Connect with us

Politike

Julian Deda: Jam i gatshëm të kandidoj përballë Veliajt

Aktori, njëherësh anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për Euronews Albania, Deda deklaroi se kjo duhet të vendoset nga të gjithë demokratët përmes primareve.

“Tani, ndoshta ka ardhur koha që ta marrin në dorë njerëzit atipikë, që i shohim përditë, që vuajnë njësoj si ne. Kemi nevojë t’i shohim këto njerëz të na drejtojnë, ndoshta këto njerëz na e dinë më mirë hallin, sesa një politikan i sprovuar në karrierë, i cili i ka mbyllur hallet e veta. A do doja unë të isha? Nëse demokratët e vendosin, po. Do doja të isha, nuk ka asnjë problem. E kam me shumë dëshirë dhe pse jo, pse mos të jem, nëse demokratët vendosin. Por duhet të jemi të gjithë bashkë që ta vendosim. Atë do ta vendosin demokratët dhe gara brenda Partisë Demokratike, jo sondazhet në portale. Nëse vendosin demokratët, unë do të jem i gatshëm të zhvishem nga këto rroba që kam sot dhe të mbyllem në kullë dhe të punoj për kryeqytetin, patjetër,”- tha Deda.

Julian Deda është një nga emrat e lakuar si kandidat i mundshëm i Opozitës për Bashkinë e Tiranës. Dosja.al bëri një sondazh dhe Deda ishte një prej alternativave të listuara. Ai doli me 11% të votave duke lënë pas Gert Bogdanin me 10%. I pari në listë ishte mjeku Ilir Alimehmeti me 60% të votave, ndërsa i dyti qëndronte Belind Këlliçi me 19%.

Nga ana tjetër, sot kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar takim me të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve. Për herë të parë, nesër takohet Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, të cilët do të diskutojnë për të mbështetur një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Deri më tani asnjë nuk ka kushte dhe fundi i muajit tetor do të na njohë me listën e kandidatëve të Opozitës.

Politike

Emiriana Sako del nga SPAK: S’ka lidhje me veprimtarinë time si kryebashkiake

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako doli nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pas gati dy orësh.

Ajo sqaroi paraqitja në SPAK, “nuk ka lidhje me detyrën time si kryetare e bashkisë”. Po  ashtu, ajo mohoi të jetë thirrur për inceneratorin e Tiranës.

Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar se përse kryebashkiakja e Durrësit doli sot para prokurorëve të posaçëm.

Continue Reading

Politike

Operacioni i SPAK në bashkëpunim me Policinë/ Balla: Përfshihen njerëz të krimit në Shqipëri dhe BE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Madridi ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me policinë.

Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Përgëzoj SPAK, dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falenderoj Policinë e Shtetit, është një operacion që ndërlidhet, me personazhe të krimit në Shqipëri që janë aktiv jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende europiane përfshirë edhe Spanjën. Operacione të tilla të vijojnë të konsolidohet për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është një përgjigje për ata që thonë po kokat po kokakt pse nuk goditen”, tha Balla.

Continue Reading

Politike

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako paraqitet në SPAK

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako paraqitet në SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së saj në Prokurorinë e Posaçme.

Continue Reading

Politike

‘Në kohën e Saliut vidhej, por Rilindja është bandë që del në 8 të mëngjesit vetëm për të vjedhur’

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku debatoi me analistin Andi Bushati për korrupsionin masiv që ka prekur pushtetin dhe administratën.

Andi Bushati: Me sa kuptova, zoti Pëllumbi mbajti narrativën që ka korrupsion por ne po e luftojmë. Unë them që jo, PS, por Rilindja sot, jo që po lufton, por është bandë që del në 8 të mëngjesit për të vjedhur në zyrat e shtetit. Edhe në kohën e Tahirit u tha po e luftojmë ne kanabisin, prandaj doli sheshit.

Arben Pëllumbi: Çfarë ndodhte me korrupsionin para 2013?

Andi Bushati: Ka patur korrupsion të madh.

Arben Pëllumbi: Më thuaj një emër, kush u dënua? Në Bashkinë e zotit Basha ka patur ndonjë të korruptuar?

Andi Bushati: Ai flite gjumë nuk bënte gjë. Por Ilir Meta për tentativë blloku, la postin e zv.kryeministrit. Nuk u dënua, e trukoi procesin.

Arben Pëllumbi: Këta zotërinjtë janë në burg.

Ylli Rakipi: Ore kryetari i Bashkisë ka përgjegjësi politike?

Arben Pëllumbi: Kur të shohim se çfarë do të nxjerrë prokuroria, do të diskutojmë për këtë temë.

Andi Bushati: Padyshim ka patur korrupsion, të gjithë flisnin. Por këtu dalin drejtorë me dhejtëra milionë euro pasuri. Vidhej në kohë të Saliut, ka qenë tenderi 15-12, këta e bënë 30 dhe tani kalon buxhetin te drejtori. Po hasim prova përditë. Ju thatë inceneratori që nuk ekziston, kanë dy vjet tecet lundruese në Vlorë dhe pagueht çdo ditë pa u ndezur. Është vjedhur për të mos bërë asgjë, paguhet 80 mijë dollarë cdo ditë. Ka arritur vjedhja në disa përmasa. Pastaj me këto lekët e vjedhjes, bëjnë nga këto mitingjet si në Athinë. Harxhohen paratë për masturbimin delirant të liderit.

Arben Pëllumbi: Po të prisja me kuriozitet kur te dilje te kjo pjesa e Edi Ramës, sepse ti nuk e mbyll dot fjalinë pa e përmendur Ramën.

Andi Bushati: Po se ai po na vjedh.

Arben Pëllumbi: Nga viti 92 deri sot, ka patur korrupsion, por cili është ndryshimi? Ne, hapin e parë bëmë sistem drejtësie që të kishte këllqe të godiste edhe brenda nesh. Mbani mend dikur ishte një drejtor tatimesh në arrest shtëpie dhe vazhdonte në detyrë. Një mentalitet që këtu, për kë dua unë ka drejtësi, për kë dua unë, nuk ka drejtësi. Kjo koha ka mbaruar. Kemi bërë shërbime online për të shkëputur kontaktin dhe të mos ketë rradhë dhe korrupsion. Nuk janë më këto gjëra.

Andi Bushati: Po vodhe me incinerator, nuk ka nevojë të mbledhësh 2 mijë lekshat.

Arben Pëllumbi: Po ç’punë ka inceneratori? E di që nuk të erdhi mirë për mitingun e Athinës, aty ishin 6-7 mijë vetë.

Andi Bushati: Ç’donin ata kryetarë bashkie që për ti bërë goroje shefit ishin aty?

Arben Pëllumbi: Kanë qytetarët e tyre emigrantë në Athinë.

Andi Bushati: Po drejtori i Teatrit kishte valltaret?

Arben Pëllumbi: Kemi një vit që merremi me Belerin dhe bëhet një gjë e mrekullueshme në mbështetje të diasporës tonë në Greqi dhe kësaj ti themi jo autobuz, jo korrupsion….

Continue Reading

Politike

Bardhi-Ramës: Boll u fshehe, trego ç’bënte yt vëlla me makinën e grupit të kokainës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me dosjen “Xibraka”.

Teksa i drejtohet Kryeministrit të mos fshihet pas letrave pa vlerë të vëllait të tij, Bardhi i kërkon Ramës të japë llogari se çfarë kërkonte Olsi Rama me makinën e grupit të kokainës.

“Vëllai i madh i Olsit, Edi Rama, është i lumtur për rihapjen e dosjes “Xibraka”, po aq sa ishte Erion Veliaj kur doli pas 8 orëve nga SPAK! Përpjekja e tij e dëshpëruar për të diskretituar SPAK, duke e urdhëruar nga TV se çfarë duhet të bëjë dhe sesi duhet ta trajtojë këtë çështje, është tregues i formimit të tij prej analfabeti ligjor që mendon se institucionet e drejtësisë janë zyra propagande qeveritare.

Në mëngjes vëllai i vogël ripërsërit të njëjtën kërkesë në SPAK që është rrëzuar më parë, me shpresën se do i jap oksigjen për gënjeshtrën ditore të darkës vëllait të madh, që i ikën të vërtetës prej më shumë se 2 muaj. Boll u fshehe pas letrave pa vlerë të vëllait më të vogël! Na trego çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës me targa AA 653 DM. Sado të përdridhesh nuk e fsheh dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama”, tha Bardhi.

Kryeministri Rama deklaroi se do e lumturonte rihapja e hetimeve për dosjen “Xibraka” dhe se sipas tij do ishte drejtësia ajo që do vërtetonte nëse vëllai i tij është trafikant kokaine apo akuzat e Bardhit janë vetëm mashtrime.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING