Connect with us

Politike

Kjo nuk është çështje loje politike, është çështje parimore

Zoti Kryeministër, sot e nisët ditën me një video të postuar në Facebook tuaj përsa i përket masakrës së Krushës dhe ku përmendnin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, patjetër, sepse për atë bëhej fjalë, Zotin Lulzim Basha. Për ti dhënë fund gjithë ketij debati, a keni menduar se do të ishte më mirë për të marrë informacion nga OKB, EULEX, përsa i përket përfshirjes dhe rolit të Lulzim Bashës në ato vite, sepse, nëse më lejoni, gjykimi juaj dhe i Lulzim Bashës në gjithë këtë debat që po zhvillohe 5 muaj para zgjedhjeve është subjektiv.

Kryeministri Edi Rama: Cili është gjykimi im?

Të gjithë deklaratat që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe, po nëse mundeni t’u përgjigjeni pyetjes, nuk ka debat. 

Kryeministri Edi Rama: Nuk po bëj debat, por për t’u sqaruar, cili është gjykimi im në këtë rast. Gjykimi im është shumë i thjeshtë. Një përfaqësues i një familjeje, familje si familja që ka gjithsecili, i një ndërmarrjeje, i një organizate, i një media dhe për më tepër, një përfaqësues i një numri të caktuar qytetarësh dhe aq më shumë akoma, përfaqësues i një partie politike që për më tepër akoma pretendon të qeverisë vendin, ka një detyrë të patjetërsueshme, të mbajë qëndrime dhe të shikojë në sy njerëzit e të thotë atë që i takon në raport me çështje të caktuara dhe patjetër, në raport me çështje që lidhen me të.

Nuk flasim këtu për jetën private. Jeta private e secilit është, në këndvështrimin tim, e secilit, nuk është çështje publike. Nuk flasim këtu për punët private të askujt, këtu flasim për një detyrim shumë të thjeshtë, që një lider, një drejtues, një përfaqësues ka, të shpjegohet.

Patjetër që, në këtë rast, unë jam aspak i dëshiruar që këto akuza, që nuk i bëj unë, – unë nuk kam bërë asnjë akuzë, më thoni cilën akuzë kam bërë unë – por që i bëjnë njerëz që as nuk i kam takuar, as nuk i njoh fare, të mos jenë të vërteta. Nuk jam i dëshiruar të jenë të vërteta, por është detyrim i patjetërsueshëm. Nuk është detyrim që mund të kryhet duke më sharë mua, as duke ngritur teori konspiracioni, as duke i bërë bisht, as duke heshtur, as të nxjerrë partinë të bëjë deklarata. Ҫ’punë ka partia të bëjë deklarata, kjo është individuale.

Ëshë detyrimi im, në pozicionin që unë kam, që Lulzim Bashës t’i them shpjegohu.

Nëse Partia Socialiste, në kohën kur e ka drejtuar Fatos Nano, ka mbajtur një qëndrim të caktuar që bie ndesh me interesin kombëtar, gjë që nuk ka ndodhur, por nëse ka mbajtur dhe nëse ju sot më pyesni mua për atë qendrim, unë kam detyrë të mbaj pozicion sepse jam kryetar i Partisë Socialiste dhe është partia që unë drejtoj, pavarësisht se në të kaluarën nuk kam qenë unë në krye të partisë.

Partia Demokratike, bashkë me Lëzivjen Socialiste për Integrim në qeveri kanë votuar Rezolutën e KE-së, të ngritur mbi bazën e raportit famëkeq të Dick Martin. Lulzim Basha duhet të thotë “pse?” Ndërkohë që ne në opozitë e kemi votuar kundër. Kemi qenë dy palë shqiptare në Strasburg dhe kemi votuar në dy mënyra të ndryshme për një çështje që sot dhe prej kohësh e për shumë kohë më pas do e kemi gjithmonë pjesë të kësaj historie që jetojmë bashkarisht. Mund të ketë argumente, ta thotë pse e votuan “pro”. Për cilën arsye në botë, qeveria votoi pro? Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim votuan pro, pse? Ta thonë!

Këto janë thjesht dhe vetëm në funksion të detyrës që unë kam. Të gjitha të tjerat, që kjo po përdoret për zgjedhje, që kjo është politike, që po kërkohet të përfshihet Kosova në fushatë në Shqipëri, këto janë të gjitha dokrra që nuk kanë të bëjnë me arsyen, pse unë ngre këtë çështje, ne ngremë këtë çështje. Dikush që pretendon për më tepër të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët nuk mund t’i bishnojë nevojës për të dalë dhe për të thënë kam qenë këtu, kam bërë këtë, kam pasur këto arsye, kjo qëndron, kjo nuk qëndron, çfarëdo qoftë.

Por kjo nuk bëhet duke thënë që këtu ka një teori konspiracioni dhe një komplot të Edi Ramës me Top Channel-in. Kjo nuk funksionon. Kjo nuk bëhet duke thënë që Edi Rama kështu bën gjithmonë dhe po e bën prapë.

Ҫfarë bën Edi Rama mund ta gjykojë kushdo tjetër, por nuk mund ta gjykojë dot Lulzim Basha, në kushtet kur duhet të shpjegojë çfarë ka bërë ai e jo se çfarë bëj unë. Shumë e thjeshtë, është elementare. Në gjithë botën demokratike funksionon kështu. Është llogaridhënie përpara njerëzve e dikujt që pretendon të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët.

Nuk është çështja, ç’do të thotë një organizatë. Unë nuk jam hetues e nuk më intereson fare të jem. Por nuk do ti që ta dish se çfarë mendon realisht Lulzim Basha nga “A” tek “Zh”, pavarësisht se çfarë thotë Edi Rama, apo çfarë thotë ky apo ai, çfarë ngre apo nuk ngre një media, apo një media tjetër?

Patjetër që do.

Kjo është arsyeja pse unë e ngre këtë çështje. Është çështje karakteriale e rëndësishme. Është karakteri i lidershipit që gjithmonë testohet dhe gjithmonë është përpara njerëzve. Pastaj, e pëlqen apo jo, të tërheq apo jo, e quan arrogant apo e quan të përulur etj., këto janë të gjitha vlerësimë. Por është e pamundur, në këndvështrimin tim, që një drejtues, aq më tepër e një force politike që pretendon të qeverisë vendin, të mos ketë këtë tipar të karakterit, që të dalë dhe të përballet me çështje që kanë interes publik e jo më me çështje që kanë të bëjnë me atë vetë. Unë ndoshta e kam të ekzagjeruar këtë tipar që i dal përballë të gjitha çështjeve vetë, por t’i ikësh, t’i bishnosh, të bësh fletërrufe me partinë?! Të vë unë Partinë Socialiste që të vërë vulën dhe të nxerrë logon, për të bërë atë që duhet të bëj unë?

Është shumë e rëndësishme kjo për të gjithë njerëzit, sepse në fund të fundit jemi në sy të njerëzve dhe njerëzit duhet të na shohin e të na kuptojnë sa më shumë për atë që jemi, por minimalisht kemi detyrën t’ju themi atë që ne mendojmë.

U zgjata pak, por besoj jam i qartë. Nuk kam unë akuza. Akuzat konfirmohen nga heshtja e gjatë, nga shmangja e vazhdueshme për t’u përballur me to, nga akuzat apo kundërakuzat mbi ata njerëz. Unë nuk e kuptoj çfarë asyeje mund të kenë ata njerëz që sot i adresohen Lulzim Bashës, për t’iu adresuar Lulzim Bashës? Ҫfarë arsye mund të kenë? Pse nuk i adresohen Stamo Dumos, pse nuk i adresohen dikujt tjetër?

Nuk është bindëse të thuash që janë mashtrues. Pse janë mashtrues, për çfarë arsyeje? Për më tepër, teoritë e komplotit. Si mund të jem unë i interesuar që ta dëmtoj Lulzim Bashën në një pikë që të bëhet i papërdorshëm? Unë jam më i interesuar që ai të jetë i përdorshëm. Është një lule që nuk këputet, nga pikëpamja e lojës politike, po themi. Po këtu nuk është çështje loje politike, është çështje parimore. Kjo nuk zgjidhet duke më sharë mua.

Shumë faleminderit!

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Meta vijon kërcënimet: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi! Nëse është trim, le të…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në Syri TV, se Altin Dumanin e kontrollon Edi Rama dhe Engjëll Agaçi.

Meta tha se “reformën në drejtësi e kam bërë unë kur u miratua me 140 vota, ndërsa Rama në bashkëpunim me Lulzim Bashën bënë atë, që zgjodhën Arta Markun si Kryeprokurore me 69 vota”.

Dum Dumani po prish imazhin e SPAK. Dumani është një administrator i SPAK, nuk ka pse të ketë ndikim te asnjë nga prokurorët. Dumani është bërë një zëdhënës politik.

Ai të më hetojë dhe unë do e hetoj atë brez pas brezi, dhe cilindo që bën presione politike. Nuk është personale që Gjykatat përdoren për ti marrë vulën PD-së, nuk është personale që të tentosh të godasësh Ilir Metën”, tha Meta.

“A është trim, le të thërrasë atje Edi Ramën”, u shpreh Meta.

Kreu i PL-së tha se Dumani e ka tepruar shumë, duke ia përmendur emrin dhe duke i çuar edhe njerëz që të largohet nga Shqipëria.

“Kam menduar dhe kam shpresuar që ky Dumani do të bënte diçka, por e vërteta është që ajo që bëri me gazetarin Elton Qyno është shumë e rëndë, pasi këta bëjnë hetim me regji, ca i fshijnë dhe ca i hetojnë”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse ju duket habi t’i ndodhë edhe Metës?

Ilir Meta i ka intensifikuar sulmet e ndaj Altin Dumanit duke mos fshehur as shqetësimin se SPAK do ta fusë në burg ndërsa përmendi edhe sekuestrime florinjsh e pasurish të tij.

E ftuar në “Frontline” Silva Caka drejtuese e marrëdhënieve me publikun në PL u pyet nëse akuzat e Metës vijnë për shkak se ai ka paranoja që SPAK mund ta arrestojë përmendi rastin masës së arrestit caktuar ndaj Sali Berishës që e quajti skenar për të minimizuar opozitën. Ajo la të kuptohej se edhe Meta mund të ketë fatin e Berishës.

Flitet se ky është një lloj inskenimi që po bën Meta, një ndarje rolesh. Një paranojë e tij për akuzat ndaj SPAK apo ka diçka te vërtete?

Silva Caka: Deri tani nuk kemi asnjë lloj paranoje të Metës as për akuzë as për pretenca. Arrestimi i Berishës proces politik, pse të duket habi që të ndodhë ose të tentohet t’i bëhet edhe Metës. A është thirrur gruaja e Beqjas ndonjëherë për tu pyetur? Mos të duket e habitshme që ne e kemi thënë se tentativa më e madhe është për të minimizuar dhe zhdukur opozitën në këtë vend.

Continue Reading

Politike

Nis loja “polic i mirë, polic i keq”! Kryemadhi kundër Metës: Nuk e kemi betejën me SPAK-un

Deputetja e Partisë së Lirisë dhe bashkëshortja e llir Metës ka dalë kundër këtij të fundit sa i përket akuzave të ashpra në adresë të SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Monika Kryemadhi tha se nuk është peng i askujt, duke ju referuar SPAK-ut.

Duke folur për këtë të fundit, deputetja Kryemadhi u shpreh se Prokuroria e Posaçme nuk është betejë politike e Partisë së Lirisë.

Monika Kryemadhi: Për çfarë i duhet Partia e Lirisë Altin Dumanit? Po pse Altin Dumani dhe jo Prokuroria e Tiranës? Po pse jo gjykata? Pse jo KLP? Pse jo Edi Rama? Pse mo beteja e Partisë së Lirisë është SPAK-u?

Kujtojmë se gjatë 3 ditëve të fundit, Ilir Meta ka bërë akuza të forta në adresë të SPAK dhe kreut të kësaj prokurorie.

Continue Reading

Politike

Çfarë do të dalë nga celulari juaj i sekuestruar nga SPAK? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Gjatë një interviste televizive deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u pyet edhe për ndryshimet statutore që Ilir Meta njoftoi se do të ndërmarrë në parti.

Çfarë do të dalë nga telefoni juaj i sekuestruar?

Kryemadhi: Nga telefoni i sekuestruar do të dalin dashuritë e mia me Edi Ramën

Ajo foli edhe për deklaratat e fundit të Metës për nepotizmin.

Kryemadhi: Nepotizmi i ka zanafillat që në kohën e Partisë Socialiste. E bëri Edi Rama që të mos isha unë me Metën.

Unë mendoj se nepotizmi është argumenti I njerëzve sedentary që duhet të shmangin përgjegjësinë.

Në konvent do kandidoj me mendimet e mia për ndryshimet që kanë lidhje me meritokracinë. Do marrë pjesë në Konvent dhe do t’i ropozojë konventës mendimin tim.

E di që Reformën Zgjedhore Rama do ta dështojë.

Do propozojë që deputetët e Partisë së Lirisë të zgjidhen në bazë të meritokracisë edhe pse Edi rama do ta dështojë Reformën Zgjedhore.

Deputetët të futen në Kuvend në bazë të meritokracisë dhe votave që do të marrin.

Continue Reading

Politike

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Në përfundim të intervistës në Tv Klan gjatë së cilës Monika Kryemadhi foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirisë, sulmet e Ilir Metës ndaj SPAK dhe hetimet e këtij të fundit ndaj saj, deputetja e PL iu përgjigj edhe një pyetjeje personale.

Një nga pikëpyetjet më të mëdha është çfarë po ndodh brenda raportit bashkëshortor të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, përtej ndarjes politike. Përgjigjja e Kryemadhit ishte tronditëse pasi tha se ky raport është i ngrirë.

Pyetja e fundit, është personale megjithëse zgjidhni ju të përgjigjeni apo jo. Si është raporti juaj bashkëshortor me Ilir Metën?

Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, ka ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi këto konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike.

Të cilat reflektohen edhe në jetën private.

Patjetër që reflektohen sepse në qoftë se ne jemi dy njerëz të cilët punojmë nga mëngjesi deri në darkë në politikë, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme edhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë, është që njeriu sa të rrojë do të mësojë. Mendjelehtësia më e madhe si te burrat, edhe te gratë qëndron kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetër, por kjo nuk ndodh. Pse nuk ndodh? Nuk ndodh sepse marrëdhënia morale është shumë më e rëndësishme se marrëdhënia financiare.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING