Connect with us

Politike

Komision faktmbledhës për disa çështje që lidhen me Shqipërinë

Lulzim Basha në regjistrimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për legjislaturën 2017-2021, deklaron në CV e tij, se në vitin 1999 ka punuar si përgjegjës operacional i Zyrës së Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte. Gjë që konfirmon se Lulzim Basha të ketë kontaktuar dhe bindur dëshmitarin Melaim Bellanica, që ti dorëzojë atë provë të rëndësishme filmike. Kjo provë filmike do të hidhte shumë dritë mbi gjithë masakrën e Krushës. Të them të drejtën nuk gjej dot shpjegim se përse analistët e Lulzim Bashës priren për të bindur opinionin publik, se masakra e Krushës është sqaruar.

Ju ftoj ju mediave të shkoni në Krushë dhe të kuptoni se kjo çështje nuk ka marrë përgjigje nga drejtësia dhe fajtorët e vërtetë të Krushës ende nuk janë ndëshkuar.

E dyta, ka të bëjë me nevojën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, që të kryejë rolin e një komisioni faktmbledhës për disa çështje që lidhen me Shqipërinë.

Shumë herë është bërë pyetja se përse u kujtuan tani socialistët për këtë çështje? Duhet kuptuar qartë se deri në momentin e ngritjes së akuzës përkundrejt komandantëve të UÇK-së, të gjithë kemi besuar se historitë e “Netflix” që lidhen me gjoja krime lufte në Shqipëri, ishin sqaruar njëherë e përgjithmonë.

Këto çështje tashmë të ngritura në akt-akuzë përkundrejt komandantëve të UÇK-së “zgjojnë” përgjegjësinë morale, politike dhe institucionale të Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë gjen përgjegjësinë  në këndvështrimin e çështjeve të ngritura nga Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Besoj se biem të gjithë dakord që nuk ka turp më të madh se vota e përfaqësuesit të mazhorancës së asaj kohe Pro raportit të Dick Marty. Këtu nuk bëhet fjalë për një votë personale të Ilir Rusmailit, këtu bëhet fjalë për një qëndrim institucional të mazhorancës së asaj kohe, të konfirmuar edhe nga letërkëmbimet e konsultimeve me Ministrinë e Jashtme të asaj kohe.

Pra, vota e 25 janarit të vitit 2011, nuk ka qenë votë personale, por ka qenë votë e mazhorancës së asaj kohe e përbërë prej koalicionit PD-LSI.

Pyetje: Z. Balla, ju përmes këtij mekanizmi parlamentar po kërkoni të korrigjoni apo anuloni Rezolutën e Këshillit të Europës apo synoni të shfajësoni luftëtarët e UÇK-së? Cili është qëllimi juaj nëse nuk është të baltosni Lulzim Bashën?

Përgjigje: Lulzim Basha ka një çështje të karakterit moral në këtë situatë. Në asnjë moment nuk është objekt i punës sonë. Me heshtjen e tij historike, për çdo akuzë që ngrihet ndaj tij, thjesht dhe vetëm konfirmon të vërtetën. Shqetësimi ynë lidhet me nevojën që Shqipëria, si një vend sovran, me institucione, duhet që çështjet me historira të karakterit të ndodhive të krimeve të luftës në Has apo në Kukës, duhet të marrin fund.

Në Shqipëri, në mënyrë të njëpasnjëshme, janë kryer hetime nga institucionet e drejtësisë shqiptare. Në këtë këndvështrim, Shqipëria duhet të bëjë mbledhjen e të gjitha fakteve për të nisur më pas edhe një betejë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për të sqaruar këtë çështje.

Çfarë janë rezolutat në fund të fundit? Rezolutat ndërmerren nga institucione, Kuvendi i Shqipërisë për shembull, përmes së cilës vendosen disa detyra.

Në Rezolutën e 25 janarit 2011 janë vënë disa detyra. Mbi bazën e asaj rezolute më pas është ngritur një hetim prej EULEX-it, raporti për të cilin është publikuar në vitin 2014.

