Connect with us

Kosova

Kosova, Serbia e Bosnja, Konference Ndërkombëtare për të treja

Analisti serb Dushan Janjic shprehet se Bosnja dhe Hercegovina është pika e nxehtë numër një në rajon. Ai beson se kur të përfundojnë zgjedhjet në Serbi, Kosovë, BE dhe SHBA, do të mbahet një konferencë ndërkombëtare, ku do të prezantohen të gjitha zgjidhjet e diskutuara dhe të pranuara deri më tani.

Duke thënë se lufta në Ukrainë e ngriti çmimin e konfliktit të Kosovës dhe Bosnjës, Dushan Janjiç, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, tha se vlerësimet tregojnë qe skenari i muajit maj, kur demonstruesit sulmuan dhe plagosën 90 pjesëtarë të KFOR-it, aktualisht nuk mund të ndodhë, por askush nuk mund të garantojë që një gjë të tillë nuk do provokohet nga palë të tjera ose të treta.

Sipas tij, vlerësimet janë se Beogradi nuk do të dërgojë ushtrinë, policinë apo xhandarmërinë në veri të Kosovës dhe as nuk do të lejohet të kalojnë vijën administrative, e cila është një frikë që ka ekzistuar vitin e kaluar dhe se Beogradi nuk e dëshiron një skenar te tillë.

“Lista serbe në anën tjetër është e diskredituar dhe nuk mund ta mobilizojë popullin masivisht në këtë lloj aksioni” – u shpreh Janjiç, duke theksuar se vlerësimi është se nga ndonjë konflikt sado i vogël në Kosovë, ata që do të përfitonin më së shumti do ishin Putin dhe Rusia, për të demonstruar paaftësinë e NATO-s dhe Perëndimit për të kontrolluar një situatë kaq të vogël.

I pyetur nëse mund të kontrollohen konflikte të tilla të herëpashershme, Janjiq thotë se ato kontrollohen lehtësisht, por nuk ndalen.

Kosova

Arrestohet djali i Nehat Kullës, dhunoi njerkën me urdhër mbrojtje! Shkak konflikti për vilën e ‘gjeneralit’

Policia e Tiranës ka vënë në pranga, djalin e ‘gjeneralit të bandës famëkeqe në Tiranë’, Nehat Kullës.

 

I biri i Nehat Kullës, Robert Kulla është arrestuar për dhunë në familje. Sipas policisë dyshohet se 43-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj njerkës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.

 

Sipas policisë shkak është bërë konflikti për vilën. Të dy kanë certifikatë pronësia dhe akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim. Sipas policisë rasti është i përsëritur.

Djali i Nehat Kullës akuzohet për tre vepra penale.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.’- njofton policia.

Robert Kulla nuk është një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ai është arrestuar në shtator të 2016 si autor i dyshuar i një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, më 9 gusht të 2016. Në shtëpinë e Kullës policia gjeti disa mijëra euro të cilat dyshoheshin se ishin grabitur në bankën e nivelit të dytë. Por prokuroria gjatë kësaj kohe nuk arriti të vërtetojë se paratë ishin të bankës dhe për këtë arsye kërkoi lirimin e tij disa ditë pas arrestimit. Bashkë me Kullën u arrestuan Roland Liti dhe Alan Babameto.

Nehat Kulla, i njohur si “gjenerali”, një nga krerët e bandave në vitin 1997, ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në 16 qershor 2020 për shkak të Covid. Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë

Continue Reading

Kosova

Kurti në Ankara, bisedon për marrëdhëniet dypalëshe me Erdoganin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur të premten një vizitë në Turqi, ku ka biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe për mbrojtjen , njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Ky është takimi i dytë i Kurtit me Erdoganin në Turqi, pas atij në Stamboll në shkurt 2023.

“Diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, raportet ndërinstitucionale, zhvillimet rajonale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, si dhe ato të sigurisë e mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.

Kurti do të marrë pjesë të hënën në forumin e parë ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë, i cili, sipas tij, do të jetë mundësi për thellimin e marrëdhënieve dhe rritjen e investimeve mes dy vendeve.

Verën e kaluar, Kosova bleu dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Kurti tha asokohe se me blerjen e tyre, Kosova “është edhe më e sigurt”, dhe shtoi se oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar tashmë për përdorimin e dronëve.

Se sa dronë u blenë, nuk u bë e qartë atë kohë.

Sipas komunikatës të premten, Kurti e falënderoi Turqinë për mbështetjen që ajo i ka dhënë Kosovës në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

“Kryeministri Kurti…shprehu edhe falënderimin për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për votën e deputetëve turq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill të këtij viti dhe qëndrimin e Qeverisë së Turqisë në Komitetin e Ministrave të kësaj organizate”, thuhet tutje në komunikatë.

Asambleja Parlamentare e NATO-s e miratoi këtë muaj rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Kjo Asamble është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Por edhe pse Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës, edhe pse i kishte kaluar me sukses dy fazat e para, pasi Komitet të Ministrave s’e futi fare në agjendë votimin për anëtarësimin e saj, duke thënë se ajo nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe./REL

Continue Reading

Kosova

E trishtë/ U rrah nga tre infermieret në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ndërron jetë e moshuara

E moshuara e cila në nëntor të vitit 2022, ishte keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, rast ky i cili kishte tronditur opinionin publik, është ndarë nga jeta.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i familjes së të moshuarës.

Ai ka thënë se tashmë rrethanat e rastit janë ndryshe, pasi e dëmtuara në këtë rast ka ndërruar jetë, duke shtuar këtu se nga 31 tetori nuk është mbajtur as edhe një seancë gjyqësore për këtë rast.

Sipas tij, njëra nga të dyshuarat është deklaruar e fajshme, ndërsa dy të tjerat të pafajshme para gjykatës.

Të dyshuarave u ishte caktuar paraburgimi, ndërsa një vendim i Gjykatës Supreme i kishte liruar nga paraburgimi.

 

Continue Reading

Kosova

Pas zgjedhjeve në BE s’parashikohen ditë të mira për Kosovën, GLPS del me 3 skenare

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar një diskutim mbi tri skenare të mundshme që e presin rajonin dhe Kosovën pas zgjedhjeve që do të mbahen në Bashkimin Evropian.

Skenari i parë është që perspektiva integruese e Kosovës por edhe e të gjithë rajonit do të rrezikojë të përkeqësohet edhe më tej në rastin e një rritjeje të mundshme të së djathtës në Parlamentin Evropian.

Skenari i dytë parashikon zbehje të dukshme të politikës së zgjerimit të BE-së, duke qenë se e djathta ekstreme po rritet brenda Unionit.

Dhe sipas skenarit të tretë të GLPS-së, gjasat janë reale që së paku 20 % e eurodeptuetëve të ardhshëm do të jenë kundër anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.

“Skenari i parë dhe më i mirë, por që gjasat janë minimale të ndodhë është formimi i një koalicioni progresiv-liberal. Skenari i dytë është ai i Status-quo i cili do përfaqësonte një koalicion më qëndror, i cili pak a shumë ndërtohet mbi përvojën e udhëheqjes aktuale 2019 -2024, ku shumica e marrëveshjeve lidhur me Zgjerimin e BE-së në fakt kanë ndodhur. Kurse skenari i tretë dhe më i keqi do ishte ai i një shumice të fortë të qendrës së djathtë, ku partitë e së djathtës dhe asaj ekstreme të djathtë do merrnin shumicën e vendeve në parlament, dhe si pasojë, do udhëhiqnin edhe agjendën e BE-së”- thuhet në komunikatën e GLPS.

Në këtë diskutim ku kanë marrë pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka bërë të ditur se kanë nxjerrë edhe tri rekomandime përfshirë: -Izolimin e mëtejshëm të zërave kundër zgjerimit në Parlamentin Evropian, ku një shumicë e bashkuar pro zgjerimit duhet të dëgjohet me zë të lartë.

– Emërimin e një Komisioneri Evropian të fortë politikisht dhe teknikisht për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, domethënë, një figurë që mund të mbajë gjithashtu rolin e Zëvendës Presidentit të Komisionit Evropian, për të dërguar një mesazh të përkushtimit të sinqertë për Zgjerimin e BE-së, dhe –

Qeveria e Kosovës të mbetet e angazhuar në përpjekjet e saj për integrim në BE, pavarësisht nga një kontekst armiqësor ndërkombëtar gjeopolitikisht dhe ideologjikisht.

 

Continue Reading

Kosova

Paralajmërimi për hapjen e urës së Ibrit, Lista Serbe: Veprim destabilizues dhe i papranueshëm

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – ka reaguar pas paralajmërimit të Zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, se shumë shpejt do të hapet ura mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e Jugut me atë Veriut.

Ashtu edhe siç pritej, përmes një komunikate për media, nga partia që dirigjohet totalisht nga Beogradi zyrtar, kanë thënë se një veprim i tillë është i papranueshëm, dhe, sipas tyre, përshkallëzon situatën.

“Njoftimi i regjimit të Albin Kurtit se planifikon të hapë urën kryesore të qytetit në Mitrovicë për qarkullim të automjeteve është një veprim absolutisht i panevojshëm, i papranueshëm dhe përshkallëzues që synon destabilizimin e mëtejshëm të situatës në terren”, kanë propaganduar nga kjo listë.

Në të njëjtën kohë, sipas partisë që kontrollohet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, “kjo do të ishte një lëvizje tjetër e njëanshme që asnjë serb në Veri të Kosovës nuk do ta mbështeste, gjë që do të nxehte më tej tensionet dhe do të krijonte situata për vazhdimin e sulmeve me motive etnike ndaj serbëve”.

“Kujtojmë se situata aktuale është pjesë e marrëveshjes që u arrit në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe në të njëjtën kohë theksojmë se qarkullimi aktual nga pjesa jugore në Veri të qytetit është normale nga katër drejtime, mbi tre ura dhe një rrugë lokale, dhe nuk ka nevojë për ura që përfaqëson një pikë sigurie nevralgjike ku ka pasur qindra incidente ndëretnike dhe pothuajse një mijë inkursione të dhunshme nga jugu në Veri, të hapet në këto momente”.

Nga kjo listë i kanë bërë thirrje KFOR-it, EULEX-it dhe përfaqëseusve evropianë “që ta parandalojnë Kurtin që të shkaktojë një krizë tjetër dhe të pengojnë planin e tij për dëbimin e serbëve nga Kosova”.

“Ju ftojmë të reagoni urgjentisht dhe t’i tregoni publikisht regjimit në Prishtinë se hapja e urës nuk mund të bëhet pa pëlqimin e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës”, theksohet ndër të tjera në njoftimin e kësaj partie.

Ura mbi lumin Ibër, pas luftës në Kosovë, e ndau Mitrovicën në dy pjesë, në atë jugore që banohet me shumicë shqiptare dhe në atë Veriore, të banuar me shumicë serbe.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING