë dhe me njerëz që jetojnë larg vendbanimit tuaj. Do keni një dozë të mirë kreativitetit për tu kanalizuar aty ku ju duket e nevojshme.

Gaforrja

Kjo do jetë një ditë e mirë për shenjën tuaj. Nuk ka asnjë pengesë nëse keni vendosur ta kaloni atë me njerëzit që doni. Nëse dëshironi të fantazoni dhe argëtoheni, kërkoni për dikë që i përket shënjës së Demit tërheqës, Akrepit sensual ose shënjës së Peshqëve të ëmbël. Një nga këta mund të jenë partneri ideal për të kaluar ditën.

Luani

Tri ditët e ardhshme janë të veçanta për miqësi, për projekte dhe eksperimente të të gjitha llojeve. Yjet ju japin një besim të veçantë brenda vetes tuaj dhe ndjeshmëri për ta përdorur atë. Ju keni sasinë e duhur të sigurisë në organizimin dhe funksionimin. Do keni sukses në sport: energjia është me të vërtetë e madhe!

Virgjëresha

Dashuria dhe rastet me fat do jenë në plan të parë ditën e sotme. Ata që kanë vendosur të qëndrojnë me njerëz rreth e rrotull, do përballen me aventura momentale dhe kënaqësi. Ju do e dini se si të përfitoni nga mundësitë falë një ndjeshmërie të veçantë dhe mundësive. Në çift, partneri beson tek bashkëpunimi mes njëri-tjetrit. Nëse dëshironi pushime, çfarë po prisni? Merreni të dashurin tuaj përdore dhe bëni udhëtimin tuaj të ëndrrave.

Peshorja

Mendja e qartë, perspektiva, intuita dhe krijimtaria ekspresive janë disa nga cilësitë që yjet i ju ofrojnë në këto ditë të gushtit. Në sektorin e dashurisë do keni marrëveshje të mira me partnerin. Do keni mundësi të zgjeroni rrethin e njohurive dhe të përmirësoni aktivitetet në kohën e lirë. Thjesht guxoni pak më tepër për të përfituar sa më shumë nga rrethanat.

Akrepi

Sot do keni ndikime ideale për të bërë një ndryshim vendimtar dhe për të zgjidhur çështje që lidhen me një trashëgimi. Do jeni në gjendje të rifreskoni veten fizikisht dhe shpirtërisht dhe të jeni të gatshëm të përballeni me provat e ndryshme ditore, me aftësi dhe shkathtësi.

Shigjetari

Pavarësisht nëse jeni në punë ose në pushime do keni energji edhe për t’i kursyer. Pa dembelizëm: punoni shumë për të qenë në rregull. Ju mund të bëni atë që dëshironi pa asnjë problem dhe pengesë. Nëse ka ndonjë mosmarrëveshje, ndoshta për shkak të një ndryshimi të planeve gjatë ditës, bëni kujdes me fjalët që nxirrni nga goja.

Bricjapi

Ende është një ditë pozitive, në të cilën ju mund të kanalizoni energjitë tuaja në të gjithë sektorët ekzistencialë që dëshironi, por ajo sentimentale është ajo që merr mbështetjen më të mirë. Këto ditë ju rrezatoni një bukuri të pagabueshme dhe mund të lini shenjën tuaj kudo.

Ujori

Nga sot deri të premten, do jetë koha ideale për të shprehur dëshirat që keni në lidhje me partnerin që dashuroni. Energji e mirë për të rigjallëruar një marrëdhënie në çift të mbuluar nga rutina ose keqkuptimet do krijohen në dy ditët e para të javës. Yjet do ju japin fat në një dashuri që po lulëzon.

Peshqit

Periudha e artë për shenjën tuaj vazhdon. Do jetë një ditë e gëzueshme, do zgjedhjet tuaja do jenë të duhurat. Kudo që të jeni, me pushime, në udhëtime apo brenda në qytet, ju do takoni një person që do ju rrahë zemra fort.

Aktualitet

Plas sherri në Kombinat, dy të rinj përfundojnë të masakruar te Trauma

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Kombinat, ku gjithçka duket se ka nisur nga një parakalim.

Të rinjtë janë konfliktuar në rrugë, por me ndërhyrjen e policisë konflikti është shuar.

Pranë spitalit të Traumës ku po dërgohej një prej të lënduarve, janë ndjekur nga agresorët dhe janë dhunuar barbarisht.

Mësohet se personat e dhunuar, janë identifikuar si shtetasit Alvaro Doci dhe Gjergji Shaga.

Continue Reading

Aktualitet

Rrëmbimi i 3-vjeҫarit/ Zbardhet dëshmia e gjyshit: Më bëni çfarë të doni, unë nuk…

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende nuk asnjë gjurmë të tij.

Ka qenë nëna e vogëlushit ajo e cila ka denoncuar në polici, se djali i saj i mitur ishte marrë nga gjyshërit, të cilët nuk ia kthyen më.

“Nusja na kërcënoi se nuk do ta shikonim me nipin pasi do largoheshin së bashku me të jashtë shtetit. Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyre. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të”.

Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Rexhep Gjura, i cili vazhdon të qëndrojë stoik duke mos dhënë asnjë ndihmë për policinë për vendndodhjen e nipit 3-vjeç.

Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit:

“Me humbjen e djalit tonë në aksident, nipi zinte vendin e të dyve: edhe të tijën si nip po nëpërmjet pranisë së tij shohim edhe djalin tonë që s’jeton më. Me nusen nisen debatet që ditët e para që na vdiq djali. Donte të ikte në shtëpinë e prindërve të saj, pa mbush as 40 ditë që bashkëshorti i kishte vdekur. Edhe me pas kemi pasur kontradikta për të marrë djalin (nipin) pasi nuk donte qe ne ta takonim. Pastaj na e lejonte ta takonim shume rrallë. Kur kërkonim qe ta merrnim në shtëpi që ta mbanim pak orë të çmalleshim, na thoshte merreni edhe këtë radhë se s’keni për ta parë më pasi do ta marre e do iki jashtë shtetit të vazhdojmë jetën tonë. Ajo mund të vazhdoj jetën e saj se nuk ka të drejtë ta ndaloj askush po nuk ka të drejtë të na mohojë faktin për të takuar nipin. Nga frika se nuk do ta shikonim me nipin, u organizuam ta merrnim dhe ta mbanim vete. Kemi marrë parasysh gjithçka. Nuk tregoj ku ndodhet djali. Me bëni çfarë të doni”,- ka deklaruar Rexhep Gjuni para oficerëve të policisë.

Continue Reading

Aktualitet

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck”, dy ditë në Divjakë/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

SIGAL UNIQA Group Austria, përveç se një kompani sigurimesh, prej vitesh kontribuon për qytetarët në forma të ndryshme.

Prej vitit 2015 SIGAL UNIQA ka ndërtuar “SIGAL UNIQA Vital Truck”, klinika shëndetësore lëvizëve, e vetmja në llojin e saj në Shqipëri dhe rajon duke ofruar për qytetarët në zona të ndryshme të vendit vizita dhe ekzaminime falas.

Këtë fundjavë, ditën e premte dhe të shtunë (19 dhe 20 Prill) “SIGAL UNIQA Vital Truck” do të stacionohet në qendër të qytetit të Divjakës ku stafi profesional i saj do të ofrojë shërbime falas për banorët e zonës.

ÇFARË SHËRBIMESH OFRON “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK”?

– Vizitë dhe konsultë me mjek të përgjithshëm

– Vizitë dhe konsultë me mjek specialist

– Vlerësim dhe ekzaminim i gjëndjes së përgjithshme: BMI-peshë-gjatësi,

– Matje e nivelit të sheqerit në gjak,

– Matje e oksigjenit në gjak

– Vizitë e syve dhe veshit për probleme akute/infeksione, etj.,

– Elektrokardiograma e zemrës, matje e tensionit dhe e  frekuencës së zemrës

– Echo abdominale,

– Matje e kapacitetit vital të mushkërive, spirometry Etj.

