Connect with us

Aktualitet

Inagurohet Konvikti i Vajzave në Vlorë, standartet shumë të mira për 240 studente

Konvikti i vajzave në Vlorë, falë një investimi të qeverisë shqiptare në kuadër të Paktit për Universitetin është tashmë gati sipas kushteve më të mira bashkëkohore.

Ministrja Kushi tha se “ky konvikt është model dhe standardet e tij do të plotësojnë nevojat dhe rehatinë e 240 studentëve me mobilim dhe orendi shumë të mira, dhoma dyshe e treshe të standardizuara, dhoma të konceptuara për personat me aftësi ndryshe.

Ndërtesa, e cila më parë ishte e amortizuar, është kthyer në një mjedis modern.

Rikonstruksioni i godinës së konviktit ishte investim i qeverisë shqiptare, me vlerë 77.000.000 lekë dhe është i pari i këtij lloji që parashikoi rikonstruksionin rrënjësor.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *