Connect with us

Politike

Këlliçi për inceneratorët: Rama ndryshoi drejtim, i dha 22 mln…

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar 5 pyetjet për inceneratorët nga selia blu  dhe kërkon që çdo shqiptar dhe SPAK t’i përgjigjet.

Këlliçi u shpreh se 6 muaj pas vendimit për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim, kryeministri Edi Rama ndryshoi drejtim për t’i dhënë 22 milionë euro Stela Gugalles për një propozim të pa kërkuar  sipas tij dhe të pa certifikuar për Inceneratorin në Elbasan.

‘Ju ftoj të shohim sot fillimin e historisë me mega-aferën e inceneratorëve. Kur nuk kishte interes korruptiv, në përputhje me Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve, Edi Rama nxori VKM nr. 418 datë 25.06.2014 “Për Grumbullimin e Diferencuar të Mbetjeve në Burim”.

Ky Vendim i Këshillit të Ministrave detyronte të gjitha bashkitë të merrnin masa brenda datës 31.12.2016 për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.

Këtu mund të shihni VKM që sapo përmenda.

Me të drejtë sot do të shtrojmë sërish 5 pyetje për inceneratorët:

Pyetje 1: A është në fuqi ende apo u anulua kjo VKM?

Pyetje 2: Çfarë interesi apo halli i madh ndodhi që u la në harresë dhe u injorua kjo VKM që ishte në përputhje me strategjinë dhe planin kombëtar të mbetjeve të financuara nga BE?

Vetëm 6 muaj pas asaj VKM-je, duket se Edi Ramën një hall i madh, apo interes shumë më i madh e shtyu të ndryshonte drejtim dhe më 17 Dhjetor 2014 nxori VKM për t’i dhënë 22 milionë euro Stela Gugalles për një propozim të pa kërkuar dhe të pa certifikuar për Incineratorin në Elbasan.

Ndërkohë nëse do të shohim pak kontratën për Inceneratorin e Elbasanit do të shohim se:

Karakteristikat e inceneratorit (kapaciteti, fuqia, ndotja, etj.) të gjitha janë në kontratë, dhe, gjithashtu në aneksin A të kontratës do të shohim se pikërisht kjo zhgarravinë që ju shihni këtu është botuar në fletore zyrtare si karakteristikat e detajuara të inceneratorit për të cilin janë grabitur plotë 22 milionë euro para publike deri më sot.

Me të drejtë pyetja numër 3 që ne shtrojmë është: Cilën karakteristikë të inceneratorit ka shpjeguar zhgarravina e mësipërme?

Ftoj të gjithë qytetarët që ta shohin me sytë e tyre. E nëse do të shohim pak më tej kontratën do të dallojmë një pjesë që shpjegon fare qartë se veprim shtetëror thellësisht në kundërshtim me kontratën është në pikën C, çdo ndalim apo kushtëzim me marrjen dhe transferimin e përfitimeve apo të ardhurave të konçensionarit, kapitalit apo borxheve sipas dokumentave financiare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë përfshirë ndalimin dhe kufizimin e këmbimit jashtë shtetit.

Të nderuar qytetarë Partia Demokratike po dëshmon çdo ditë e më shumë se megaafera e inceneratorëve, tregon fare qartë faktin se Edi Rama, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Erjon Veliaj, etj krijuan një grup të strukturuar kriminal për të përvetësuar 430 milionë euro para publike.

Po ju të nderuar qytetarë çfarë mendimi keni?’- tha Këlliçi

Politike

Dosja e Xibrakës/ Bardhi thirrje kreut të SPAK: Të hetohet roli i Olsi Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje kreut të SPAK Altin Dumanit, që të rihapë dosjen e Xibrakës.

Bardhi shprehet se pjesëtari i organizatës kriminale në Xibrakë, që është i paidentifikuar, është Olsi Rama. Kjo, sepse në dosje është një 45-vjeçar, që ngjan me Olsi Ramën dhe ai ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantët e që nuk është identifikuar nga policia.

“Të hapet sërish dosja Xibraka, të hetohet roli i Olsi Ramës për laboratorin e drogës. I drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani, prova është dosja. Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje se përse krerët e organizatës kriminale përdorën me Olsi Ramën të njëjtën makinë.

 

 

Thelbi i çështjes është se çfarë bën Olsi Rama në të njëjtën makinë, ku kanë udhëtuar edhe kriminelët. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga banditët dhe trafikantët”, deklaroi Bardhi.

Continue Reading

Politike

Gjekmarkaj: Berisha, i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë e pa dënim

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, njëherësh dhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se vula e PD-së po mbahet peng, ndërsa shton se kjo sagë nuk duhet të vijojë pa fund.

Gjatë intervistës në studion e lajmeve në News24, Gjekmarkaj tha se Sali Berisha është kryetari i PD-së dhe se ish-kryeministrit është sot i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë dhe pa dënim.

“Në momentet e para mendoj se gjykata ka patur vështirësi dhe është dashur një periudhë qartësie. Kur gjërat u bënë të qarta nuk besoj se kjo sagë duhet të vijojë pafund dhe nuk duhet vetëm paanësi, por dashuri për vendin në mënyrë që opozita të mos mbetet peng pasi ne duhet të përballemi me qeverinë e Edi Ramës. Bonuset e këtij pengu i mban mazhoranca dhe qeveria në një kohë kur gjykata duhet të jepte vendimin prej kohësh. PD duhet të kthehet plotësisht brenda kornizës së saj ligjore dhe t’u përgjigjet qytetarëve dhe mbështetësve.

Unë kam qenë nënkryetar i PD dhe dhashë dorëheqjen për të hapur rrugë që PD të kthehet te bashkimi. E bëra si akt përgjegjësie dhe e pranova sërish pozicionin e nënkryetarit si akt përgjegjësie dhe shans për t’u ri ngritur dhe për t’u përballur me Edi Ramën dhëmbë për dhëmbë e sy për sy. Në optikën time aksioni opozitar ka qenë 5 muaj rezistence të paepur dhe dinjitoze, e shëndetshme për demokracinë. Këto protesta sollën zgjidhjen e kërkesave të opozitës. Opozita u përball me një rezistencë disa mujore të pazakontë, por konsistente dhe e gatshme të vazhdonte deri në limite, e detyruam qeverinë të tërhiqej dhe parlamenti të kthehej në shinat e Kushtetutës, së bashku me ndërkombëtarët. Kjo është e mira e kësaj proteste, ndërkombëtarët njohën opozitën e vërtetë dhe përpjekjen tonë për rikthimin e rregullit në Parlament. Mjafton që të ndizni televizorin për të parë kush është opozita e vërtetë. Janë numrat ato që vendosin dhe që kanë caktuar qartë kush është opozita shqiptare.

Sali Berisha është sot i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë dhe pa dënim. Secili mund t’i bëjë pyetje vetes si mund të konsiderohet arrestimi i tij, kur Kushtetua e mbron deputetin nga çdo vendim gjykatash pa miratim Kuvendi. Kjo ndodhi me Berishën dhe Kuvendi certifikoi atë që gjykata bëri gabim. Berisha është kryetari i PD, ne jemi bashkuar me diversitet, ku na bashkon historia e PD”, tha ai.

Gjekmarkaj u ndal dhe te komisionet hetimore të cilat u miratuan nga Kuvendi të enjten e shkuar, ku ha se do të bëhet transparencë për eurot e sterilizimit dhe dritëhijet e tjera.

Ndërsa për Reformën Zgjedhore, tha se do të donte që ajo të reflektonte vërejtjet e OSBE.

“Komisionet hetimore do të bëjnë transparencë, opozita është aty për të bërë transparencë për 200 milionë eurot e Sterilizimit dhe dritëhijeve të tjera. Nëse Parlamenti nuk e voton raportin, në fund dilet me dy raporte dhe është çështje vullneti e mazhorancës për të ruajtur eksponentët e saj. Beteja e opozitës do të jetë e fortë dhe nga pikëpamja morale do jetë betejë e fituar.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, do doja që ajo të reflektonte vërejtjet e OSBE që shtohet pas çdo procesi zgjedhor që mazhoranca e Edi Ramës ka bërë këto vite. PD duhet të punojë për të futur në Kushtetutë qeverinë teknike para zgjedhjeve, ku besimi mes palëve është masakruar pas përdorimit të krimit për të mundur opozitën. Shqipëria e ka jetike këtë. Nuk do ta arrijmë me luftë, por do kontribuojmë që shoqëria të bëjë presion dhe të kërkojmë kuptim nga aleatët ndërkombëtare për të arritur një qeveri teknike, jo vetëm për këto zgjedhje, por në fundin e çdo mandati”, u shpreh ai

Continue Reading

Politike

Dy vulat e humbura të PD/Minxhozi: Bashën e keni në letargji

Anëtarja e Kryesisë së PD Taulanda Jupi ndërsa foli për ‘vulën’ e Partisë Demokratike u shpreh se nuk është një çështje që duhet ta zgjidhë gjykata, por sipas saj duhet të merrte një zgjidhje politike.

“Konflikti në PD në mënyrë të pashmangshme ka qenë i shtyrë edhe drejt gjithë kampit opozitar. Gjithmonë kam artikuluar që nuk është një çështje që duhet ta zgjidhë gjykata, por do të duhet të jetë një zgjidhje politike”, tha Jupi.

Ndërsa komentoi letrën e Agron Gjekmarkajt, drejtuar Apelit për vulën e Partisë Demokratike, theksoi se sipas saj nuk ka asnjë vlerë.

“Sot kam reflektuar kur për të disatën herë dëgjoj, do ta quaja deputet, por që nuk përfaqëson qytetarët e Lezhës. E vetmja punë që ka bërë është të ironizojë, me ca shkrime si të “Hostenit”. Sa i përket letrës do thoja nuk ka ndonjë vlerë. PD është partia zyrtare pavarësisht se mbetemi ende në konflikt gjyqësor për vulën dhe logon. Ky konflikt duhet të tejkalohet sepse ky konflikt i PD pasqyron krizën e thellë që është në skenën politike në Shqipëri. Në këtë skenë politikë un shoh të nevojshëm polin e tretë që ka filluar të ngrihet nga PD për të krijuar një pol besimi politik në raport me qytetarin. Prej dy vite e gjysmë janë bërë të gjitha përpjekjet që Komisioni të funksionojë. Mund të gjendet vullneti politik për një reformë zgjedhore që të sigurojë rregulla loje të qarta. Nuk ka sot ende një qëndrim publik, a janë apo jo për lista të hapura?”, tha ajo.

Skënder Minxhozi: Faktorë të ndryshëm politik kanë ide racionale të sakta të mbështetura në ligj. Por duhet të kenë peshën specifike që ndaj palëve të tjera që t’i bindësh. Kreun e partisë e kishit dhe e keni në letargji. Vizita e Blinken në Tiranë, e lëkundi, kartën amerikane. Pa Berishën në fushë Edi Rama e ka të vështirë të bëjë një fushatë elektorale sepse e ka shumë komod zotërinë në fjalë. Pra kjo është e dukshme.

Taulanda Jupi: Ne nuk na ndalon asgjë të shprehim qëndrimet dhe vizionin tonë për një reformë zgjedhore që mundëson mekanizma që respekton vullnetin e qytetarëve.

Continue Reading

Politike

U riktheva për t’u përballur me Edi Ramën dhëmbë për dhëmbë e sy për sy

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, njëherësh dhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se vula e PD-së po mbahet peng, ndërsa shton se kjo sagë nuk duhet të vijojë pa fund.

