Connect with us

Kronike

Kontrolle “blic”, FNSH dhe Policia rrethojnë Fushë-Krujën

Forca të shumta policore janë vemndosur mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë-Krujës. Burimet i thanë NTV.AL se pritet të kryhen aksione në Rinas dhe malësinë e Krujës. Forcat policore nga reparti FNSH dhe janë ndarë në dy grupe, njëri  është nisur drejt Rinasit, ndërsa grupi tjetër ka në fokus Malësisë e Krujës. Këta të fundit pritet të ndërmarrin operacione në zbulimin e parcelave të mbjella me lëndë narkotike. Ditë më parë në malësinë e Krujës Forcat Operacionale kanë zbuluar lëndë narkotike në disa fshatra.

Kronike

Artan Hoxha rrëfen detaje mbi vrasjen e efektivit të Forcave Shqiponja në Fier

Artan Hoxha dha disa detaje të reja për ngjarjen e DJESHME që tronditi vendin, ku mbeti i vdekur efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.

28-vjeçari u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit, nga 23-vjeçari Azgan Mernic,  dyshohet për një konflikt të çastit.

Gazetari tregon se babai i tij është polic dhe e ka marrë lajmin për vdekjen e Novruzit në sallë operative. Ai gjithashtu tregon se vite më parë, kur punonte në Komisariatin e Hasit, ai ka vrarë një person tjetër për vetëmbrojtje.

“Në sallë operative ka qenë babai i vet, është polic. Informacioni paraprak është dhënë në sallë operative, imagjinoni çfarë kaosi është krijuar.

Babai i vetë ka qenë polic i Komisariatit të Hasit dhe për vetëmbrojtje ka vrarë një person në Has. Vazhdonte të ishte në radarët e policisë. Për t’i ikur asaj hasmërie ka zbritur në atë fshat. Pista e parë shkova te kjo, por Mernica janë të dëgjuar në Fier dhe mosha e tij është i ri”, tregon Hoxha.

Continue Reading

Kronike

Policia rrethon autorin që vrau policin dhe i sekuestron makinën, 23-vjeçari i armatosur

Azgan Mernica, djali që vrau policin është rrethuar në zonën e Apollonisë dhe po presin të bjerë nata që të ndërhyjnë, pasi është i armatosur, teksa është sekuestruar makina e tij.

Sipas infomacioneve paraprake, kërkimet janë përqëndruar në zonën e Apollonisë, ku dyshohet se autori është fshehur bashkë me armën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë fshatin Baltëz të Fierit, pasi një 28-vjeçar, punonjës i forcave “Shqiponja”, u vra me armë zjarri nga një 23-vjeçar.

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga.

Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia.

Dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota, si dhe për të zbuluar nëse mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po vazhdojnë operacionin për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Fier, Azgan Mernica.

Në kuadër të hetimeve për të zbardhur për vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Continue Reading

Kronike

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Kep Arapin

GJKKO ka rrëzuar kërkesën Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), i cili në datën 31 janar të këtij viti kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në një masë më të lehtë sigurie.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 260 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 83, datë 13.05.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin  nr. 138, datë 20.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në ligj dhe prova”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Rexhep Rapi i njohur si ‘Kep Rapi’ apo i “forti” i Durrësit ka rënë në prangat e policisë vitin e kaluar në Rinas. 60-vjeçari është i dënuar me 7 vjet burg për organizimin e emigracionit të paligjshëm nga shteti italian.

Rapi ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2021 në Durrës pasi i gjetën armë në lokalin e tij. Rapi lëvizte me mjet të blinduar ‘’Benz’’ i cili i është sekuestruar bashkë me një pistoletë që iu gjet në një çantë në banakun e lokalit. Rapi është me precedentë të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve.

Continue Reading

Kronike

U ekzekutua sot në Fier/ Efektivi i “Shqiponjave” në Fier ishte martuar vetëm para një muaji

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit. I riu, sipas burimeve nga mediat, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot ndërroi jetë, pasi u qëllua me armë zjarri nga 23-vjeçari Azgan Mernica.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit. Dyshohet se i riu është i armatosur.

Continue Reading

Kronike

Të shtënat në Bulqizë/ Reagon policia: Nuk ka të lënduar, po punohet për kapjen e autorit

Pas të shtënave në drejtim të një automjeti të parkuar në Bulqizë ka reagur edhe policia.

Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku shtetasi me iniciale F.T., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit me iniciale A.P.

Bëhet me dije se nuk ka persona të nduar nga të shtënat, ndërsa po punohet për kapjen e autorit. Gjithashtu vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING