Juventus “bllokon” Morata, spanjolli pritet të rikthehet në Torino
Sipas “Sky Sport Italia”, Alvaro Morata do të kthehet në Juventus nëse Moise Kean largohet nga Torino, me Milanin në mesin e klubeve të interesuara për sulmuesin italian. Juventus po përgatitet për ditët e fundit të merkatos së verës dhe kanë ‘bllokuar’ ish-sulmuesin e tyre, i cili mund të kthehet në Torino për herë të tretë në karrierë nëse Kean largohet. Milani kishte bërë të ditur disponueshmërinë e sulmuesit italian javën e kaluar, por ishte i interesuar vetëm për një marrëveshje huazimi me një opsion të blerjes. Nga ana tjetër, Juventus kërkon një transferim të përhershëm ose një huazim me detyrim blerje, ndaj bisedimet mes dy gjigantëve të Serisë A po ngecin. Megjithatë, sipas ekspertit të transferimeve, Marco Demicheli, Juventusi është gati të ritransferojë Morata, nëse qëndrimi i Milanit ose ndonjë klub tjetër troket në derën për Kean. Sipas “Tuttosport”, Fulham është gjithashtu i interesuar për ish-sulmuesin e Evertonit.
Finalja e Kupës së Italisë, Gasperini “kërcënon” Juventusin: Objektivat i kemi të qarta
Trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini doli në konferencë në prag të finales së Kupës së Italisë ndaj Juves.
“Gjithmonë kam menduar se Kupa e Italisë ishte trofeu i vetëm i mundshëm për Atalanta-n, duke qenë se Champions League dhe titulli i Serie A janë të paarritshme. Ne kemi një dëshirë të madhe për të fituar në finalen e Kupës së Italisë.
“Sfida ndaj Liverpool ndryshoi gjithçka? Në Europa League po, jo në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Rrugët ishin të ndryshme në këto kompeticione. Ndeshja ndaj Liverpool-it na ndërgjegjësoi për të arritur në finale e Europa League. Ndërsa në Kupën e Italisë pika e kthesës ishte në ‘San Siro’ kundër Milan-it” – tha ai.
Guardiola para Tottenham: City ka opsion vetëm fitoren, trofeu i Premier League kalon nga ndeshja e radhës
Pep Guardiola, traneri i Manchester Cityt, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Tottenham.
“Kemi vetëm një opsion, fitoren. Nëse nuk fitojmë, nuk marrim dot trofeun e Premier League.
E keni parë ndeshjen e Arsenalit? Po, po bëjnë mirë.
Jemi të fortë për disa arsye. Hierarki, klub i fortë, organizim i fortë, lojtarë të fortë, jemi mjaft të përulur për të kuptuar se në çdo ndeshje mund të humbësh dhe në të njëjtën kohë mund të fitosh… Konsistenca ka qenë aty, ky është realiteti…”- tha ai.
Juventusi turpërohet nga Salernitana, Bologna zyrtarisht në Champions League! Kumbulla shënon
Serie A e futbollit është në raundin e 36-të. Këtë të dielë gjithçka nisi në orën 12:30, me Lazion që mundi 2-0 Empolin dhe siguroi vendin në Europa League për sezonin që vjen. Në 18:00 Juventusi u turpërua 1-1 nga Salernitana, për të marrë barazimin e pestë radhazi. Në 20:45 Atalanta mundi 2-1 Romën në një ndeshje direkte për zonën Champions League. Italia ka tani edhe 4 ekipet e Superkupës në sezonin e ardhshëm: Inter, Milan, Juventus dhe Atalanta. Bologna dhe Juventus zyrtarisht sezonin e ri do jetë pjesë e Champions League.
Në “Olimpico” Lazio u imponua dhe fitoi 2-0 kundër Empolit. Java e 36-të e Serie A pa në fushë derbin e shqiptarëve, me Hysajn që fitoi kundër Ismajlit dhe Shpendit, ndërsa Berisha ishte i padisponueshëm për shkak lëndimi. Patric dhe Vecino shënuan nga një gol për pjesë, me Lazion që për momentin është në vendin e shtatë me 59 pikë. Empoli me 32 pikë rrezikon mbijetesën. Për miqtë në fushë nga minuta e parë luajti Ismajli, teksa Shpendi u fut në minutën e 77-të. Ndërkohë Hysaj te Lazio luajti për 90 minuta të plota.
Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla e nisi titullar ndeshjen e raundit të 36-të në Serie A mes Genoas dhe Sassuolos. Skuadra e tij, Sassuolo shënoi në pjesën e parë, teksa Genoa përmbysi në fraksionin e dytë. Badelj në të 56 vendosi ekuilibrat, para se Marash Kumbulla në të 63 minutë të shënonte në portën e tij. I pafat mbrojtësi, që me devijimin e tij e dërgoi sferën në portën e gabuar. Humbja e mban sërish Sassuolon në zonën e ftohtë dy javë nga fundi i kampionatit, teksa ende kanë shpresa për mos u rrëzuar në Serie B.
‘I mbyturi të mbyt’, kjo është shprehja që mund t’i shkojë më shumë Juventusit. “Zonja e Vjetër” barazoi 1-1 me Salernitanën në Torino dhe pas javës së 36-të në Serie A humbet vendin e tretë që mbahet nga Bologna. Bardhezinjtë e Allegrit bënë një paraqitje turpëruese para tifozëve të tyre, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi. Goli i Pierozzit në minutën e 27-të vendosi pjesën e parë, ndërsa duhej Rabiot në shtesë (90+2) që Juventusi mos dilte i turpëruar nga fusha.
Në Bergamo Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 2-1 kundër Romës dhe i merr kështu vendin e pestë që të dërgon në Champions League. Kapiteni i Kombëtares luajti 90 minuta në fushë dhe ishte ndër më të mirët në fushë. De Ketelaere shënoi dopietë për vendasit në pjesën e parë, teksa Pellegrini shkurtoi shifat në pjesën e dytë nga penalltia, por goli në fund shërbeu sa për statistika. Roma mbetet në vendin e gjashtë.
Serie A, raundi 36-të:
E diel, 12 maj 2024
12:30 Lazio 2-0 Empoli
15:00 Genoa 2-1 Sassuolo
15:00 Verona 1-2 Torino
18:00 Juventus 1-1 Salernitana
20:45 Atalanta 2-1 Roma
Renditja:
Berat Gjimshiti luan 90 minuta, Atalanta mposht 2-1 Romën dhe i merr vendin në Champions League
Në Bergamo Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 2-1 kundër Romës dhe i merr kështu vendin e pestë që të dërgon në Champions League. Kapiteni i Kombëtares luajti 90 minuta në fushë dhe ishte ndër më të mirët në fushë. De Ketelaere shënoi dopietë për vendasit në pjesën e parë, teksa Pellegrini shkurtoi shifat në pjesën e dytë nga penalltia, por goli në fund shërbeu sa për statistika. Roma mbetet në vendin e gjashtë.GOLAT E NDESHJES (KLIKO)
Juventus hija e vetvetes, Salernitana e rrëzuar në Serie B e barazon 1-1 në Torino
‘I mbyturi të mbyt’, kjo është shprehja që mund t’i shkojë më shumë Juventusit. “Zonja e Vjetër” barazoi 1-1 me Salernitanën në Torino dhe pas javës së 36-të në Serie A humbet vendin e tretë që mbahet nga Bologna. Bardhezinjtë e Allegrit bënë një paraqitje turpëruese para tifozëve të tyre, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi. Goli i Pierozzit në minutën e 27-të vendosi pjesën e parë, ndërsa duhej Rabiot në shtesë (90+2) që Juventusi mos dilte i turpëruar nga fusha.
Marash Kumbulla i pafat, shënon autogol dhe dërgon Sassuolon drejt Serie B
Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla e nisi titullar ndeshjen e raundit të 36-të në Serie A mes Genoas dhe Sassuolos. Skuadra e tij, Sassuolo shënoi në pjesën e parë, teksa Genoa përmbysi 2-1 në fraksionin e dytë.Badelj në të 56 vendosi ekuilibrat, para se Marash Kumbulla në të 63 minutë të shënonte në portën e tij. I pafat mbrojtësi, që me devijimin e tij e dërgoi sferën në portën e gabuar. Humbja e mban sërish Sassuolon në zonën e ftohtë dy javë nga fundi i kampionatit, teksa ende kanë shpresa për mos u rrëzuar në Serie B.
Lazio fiton 2-0 ndaj Empolit dhe siguron Europa League, Ismajli dhe Shpendi në fushë
Në “Olimpico” Lazio u imponua dhe fitoi 2-0 kundër Empolit. Java e 36-të e Serie A pa në fushë derbin e shqiptarëve, me Hysajn që fitoi kundër Ismajlit dhe Shpendit, ndërsa Berisha ishte i padisponueshëm për shkak lëndimi. Patric dhe Vecino shënuan nga një gol për pjesë, me Lazion që për momentin është në vendin e shtatë me 59 pikë. Empoli me 32 pikë rrezikon mbijetesën. Për miqtë në fushë nga minuta e parë luajti Ismajli, teksa Shpendi u fut në minutën e 77-të. Ndërkohë Hysaj te Lazio luajti për 90 minuta të plota.
ZYRTARE/ Shkëlqen mundja kuqezi, pas Abakarov, edhe Dudaev kualifikohet për në Lojërat Olimpike
Mundja është kthyer në një bekim për sportin shqiptar, një disiplinë që po sjell medalje dhe po thyen rekorde që shumë pak veta i imagjinonin. Pas i dhuruan Shqipërisë medaje botërore dhe evropiane, mundja kuqezi synon të thyejë edhe tabunë e fundit, të sjell edhe medalje olimpike. Pas Abakarov, në Paris shkon edhe Dudaev, dy mundësit. që premtojnë shumë
Mundësi çeçen i cili përfaqëson me sukses Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka triumfuar në kualifikuesen që i jepte mundësinë të shkonte në Olimpiadë
Ai do të përfaqësojë Shqipërinë në peshën 65 kg në aktivitetin prestigjioz të kësaj vere.
Në ndeshjet e sotme, në fazën 1/16 Dudaev mundi 9-0 bjellorusin Niurgun Skriabin. Në 1/8 përballë ishte bjellorusi Adlan Askarov, të cilin e mundi me rezultatin 8-6. Në çerekfinale Dudaev mundi koreanoveriorin Kim, ndërsa në garën kualifikuese mundi ukrainasin Erik Arushanian 12-2.
Mundja kësisoj shkon me dy përfaqësues në Olimpiadë dhe me synime serioze për të tentuar atje një medalje, duke parë formën që po kalojnë Abakarov dhe Duadev, të cilët kanë shkëlqyer në evenimentet ndërkombëtare.
“Nuk do ndryshojë asgjë”/ Enrique për largimin e Mbappe: Sezonin e ardhshëm do jemi akoma më mirë
Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique ka deklaruar se pavarësisht se ke Kylian Mbappe do të largohet këtë sezon, kjo nuk do të ndryshojë asgjë për skuadrën.
“Nuk fituam, është e qartë se ishin ditë të vështira. Për shkak të emocioneve të shkaktuara nga ky eliminim, ne nuk e mundëm dot Dortmund-in, ishim afër finales”, u shpreh Enrique.
Duke u ndalur te fakti që Mbappe e njoftoi largimin e tij publikisht, trajneri theksoi se në sezonin e ardhshëm parisienët do të jenë edhe më të fortë.
“Ne e dimë këtë prej disa kohësh, nuk ndryshon gjë. Të gjitha vendimet e mia janë marrë në bazë të kësaj gjëje, kemi ende një trofe Champions-i për të fituar vitin tjetër, pavarësisht nga lojtarët që kemi në ekip, ne do të jemi më të fortë në sezonin e ardhshëm. Duhet thënë që Mbappe kaloi 7 vite këtu, ai është një legjendë e klubit, po ashtu është e qartë se ai është një lider. I jap 10 si njeri dhe si futbollist”, deklaroi Luis Enrique.