Gjekmarkaj tha se Sali Berisha është kryetari i PD-së dhe se ish-kryeministrit është sot i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë dhe pa dënim.

“Në momentet e para mendoj se gjykata ka patur vështirësi dhe është dashur një periudhë qartësie. Kur gjërat u bënë të qarta nuk besoj se kjo sagë duhet të vijojë pafund dhe nuk duhet vetëm paanësi, por dashuri për vendin në mënyrë që opozita të mos mbetet peng pasi ne duhet të përballemi me qeverinë e Edi Ramës. Bonuset e këtij pengu i mban mazhoranca dhe qeveria në një kohë kur gjykata duhet të jepte vendimin prej kohësh. PD duhet të kthehet plotësisht brenda kornizës së saj ligjore dhe t’u përgjigjet qytetarëve dhe mbështetësve.

Unë kam qenë nënkryetar i PD dhe dhashë dorëheqjen për të hapur rrugë që PD të kthehet te bashkimi. E bëra si akt përgjegjësie dhe e pranova sërish pozicionin e nënkryetarit si akt përgjegjësie dhe shans për t’u ri gritur dhe për t’u përballur me Edi Ramën dhëmbë për dhëmbë e sy për sy. Në optikën time aksioni opozitar ka qenë 5 muaj rezistence të paepur dhe dinjitoze, e shëndetshme për demokracinë. 

Këto protesta sollën zgjidhjen e kërkesave të opozitës. Opozita u përball me një rezistencë disa mujore të pazakontë, por konsistente dhe e gatshme të vazhdonte deri në limite, e detyruam qeverinë të tërhiqej dhe parlamenti të kthehej në shinat e Kushtetutës, së bashku me ndërkombëtarët. 

Kjo është e mira e kësaj proteste, ndërkombëtarët njohën opozitën e vërtetë dhe përpjekjen tonë për rikthimin e rregullit në Parlament. Mjafton që të ndizni televizorin për të parë kush është opozita e vërtetë. Janë numrat ato që vendosin dhe që kanë caktuar qartë kush është opozita shqiptare.

Sali Berisha është sot i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë dhe pa dënim. Secili mund t’i bëjë pyetje vetes si mund të konsiderohet arrestimi i tij, kur Kushtetua e mbron deputetin nga çdo vendim gjykatash, pa miratim Kuvendi. Kjo ndodhi me Berishën dhe Kuvendi certifikoi atë që gjykata bëri gabim. Berisha është kryetari i PD, ne jemi bashkuar me diversitet, ku na bashkon historia e PD”, tha ai.
Continue Reading

Politike

Zbythja, Ministri i Jashtëm i Greqisë: Beleri, çështje europiane dhe jo mes Greqisë dhe Shqipërisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis tha të mërkurën se rasti i Fredi Belerit duhet të shikohet si një shqetësim europian dhe jo si çështje dypalëshe mes dy vendeve në Ballkan.

“Kjo nuk është (çështje) bilaterale. Nuk është dypalëshe nëse një vend kandidat që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian respekton parimet e shtetit ligjor dhe të drejtat politike të qytetarëve të vet. 

Është një çështje europiane dhe duhet ta perceptojmë si të tillë që ta theksojmë në çdo forum”, tha ai për radion Skai.

Ministri grek kritikoi ndër të tjera mandatin e tejzgjatur të Jorgo Goros në krye të bashkisë gati një vit pas zgjedhjeve lokale ku u mund nga Beleri.

Ai e përshkroi këtë situatë si “një fyerje për çdo koncept europian të shtetit të së drejtës”.

Ndër të tjera, mediat greke raportojnë edhe lajmin e ditës së sotme se Goro ka dhënë dorëheqjen nga detyrat e tij pasi Gjykata e Posaçme vendosi arrestimin e tij për shpërdorim detyre.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING