Connect with us

Politike

Komisionerja Marta Kos: Mali i Zi i pari në BE, më pas anëtarësohet Shqipëria

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Bashkimi Evropian pritet të zgjerohet në vitet e ardhshme, duke theksuar se Mali i Zi është i pari në radhë për anëtarësim, i ndjekur nga Shqipëria.
“Është tashmë mjaft realiste që Bashkimi Evropian të zgjerohet në vitet e ardhshme. Megjithatë, në shumë pjesë të Ballkanit Perëndimor ekziston ende skepticizëm nëse anëtarësimi është i mundur. Shpresoj që shembulli pozitiv i Malit të Zi dhe Shqipërisë të frymëzojë vendet e tjera të rajonit”, u shpreh ajo gjatë një konference në Freiburg.
Kos theksoi se marrëveshjet për anëtarësimin e vendeve të reja në Bashkimin Evropian do të përfshijnë një dispozitë të re, që i mundëson Komisionit Evropian të vendosë masa ndëshkuese në rast të mosrespektimit të rregullave dhe vlerave të Unionit.
Sipas saj, marrëveshja për anëtarësimin e Malit të Zi do të jetë e para që do të përfshijë mekanizma të veçantë mbrojtës, të bazuar në përvojën me Hungarinë.
Komisionerja shtoi se Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm për rreziqet e brendshme dhe duhet të ketë kapacitet për t’u mbrojtur.

“Nëse do të më kishit pyetur pesë apo dhjetë vite më parë, do ta quaja absurde. Por tani e kuptojmë se duhet të jemi në gjendje të mbrojmë veten”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se “kuaj troje” brenda Unionit nuk duhet të lejohen.

Advertisement