Me këtë organizim SIGAL UNIQA Group Austria përpiqet që të përcjellë mesazhin që çdo njeri të jetë i kujdesshëm për shëndetin e tij sepse kur sëmundjet shfaqen kurimi i tyre bëhet më i vështirë. Ky është edhe misioni i Klinikës Lëvizëse.

Ndaj kompania ju fton qytetarët e Divjakës ta shfrytëzojnë këtë mundësi të artë.

SIGAL UNIQA Group Austria është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon dhe e para që futi në treg sigurimin privat të shëndetit. Ndërsa sot e kryeson atë duke ofruar për mbi 1.2 milionë klientët e saj në 3 shtete, Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut, produket më të mira dhe novatore të sigurimit dhe kjo vizitë e Klinikës Lëvizëse është edhe një mundësi e mirë për banorët e zonës për tu njohur me ato çfarë ofron kjo kompani sigurimi.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

Continue Reading

Aktualitet

Gazetari Bledian Koka: Ilir Meta nuk jeton me Monika Kryemadhin, ka ikur nga banesa!

Gazetari Bledian Koka, ka pohuar në emisionin “Top Story” se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk jetojnë bashkë.

Sipas tij kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen e tij.

Koka shton se Ilir Meta ka probleme dhe me familjarë të tjera, jo vetëm me Monika Kryemadhin.

“Ilir Meta është larguar nga banesa në të cilën jetonte me familjen e tij. Ai nuk ka konflikt vetëm me Monika Kryemadhin por edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes,”, tha Koka.

Mbrëmjen e djeshme në “Top Story” është folur për sjelljen dhe deklaratat që Ilir Meta ka bërë kundrejt kreut të SPAK Altin Dumanit.

Kreu i Partisë së Lirisë iu drejtua Dumanit me ofendime si “ tarallak, injorant etj.

Moderatorja e emisionit analizoi gjuhën e Metës kundër SPAK dhe shprehet se një nivel i tillë komunikimi midis një kreu partie dhe një kreu të një institucioni të drejtësisë nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Continue Reading

Aktualitet

Më shumë trupa dhe artileri të rëndë duhet të dërgohen në Kosovë, flet komandanti i NATO-s për Evropën

Komandanti suprem i NATO-s për Evropë, gjenerali Christopher Cavoli, tha se Aleanca duhet të dërgojë jo vetëm më shumë trupa në Kosovë, por edhe artileri të rëndë për të garantuar sigurinë e rajonit

“Ne e rishikuam planin dhe ai tregoi se ne kemi nevojë jo vetëm për më shumë forca, por edhe për artileri të rëndë të NATO-s për t’u vendosur në rajon. Trupat në Bosnje dhe Hercegovinë dhe forcat e KFOR-it në Kosovë duhet të shtohen për të monitoruar dhe zbuluar kërcënimet kundër tyre.”-  tha gjenerali Cavoli para senatorëve amerikanë.

Ai beson se Rusia është një “kërcënim kronik” për botën dhe se fakti i krijimit të një aleance strategjike midis Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut është shqetësues.

“Ne po përballemi me kohë sfiduese, të paktën, në teatrin evropian. Lufta brutale dhe e paprovokuar e Rusisë ka shkatërruar Ukrainën për më shumë se dy vjet. Forcat ruse po shkatërrojnë qytete dhe po shkatërrojnë jetë të pafajshme në një shkallë që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Këto vende po krijojnë partneritete strategjike të ndërthurura në një përpjekje për të sfiduar rendin ekzistues, kjo është thellësisht armiqësore për interesat kombëtare të SHBA-së”, potencoi Cavoli.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING