Connect with us

Bota

Italia dhe Britania e Madhe rekorde të reja në numrin e viktimave të COVID! OBSH: Gjendja e paqëndrueshme

Gjendja e pandemisë në Evropë është e paqëndrueshme ndërsa  në Itali dhe Britaninë e Madhe shënohen rekorde të reja të viktimave nga Covid-19. Të enjten Italia shënoi një rekord prej pothuajse 1,000 viktimash duke thyer rekordin e saj të mëparshëm ditor të vendosur në kulmin e valës së parë të pandemisë në 27 Mars ku u shënuan 969 vdekje nga COVID-19. Situata paraqitet edhe më e rëndë në Britaninë e Madhe ku numri i viktimave tejkaloi 60,000.

Vetëm SHBA, Brazili, India dhe Meksika kanë regjistruar më shumë viktima se Mbretëria e Bashkuar, por ajo e ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë për 100 000 persona krahasuar me vendet e tjera më të goditura.

OBSH paralajmëroi që pandemia po përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën ndërsa rastet rriten në Evropën Qendrore, Ballkanin dhe Kaukaz.

“Ne nuk mund të themi se jemi në një situatë të qëndrueshme në të gjithë rajonin për momentin,” tha Dr Catherine Smallwood .

Rastet në Evropë, përbëjnë 40% të rasteve globale, tha Dr Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, duke paralajmëruar se rastet në rritje në Evropën Qendrore dhe Jugore ishin “shqetësuese”.

Gjeorgjia, Serbia, Luksemburgu dhe Kroacia kanë numrin më të lartë të rasteve COVID-19 për 100,000  banorë në dy javët e fundit.

Shkalla e  rritjes së infeksionit në Serbo është rritur me 121% në këtë periudhë dy-javore, me një total prej 191.356 rastesh të konfirmuara, duke shënuar një rekord ditor prej 7,000 raste. Javët e fundit patraiarku serb humbi jetën nga Covid-19 dhe në ceremoninë e tij mortore morën pjesë shumë qytetarë, duke rritur edhe më shumë numrin e të infektuarve.

Dr Kluge theksoi se duhej të kishte kufizime në tubimet e mëdha, në veçanti ato mortore.

Kroacia ka regjistruar rreth 139,000 raste COVID-19 dhe po regjistron rreth 3,000 raste të reja pozitive në ditë. Kryeministri Andrej Plenkoviç dhe Ministri i shëndetësisë  kanë rezultuar pozitiv  gjithashtu. Plenković kishte njoftuar kufizime të reja të cilën përcaktonin mbylljen e bareve dhe restoranteve dhe kufizimin e tubimeve nga fundi i nëntorit, masa që do të qëndrojnë në vend të paktën deri më 21 dhjetor.

Vendet e tjera në Ballkan dhe në rajonin e Kaukazit gjithashtu po përjetojnë rritje të rasteve.

Nga ana tjetër, vendet e Evropës Perëndimore po shohin përmirësime në numrat e të shtruarve në spitale, pas kufizimeve të ashpra. Megjithatë OBSH, paralajmëron që COVID “nuk është zhdukur” dhe “nuk do të zhduket” shumë shpejt, prandaj duhen respektuar të gjitha masat e nevojshme.

Në Evropë janë shënuar të paktën 90 milion raste të COVID-19 dhe mbi 427,000 viktima deri tani, ku më të goditurat ngelen Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Spanja.

Bota

Sherr i dhunshëm në Parlamentin italian, deputetët grushtohen pas diskutimit në sallë

Një sherr mes deputetëve shpërtheu në Parlament gjatë diskutimit për autonomi të diferencuar me deputetin e Lëvizjes Pesë Yjet, Leonardo Donno, i cili po përpiqej t’i jepte një flamur trengjyrësh ministrit Calderoli, u godit dhe u rrëzua përtokë.