Është jetike përmbledhja e të gjitha fakteve nga ana e Shqipërisë. Më pas, qoftë delegacioni ynë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ,apo institucione të tjera ku jemi përfaqësuar, duhet të bëjmë një sqarim të pretendimeve se përgjatë luftës për çlirimin e Kosovës paskësh pasur krime lufte në Shqipëri.

Ju lutem mos i jepni zë idiotësive të Lulzim Bashës, i cili mundohet të fshihet pas gishtit. Nuk po rikthehet çështja e ashtuquajtur e Shtëpisë së Verdhë. Kush ka veshë e dëgjon dhe kush ka sy e shikon.

A mund të më thotë dikush se përse shqiptarët duhet të besojnë Lulzim Bashën dhe të mos besojnë Milaim Bellanicën? Përse unë duhet të besoj Lulzim Bashën dhe nuk duhet të besoj komandant Gashin? Në këtë këndvështrim, ku çdo ditë shtohet një dëshmi, z. Basha nuk flet.

Mes një qytetari të thjeshtë dhe dëshmitari të njohur sikurse është Milaim Bellanica dhe Lulzim Bashës, unë zgjedh të besoj Milaim Bellanicën.

Lulzim Basha e ka të gjithë hapësirën e nevojshme të dalë dhe të sqarojë këtë çështje.

Unë nuk komentoj deklaratat e askujt. Unë thjesht dua të shpreh se kjo çështje i takon atij ta sqarojë.

Dua të sqaroj dhe për ju, se nuk ka dhe nuk mund të ketë një Komision të Posaçëm për të sqaruar përgjegjësitë morale të Lulzim Bashës apo ku e ka çuar ai kasetën.

Pyetje: Z. Balla, përse duhet të fshehë z. Basha një kasetë që është bërë publike nga mediat ndërkombëtare? Këtë nuk kuptojmë?

Përgjigje: Sepse ju ende nuk e keni kuptuar dhe s’keni për ta kuptuar ndonjëherë, se ajo që kërkon dhe thotë z. Milaim Bellanica bën fjalë për një material prej 45 minutash, që nga momenti kur serbët kanë mbërritur në Krushë në pasditen e datës 23 mars 1999 deri në datën 25 mars kur ata janë larguar.

Ajo që i nevojitet historisë së zbardhjes së krimeve në Krushë ka të bëjë në lidhjen mes ekzekutorëve dhe të masakruarëve.

Ajo që ka ndodhur në Krushë ka edhe një pjesë tjetër, që nuk është fare në hetim, apo nuk ka një përgjigje nga vetë Serbia, që ka të bëjë me personat e zhdukur. Ndër personat e zhdukur në Krushë është edhe mendimtari më në zë i Kosovës në atë kohë, Ukshin Hoti. Sipas dëshmive, Ukshin Hoti është rrëmbyer më 25 mars 1999 dhe është dërguar në Serbi bashkë me 60 banorë të tjerë të Krushës, fati i të cilëve nuk dihet ende.

Pyetje: Z.Balla, pak më parë ish – kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është shprehur se Gjykatën Speciale në Kosovë nuk e ngriti as Lulzim Basha, as Sali Berisha e aq më pak Shqipëria. Gjykatën Speciale e ngriti vetë Parlamenti i Kosovës. Deklarimet e mazhorancës ndaj Lulzim Bashës janë të pabazuar në fakte dhe të dëmshme. Si e vlerësoni këtë koment të ish-kryeministrit?

Përgjigje: Unë nuk hyj në debat me politikën e Kosovës. Politika e Kosovës ka axhendën e saj. Ne kemi për detyrë të zbardhim dhe të ndihmojmë me sa kemi mundësi, që akuzat e ngritura ndaj komandantëve të UÇK-së, të supozuara që kanë ndodhur në Shqipëri, duhen zbardhur.

Nëse hyjmë në një debat të karakterit juridik do të pyesja sesi ka pasur mundësi një Gjykatë vendore në Kosovë, edhe pse dhomë e një Gjykate Ndërkombëtare, të ngrejë akuza për krime që gjoja kanë ndodhur në Shqipëri.

Në këtë këndvështrim, zbardhja sa më parë e çdo lloj ngjarje të ndodhur në Shqipëri është në dobi të qartësimit, se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga UÇK-ja në territorin shqiptar.

Personalisht jam i bindur se nuk ka pasur kurrë krime lufte nga UÇK-ja edhe në terrritorin e Kosovës . E vetmja gjë ka ndodhur në Kosovë, që po mundohet të fshihet sot, është genocidi serb ndaj shqiptarëve të pambrojtur.

Pyetje: A nuk mendoni se është më me vend që Shqipëria të zbatojë të drejtën e saj kushtetuese për të ngritur një padi apo për ti kërkuar llogari Serbisë për krimet që ka kryer në Kosovë?

 Përgjigje: E para, duhet të sqarojmë hapat. Ajo që kemi thënë dhe që po mundohem t’ua sqaroj dhe ju është se jemi në fazën e konstatimit, se kanë ndodhur krime lufte në Shqipëri. Të paktën kështu shkruhet në akt-akuzë.

Ndërkohë që këtu në Shqipëri, të gjithë biem dakord se nuk ka asnjë fakt apo hetim, që të ketë vërtetuar krimet e pretenduara.

Të gjitha këto duhen mbledhur dhe duhet të jenë pjesë e mbrojtjes së imazhit, integritetit dhe moralit të shqiptarit. Shqiptarët kurrë nuk kanë bërë luftë për pushtim. Shqiptarët gjithmonë kanë bërë luftë për t’u çliruar. Lufta për çlirim nuk është krim lufte. Lufta për çlirim është një akt moral, i ndershëm dhe i pastër. Meqenëse sot është edhe 26 – vjetori i krijimit të UÇK-së mendoj se jemi në momentin e duhur për të sqaruar këtë çështje. Më pas, pse jo, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Shqipëria të ndërmarrë një hap të rëndësishëm, përkundrejt hedhjes poshtë të gjithë baltës që janë përpjekur të hedhin mbi luftën çlirimtare të Kosovës.

Faleminderit!

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Ilir Meta e akuzoi si të blerë nga Veliaj, i përgjigjet nënkryetari i partisë: Më nxirr provat

Endrit Braimllari ishte “koka e parë e prerë” nga ristrukturimi i Partisë së Lirisë i nisur së fundmi nga Ilir Meta. Ndaj tij janë hedhur akuza të rënda, e ndërsa Meta flet për “tradhti”, “flirte me qeverisë” apo “çimka”, Braimllari thotë se në këto deklarata nuk ka asgjë të vërtetë.

I ftuar në “Debat” në A2 CNN nga Alba Alishani, Braimllari u shpreh se ai nuk ka bashkëpunuar me Engjëll Agaçin apo Erion Veliajn, siç është akuzuar.

“Nëse Endrit Braimllari akuzohet si bashkëpunëtor i Engjëll Agaçit apo i Erjon Velisë, nxirrni faktet. Nuk kam bashkëpunuar, zero, zero bashkëpunim dhe koha do jetë dëshmitari më i mirë, jam produkt politik i LSI, nuk tradhtoj idealet e LSI”, tha ai.

Braimllari tregon se nuk është dakord me Metën me aksionin që ka ndërmarrë së fundmi.

“Ilir Meta mund të ketë të drejtë për çështjen e organizimit të Partisë, dhe nëse do ishte vetëm kjo gjë dhe unë do isha i pari që do jepja dorëheqjen, por unë mendoj që në një aksion politik nuk është përgjegjës vetëm për një person. 14 maji nuk është vetëm i im, nuk lejoj që të hidhet baltë mbi angazhimin tim politik”, shtoi Braimllari.

Megjithatë, ai ka një mesazh për kritikët që ka brenda partisë.

“Disa menduan që kam ikur nga PL, unë nuk iki, ato që gëzohen e kanë shumë gabim. Unë nuk jam për këtë funksionim”, përfundoi Braimllari.

Continue Reading

Politike

Ligji për tatimet, Jorida Tabaku fton Profesionistët e Lirë në Kuvend

Mesazhi i deputetes së PD është publikuar në rrjetin LinkedIN.

Zonja Tabaku shkruan:
“Prej disa kohësh kam komunikuar me profesionistë të lirë këtu me ju por dhe të tjerë më gjerë në lidhje me ligjin e Tatimit për Profesionistët e Lirë që ka nisur të aplikohet që prej janarit 2024 dhe që Grupi Parlamentar i PD e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Në ndërkohë që interesi është tejet i lartë dhe gjithashtu edhe shqetësimi, kam menduar që të organizojmë një takim ditën e premte, 26 Prill ora 10 a.m, në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë për të koordinuar qëndrimet tona. Kjo pasi disa grupe të ndryshme interesi kanë shfaqur dëshirën dhe kanë depozituar dhe paditë e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Do t’ju isha shumë mirënjohëse dhe falenderuese nëse do të mundet të ishit në këtë takim nga çdo profesion që preket nga ky taksim si dhe në shpërndarjen tek miqtë a të njohurit të këtij mesazhi. Për çdo detaj në lidhje me pjesëmarrjen dhe konfirmimin ju lutem më shkruani në inbox. Ju falenderoj paraprakisht. Jorida!”

Këto hapa të deputetes së PD janë hedhur pasi ajo dhe Grupi Parlamentar i PD, pretendojnë se kryeministri Edi Rama po zbaton politika anti-kushtetuese kundër profesioneve të lira.

Continue Reading

Politike

Basha: Askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite më shumë sesa Ilir Meta

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh se “askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite më shumë sesa Ilir Meta”.

“Askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite sesa Ilir Meta. Është bërë pjesë e koalicionit qeverisë në mandatin e parë, është bërë president në mandatin e dytë. Dhe kjo simbioz vazhdon.” – u shpreh ai.

Basha: “Të gjitha akuzat e Metës ndaj meje janë një trillium. Është tashmë fakt i njohur jo vetëm nga demokratët, por dhe nga publik i gjerë që Ilir Meta vazhdon të ekzistojë politikisht për aq sa ekziston akoma. Se ka shumë që thonë që nuk ekziston më, është fundi i rrugës së tij, për shkak të trafikimit që i ka bërë votave dhe influencës së demokratëve. Mos harroni që në 2013-ën, pasi u denoncua nga zoti Rama për videon e famshme që shkaktoi dhe 21 janarin, u përqafua nga zoti Rama.

Shumë thonë për arsye të një këmbimi imuniteti nga pasojat e veprimeve të tij të mëparshme. Dhe më pas po me lojërat e tij politike, po nga Edi Rama u zgjodh president i Republikës. Pra, askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite sesa Ilir Meta. Është bërë pjesë e koalicionit qeverisë në mandatin e parë, është bërë president në mandatin e dytë. Dhe kjo simbioz vazhdon. Ju e mbani mend tërsëllimën me të cilën nisi çështja e hetimit të spiunit I.M. E kam fjalën në anën institucionale të çështjes.

Pra, në momentin që diçka futet në rrjedhën institucionale, institucionet duhet ta nxjerrin haptazi se cila është e vërteta. Dhe në veçanti autoriteti i dosjeve nuk mund të fle mbi këtë dosje, që vet e denoncuan, vet e çuan tek kryetarja e Kuvendit dhe nga këtu thirrja ime është e qartë: ose të nxjerrin dosjen, ose t’i kërkojnë falje Ilir Metës. Sigurisht nëse ndodh e dyta, është pazari tjetër i Edi Ramës me Ilir Metën.”

Continue Reading

Politike

Akuzon Metën?! Brahimllari: Të mendosh ndryshe s’është tradhti, më kanë sulmuar familjen

Endrit Braimllari, ish-nën kryetar, ishte ndër të parët që zgjodhi që të jepte dorëheqjen, mes tensioneve që kanë lindur brenda Partisë së Lirisë, me Ilir Metën shumë të ashpër për atë se çfarë po ndodh në partinë e themeluar prej tij.

I ftuar në “Debat” në A2 CNN me gazetaren Alba Alishani, Braimllari ka zbuluar arsyer se përse ka dhënë dorëheqjen. Sipas tij, e gjitha ishte një hap pas për të mos përsëritur të njëjtin skenar si në Partinë Demokratike.

“Kam bërë disa hapa pas sepse e gjykova të arsyeshme që duhet të veproja ashtu për të ctensionuar situatën brenda partisë, sepse gjykoj që energjia duhet të shkoj kundër qeverisë dhe jo brenda partisë, duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur me PD që prej 2 vitesh filloi me një debat të brendshëm, që i shërbeu vetëm Ramës dhe jo fuqizimit të opozitës, nuk doja të ribëja të njëjtën gjë”, u shpreh Baraimllari në A2 CNN.

Ai shtoi se dorëheqja nuk ka qenë e kërkuar nga Ilir Meta.

“Nuk ma ka kërkuar dorëheqjen Ilir Meta, personazhe që janë afër kryetarit të partisë nuk merren me keqqeverisjen, po me Endrit Braimllarin. Të mendosh ndryshe nuk është tradhti. Më kanë atakuar familjarët. Kush? Ai që po udhëheq veprimin”, shtoi ai.

Continue Reading

Politike

“Dosja 5D”/ Alimehmeti: Kërkuam mbledhje urgjente dhe audit të jashtëm, por…

Është rrëzuar kërkesat e opozitës për mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas akuzave ndaj disa ish-drejtorëve për dosjen “5D”.

Ilir Alimehmeti, kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, tha se kjo është fshehje pas gishtit, ndërkohë që kemi drejtorë të arrestuar për grabitjen e fondeve publike

Alimehmeti tha se 21 anëtarë të opozitës kanë dorëzuar që në mëngjes kërkesën për një mbledhje urgjente në lidhje me kryebashkiakun për të diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit.

Por edhe kjo kërkesë nuk është pranuar ditën e sotme, vendim ky që sipas Alimehmetit tregon frikë që kanë në bashki për transparencë.

 

 

Alimehmeti: Këshilli Bashkiak i Tiranës, vazhdon të mbajë me veprime ose jo një pozicion të paqartë përballë këtyre që po ndodhin.

Të vetmit ata që nuk duan të merren me këtë punë janë anëtarët e këshillit bashkiak të Tiranës.

I bëmë ftesë dhe me shkresë me dt.5 prill, për t’u bashkuar dhe për të kërkuar një mbledhje urgjente.

Jo vetëm që nuk iu bashkuan mendimin, por gjejnë dhe situata që ju nuk kishit firma mjaftueshëm,.

Ne sot paraqitëm një kërkesë me 21 firma, të gjithë të opozitës dhe menjëherë nisën artificat, jo kjo do të diskutohet në një mbledhje tjetër.

Nëse ata duan t’i lajnë duart dhe të fshihen pas gishtit për të mos bërë detyrën e tyre janë fajtorë më veprim ose mos veprim, në këtë rast janë fajtorë me mos veprim.

Është kërkuar ditën e sotme që në mëngjes për mbledhje urgjente dhe audit i jashtëm për financat, të gjejnë ata nëse ka vjedhje kjo bashki, e nëse nuk ka do të jemi të gjithë të lumtur.

Fakti që ata gjejnë artifica, tregojnë se ata kanë frikë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING