Politike
BUXHETI 1O MILIARDE EURO MIRATOHET ME 80 VOTA PRO
Pas më shumë se 14 orësh debatesh të forta, përplasjesh politike dhe replikash mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi ka miratuar me 80 vota pro dhe 20 kundër buxhetin e shtetit për vitin 2027, që këtë vit kaloi pragun historik të 10 miliardë eurove. Të gjitha amendamentet e opozitës u rrëzuan.
Deputetët e opozitës kundërshtuan ashpër paketën antidhunë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të kufizuar të drejtën kushtetuese për protestë. Në të njëjtën kohë, mazhoranca mbrojti nismën e qeverisë, duke argumentuar se masat synojnë parandalimin e akteve të dhunës dhe mbrojtjen e institucioneve, pronës publike dhe private.
Gjatë diskutimeve nuk munguan as përplasjet personale. Sali Berisha u përfshi në replika me ministrin e Kulturës, Blendi Gonxhja, ndërsa debat pati edhe me deputetin socialist Erion Braçe. Nga ana tjetër, Ulsi Manja shkëmbeu akuza me kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputetin Erald Kapri.
Pavarësisht tensioneve dhe kundërshtimeve të opozitës, mazhoranca vijoi procedurën parlamentare deri në votimin e projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027. Në momentin e votimit të buxhetit, kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit.
Miratimi i tyre me shumicë votash shënon përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme parlamentare të këtij viti, ndërsa debati politik pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, veçanërisht në prag të protestës së paralajmëruar më 28 nëntor.
Miratimi i tyre me shumicë votash shënon përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme parlamentare të këtij viti, ndërsa debati politik pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, veçanërisht në prag të protestës së paralajmëruar më 28 nëntor.