Menjëherë më pas ai u largua nga salla me karrocë. Sipas asaj që u raportua nga Marco Grimaldi i Avs, ishte një anëtar i Lega Nord ai që goditi Donnon  gjatë zhurmës.

Menjëherë është thirrur konferenca e kryegrupeve të Dhomës.

Kishte një protestë nga opozita kundër reformës së autonomisë së padiferencuar: në sallë u vendosën flamuj trengjyrësh dhe u përmend himni i Mamelit, ndërsa disa deputetë pushtuan bankat e qeverisë duke thirrur “turp”.

Seanca u ndërpre menjëherë. Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.

Continue Reading

Bota

Putin planifikon vizitën e radhës në Korenë e Veriut, Kim Jong Un mburret për “miqësinë e pamposhtur”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se vendi i tij ka një “miqësi të pamposhtur” me Rusinë, teksa së shpejti pritet që presidenti rus Putin të vizitojë vendin aziatik.

Duke shënuar Ditën Kombëtare të Rusisë, Kim tha se takimi i tij me Putinin në një objekt nisjeje hapësinore ruse vitin e kaluar ngriti lidhjet e “marrëdhënies së tyre strategjike shekullore”.

Mesazhi erdhi pasi gazeta ruse Vedomosti të hënën raportoi se Putin do të vizitonte Korenë e Veriut dhe Vietnamin në javët e ardhshme.

Një zyrtar në Vietnam i tha Reuters se udhëtimi në Vietnam ishte planifikuar për 19 dhe 20 qershor, por ende nuk është konfirmuar. Kremlini ka thënë se Rusia dëshiron të nxisë bashkëpunimin me Korenë e Veriut “në të gjitha fushat”, por nuk e ka konfirmuar datën e vizitës së Putin.

 

 

Kim udhëtoi në Lindjen e Largët të Rusisë shtatorin e kaluar, duke vizituar qendrën e nisjes hapësinore të Vostochny Cosmodrome, ku Putin i premtoi se do ta ndihmonte në ndërtimin e satelitëve.

Pheniani dhe Moska kanë rritur gjithnjë e më shumë marrëdhëniet diplomatike dhe të sigurisë, duke pritur delegacione qeveritare, parlamentare dhe delegacione të tjera në muajt e fundit.

Continue Reading

Bota

Tmerr, mbyti ish-gruan me kabllo elektrik dhe shkoi në polici me trupin e saj në bagazh

Një tjetër rast femicidi është regjistruar në Itali dhe këtë herë ka qenë e rëndë mënyra sesi burri ka vepruar pasi i ka marrë jetën ish-partneres së tij.

Mediat italiane raportojnë se pasi i mori jetën ish-partneres, 48-vjeçari nga qyteti i Modenas u paraqit në komisariatin e policisë, duke mbajtur trupin e saj të pajetë në bagazhin e makinës që kishte parkuar jashtë.

Andrea Paltrinieri më pas ka pranuar se ka vrarë ish-partneren, Anna Sviridenko, duke rrëfyer se e ka mbytur me një kabllo elektrike dhe i ka mbuluar fytyrën me një qese plastike për t’ia bërë të pamundur frymëmarrjen.

Viktima ishte dyzet vjeç, me origjinë italo-ruse. Ajo punonte në Modena si radiologe. Sipas të dhënave të hetimeve të deritanishme, Paltrinieri ka kryer krimin pasi nuk ka pranuar që ish-partneres së tij t’u besohej kujdestaria e dy fëmijëve të mitur.
Continue Reading

Bota

Vrau 19-vjeçarin gjatë aksionit, arrestohet oficeri francez (Detajet)

Një oficer policie francez është duke u marrë në pyetje, pasi një 19-vjeçar dyshohet se u qëllua për vdekje teksa u përpoq të ikte nga një ndalesë trafiku për shkak të shpejtësisë, thanë prokurorët.

Viktima ishte mes tre personave në makinë kur policia u përpoq t’i ndalonte pranë Cherbourg-en-Cotentin në Normandi, Franca perëndimore të dielën vonë, tha prokurori i shtetit Pierre-Yves Marot në një deklaratë.

Shoferi dyshohet se refuzoi të ndalonte dhe vazhdoi të ngiste makinën, përpara se të ndalohej nga një makinë e dytë e policisë, sipas deklaratës. Të tre pasagjerët e mjetit më pas tentuan të largoheshin në këmbë.

Njëri u arratis, një tjetër u ndalua dhe një tjetër dyshohet se u qëllua nga një oficer në gjoks, tha zyra e prokurorit.  “Personi i tretë, një 19-vjeçar nga Cherbourg-en-Cotentin, u përball me oficerët e patrullës së dytë dhe u përplas me njërin prej tyre ndërsa përpiqej të ikte,” pretendoi prokurori në citatet e cituara nga agjencia e lajmeve AFP.

 

 

“Oficeri më pas përdori një armë trullosëse”, ndërsa një koleg “përdori armën e shërbimit, duke e goditur për vdekje në gjoks”. Oficeri po mbahet për t’u marrë në pyetje mbrëmjen e së hënës nga departamenti i punëve të brendshme të rregullatorit policor IGPN. Ngjarja vjen pothuajse një vit pasi trazira intensive dhe të përhapura përfshinë Francën pas vrasjes së një 17-vjeçari gjatë një ndalese trafiku në periferinë e Parisit, Nanterre. Një polic në atë rast u akuzua për vrasje.

Continue Reading

Bota

“E çova në fushë dhe vrava”/ Publikohen detajet, ja si daja masakroi me kaçavidë mbesën 11-vjeçare

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi, ku daja ka vrarë me kaçavidë mbesën e tij duke e goditur disa herë në qafë, pasi e mitura i rezistoi përdhunimit.

“E çova në fushë dhe e vrava me kaçavidë”, ka treguar ai pas zbulimit të krimit makabër.

Daja i vogëlushes raportohet se ka luajtur “teatër” teksa është shtirur si i shqetësuar për fatin e 11-vjeçares, madje pas gjetjes së trupit ka shkuar për të ngushëlluar prindërit e saj në mëngjes para se të arrestohej.

Ai u “tradhtua” nga kamerat e sigurisë, pasi policia verifikoi pamjet bazuar në informacionin që morën nga prindërit e vajzës për vendet ku ajo kishte lëvizur para se të zhdukej.

Shumë shpejt në një prej kamerave të sigurisë vogëlushaj shihej duke u futur në makinën e autorit.

Vogëlushja shihet duke dalë nga shtëpia dhe duke vrapuar brenda brenda një makine që kishte ndaluar pranë banesës së gjyshit të saj.

Policia ka shoqëruar 37-vjeçarin dhe gjatë marrjes në pyetje ka tentuar ti bindë se nuk ka lidhje me zhdukjen e vajzës, por ka hasur në kontradikta.

Në fund, ai ka rrëfyer se ka vrarë mbesën e tij duke e goditur në qafë me një kaçavidë. Madje, ka treguar në polici vendin ku ishte hedhur trupi i vajzës, në zonën e Katarrahit.

Sipas policisë, dyshohet se vrasësi e ka nxjerrë 11-vjeçaren në fushë, ka tentuar ta përdhunojë dhe kur ajo ka rezistuar, ka kapur një kaçavidë dhe e ka vrarë duke e goditur vazhdimisht me thikë në qafë.

Autori ishte arrestua në vitin 2017 për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare dhe në vitin 2020 u dënua në shkallën e parë nga Gjykata e Jurisë së Përzier në Zakynthos me nëntë vjet burg, por dënimi i tij u pezullua.

Ai u lirua me kushte, të cilat përfshinin paraqitjen e tij në komisariat dhe të mos përsëriste krimin e tij.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING