Connect with us

Aktualitet

‘Los Pepes’ në Shqipëri, Escobar dhe Martinaj

Pablo Escobar bëri shumë armiq gjatë kohës së tij. Disa prej tyre vendosën të luftojnë kundër dhe formuan Los Pepes për të rrëzuar Kartelin Medellín. Pablo Escobar ishte një nga bosët më famëkeq të drogës në botë. Me bazë në Medellin, Kolumbervi, mbretërimi brutal i Escobar mbi industrinë e paligjshme të kokainës mori mijëra jetë vetëm në Kolumbi. Goditjet e tij ndaj gjyqtarëve, zyrtarëve të qeverisë dhe Policisë ishin të shpejta dhe vdekjeprurëse. Ai madje kaloi kohë në një burg të pasur, të quajtur Katedralja, të cilin ai e ndërtoi.

Historia e 'Los Pepes', REPLIKA e grupit që vrau Escobarin,

Pablo Escobar

Por gjatë rrugëtimit të tij në botën e krimit, Escobar bëri më shumë se disa armiq. Njëri prej tyre ishte Fidel Castano, një zot rival i drogës, i cili ishte ndoshta edhe më brutal se vetë Escobar. “Pika e vlimit” së Castanos ndodhi kur Escobar vrau dy anëtarë të shquar të kartelit të tij – Fernando Galeano dhe Gerardo Moncada – kur ata vizituan Escobarin në La Catedral. Castano ishte planifikuar të ishte edhe vetë në atë takim, por ai nuk pranoi të shkonte.

Historia e 'Los Pepes', REPLIKA e grupit që vrau Escobarin,

Shefat paraushtarakë dhe krijuesit e Los Pepes, Fidel dhe Carlos Castaño.

“Më duhet pranoj që e vlerësoja Pablon në atë kohë, por jo aq sa e përbuzja,”– tha Carlos Castaño në një intervistë që dha për revistën Semana para vdekjes së tij.

Pablo Escobar, ishte në rregull derisa u shfaq “Los Pepes”.

Të ngopur me mënyrën sesi Escobar po shkatërronte gjithçka ndërtuan kartelet e drogës, Castano e mori situatën në duar. Ai organizoi Los Pepes, ose “Perseguidos por Pablos Escobar”, që përkthehet në Njerëzit e Persekutuar nga Pablo Escobar. Los Pepes mori fonde nga Cali Cartel, rivali kryesor i organizatës së Escobar. CIA dhe qeveria e SHBA madje ndihmuan Los Pepes-in të përpiqej të gjurmonte Escobarin duke u mbështetur në përpjekjet e Castanos për mbledhjen e inteligjencës. Castano hapi një zyrë në Medellin ku njerëzit erdhën dhe jepnin informacione rreth aktiviteteve të Escobar. E ndoqën derisa e qëlluan për vdekje.

Por Los Pepes ishin më shumë një organizatë terroriste sesa një grup paraushtarak. Për sa kohë që interesat e Escobar pengoheshin ose kufizoheshin, grupit nuk i interesonte dëmi kolateral. Në shkurt 1993, CIA u ankua se forcat qeveritare në Kolumbi po ndanin informacione me Los Pepes.

Grupi, nga ana tjetër, e përdori atë inteligjencë për të kryer valë bombardimesh si hakmarrje ndaj sulmeve me bombë të vetë Escobar. Për shkak se Escobar kishte kontakte në qeveri, zyrtarët kolumbianë mbështeteshin në mënyrë rutinore në Los Pepes si një organizatë jashtëligjore për të kryer drejtësi pa moralin e zbatimit të ligjit.

Madje një makinë bombë për pak vrau fëmijët e Escobar. Manuela Escobar, vajza e tij, u shurdhua pjesërisht për shkak të shpërthimit. Fushata kishte në shënjestër gjithashtu avokatët, mbështetësit e Escobar-it dhe këdo afër zotit të drogës.

Të gjithë kundërshtarët e Escobar dhanë para. Një herë Helmer ‘Pacho’ Herrera, një nga drejtuesit e Kartelit Cali, tha se ai kishte shpenzuar të gjithë pasurinë e tij duke u përpjekur të vriste Escobarin: ai investoi 30 milionë dollarë. Por kanë dhuruar edhe politikanë e biznesmenë. Ata u bënë një elitë e caktuar burokratike, me mbështetjen e heshtur të shumë kolumbianëve dhe që nuk u zbuluan kurrë.

Los Pepes dogjën një shtëpi fshati ku ai mbante vepra të artistëve spanjollë Picasso dhe Dalí. Dhe ata i vunë zjarrin koleksionit të tij të makinave të vjetra. Në mars 1993, mercenarë të veshur me forcat e sigurisë rrëmbyen ndërtuesin Guillermo Londoño Ëhite nga shtëpia e tij. Kufoma e tij u shfaq të nesërmen në mëngjes me një tabelë ku shkruhej: Figurë servili, iniciator i rrëmbimeve në shërbim të Pablo Escobar. Los Pepes.

Historia e 'Los Pepes', REPLIKA e grupit që vrau Escobarin,

Ditë më vonë mercenarë të tjerë, këtë herë të veshur torturuan deri në vdekje avokatin Raúl Jairo Zapata Vergara.

Përfundimisht, Los Pepes e detyroi Escobarin të fshihej. Ai jetonte në Los Olivos, në Medellin, në dhjetor 1993 kur inteligjenca kolumbiane përgjoi një telefonatë nga mbreti i drogës me djalin e tij, Juan Pablo Escobar. Policia kolumbiane, si pjesë e grupit të njohur si Blloku i Kërkimit, mbërriti në shtëpinë ku jetonte Escobar.

Por sërish Escobar u largua.

Në një skenë që të kujton një film të Hollivudit, bosi i drogës vrapoi nëpër çatitë në Los Olivos, megjithatë Escobar nuk mund të ikte aq shpejt. Plumbat në këmbë, në bust dhe në vesh vranë liderin më famëkeq të kartelit të drogës në Kolumbi më 2 dhjetor 1993.

Historia e 'Los Pepes', REPLIKA e grupit që vrau Escobarin,

Kufoma e Escobar

Dy polemika vazhdojnë edhe sot për vdekjen e Escobar. E para është se policia bëri një fotome kufomën e Escobar mbi çati, ndërsa e dyta është se Los Pepes mori meritën për vrasjen e tij.

Por Los Pepes po përmendet edhe në Shqipëri. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për të njëjtën persona, por për një grup të ngjashëm që mendohet se është krijuar për një person po aq të rëndësishëm, biznesmenin e lojrave të fatit, Ervis Martinajn. Deri më tani, gazetarë të kronikës së zezë, të cilët prej kohësh njohin aktivitetin e Martinajt pretendojnë se kundërshtarët e tij kanë bërë të njëjtën gjë.

Artan Hoxha thotë se: Është një grup, një grup mjaft i përgatitur, ka dalë katër herë në terren dhe të katra herët e ka realizuar misionin. Nuk ka dalë duarbosh. Këtu në Shqipëri është krijuar njësia ‘Los pepes’, njësoj si në Kolumbi për zhdukjen e Pablo Escobar. 6 apo 7 grupe të mëdha krijuan këtë njësi, pranuan edhe problemet mes tyre, ranë dakort vetëm që të nxirrnin jashtë loje Martinajn e skuadrën e tij. Pjesë e kësaj njësie të ngritur u bënë edhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Në mos Policia e Shtetit është palë, ka mbyllur sytë, po i lë rrugën hapur për të arritur atë qëduan. Pse u bë kjo? Sepse nuk mund ta thyenin ndryshe. Ligjërisht Martinaj ishte në kërkim për dëshminë e Dumanit se do të vriste Indrit Doklen, ishte i dënuar me 3 vite e 8 muaj, të tjerët që dënohen shkojnë në kokërr të burgut, por Martinaj jo. Për të nuk ishte njësoj. Kjo njësi e ngjashme me ‘Los Pepes’, shfrytëzoi të gjithë kontaktet me Policinë e Shtetit.

Madje sot ka shkuar edhe më tej…duke kërkuar llogari nga kryeministri Edi Rama.

Artan Hoxha ka rikthyer një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, e bërë gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, më 18 Prill 2021. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Artan Hoxha i kërkon Ramës që të japë informacion se ku e kanë dërguar “Los Pepes” (Los Pepes , një emër që rrjedh nga fraza spanjolle ” Perseguidos por Pablo Escobar “, ishte një grup vigjilent i përbërë nga armiqtë e Pablo Escobar) biznesmenin e lojrave të fatit, Ervis Martinajn. Ky i fundit është shpallur i zhdukur që prej javës së parë të gushtit. Po ashtu, gazetari shkruan se deklarata e Ramës ka qenë për Martinajn, por se përse do ta zbulojë në ditët në vijim.

Historia e 'Los Pepes', REPLIKA e grupit që vrau Escobarin,

Ervis Martinaj

““Patronazhimi”, e di jo vetem makinen, por edhe targen… Meqë e di, se në çfare makine levizte ai “drejtori” i lojërave të fatit!!!! Madje u dije dhe targen e makines….!!!! Zamet e ke, kontrolloje njehere sinjalin, se mos të kane derguar haber, ku e ka çuar ajo skuadra, qe perdor uniformen e forcave speciale… Në fund të fundit, ke nje detyrim, ligjor dhe moral, te na thuash çfare fati pati ai, “drejtori” i lojerave të fatit… Kur them “ti”, jo “rregjimi….por “patronazhimi”…. (“Los Pepes” made in Albania) Çeshtje fati shkoi kjo pune, apo nuk i hape dhe bastet online tani… (Kur dhe pse eshte bere kjo deklarate ndaj Ervis Martinajt, do e tregojme me vone). (Harxhoje nje sekond, beje SUBSCRIBE kanalin e Xhungel.al, në vijim do të gjeni materiale interesante),”-shkruan Artan Hoxha.

Megjithatë nuk përmend emra kur flet për anëtarët e kësaj organizate dhe as kush i financon. Ndërkohë që në vend “ziejnë” versionet për zhdukjen e një prej personazheve më të njohur të biznesit dhe jo vetëm. A ka vërtetë një “Los Pepes” të organizuar për të eliminuar Martinajn? Kush i eliminoi një nga një të gjithë ushtarët e tij më besnikë, edhe nipin e tij vetëm 23-vjeçar? Pse po përfshihet politika dhe ç’dinte Rama për të? Deri më tani askush nuk flet. Të vertetën e dijnë vetëm anëtarët e grupit (nëse ekziston) dhe Martinaj. Nëse është ende gjallë…

Aktualitet

Trafikonin drogë rrugëve të Anglisë, dënohet me 6 vite burg çifti shqiptar

Gjykata britanike ka dënuar me 6 vite burg një çift të rinjsh shqiptarë të cilët shpërndanin drogë nëpër rrugët e qytetit.

Gjatë operacionit të koduar “Sarah Albo”, i njëjti pesudonim që përdorej nga dy të rinjtë në kodet e tyre gjatë takimit me klientët, janë vënë në pranga Jurgen Kapica dhe Vinjola Geca, të dy 23-vjeç.

Ndërkohë gjatë arrestimit policia sekuestruar në cilësinë provës materiale 7 telefona, para “cash” dhe qese me kokainë.

Dy të rinjtë Kapica dhe Geca shpërndanin kokainë në disa raste të dokumentuara mes korrikut të vitit të kaluar dhe deri në janar të këtij viti, kur edhe u arrestuan.

Një gjykatë në Ipswich e dënoi Jurgen Kapicën me 3 vite e 4 muaj burg dhe Vinjola Gecën me 2 vite e 6 muaj burg

Continue Reading

Aktualitet

Përfundojnë Pashkët/ Fluks në doganën e Kakavijës, nis kthimi i emigrantëve në Greqi

Pas përfundimit të Pashkës Ortodokse në vendlindje emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisur kthimin për në shtetin fqinj.

Gjatë ditës së hënë në sportelet e daljes në doganën e Kakavijës është regjistruar fluks në rritje i këmbësorëve dhe automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Greqisë.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, janë regjistruar 3902 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 2162 në hyrje dhe 1740 në dalje, si dhe 1265 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 643 në hyrje dhe 622 në dalje.

Për evitimin e radhëve të pritjes në kufi Policia Kufitare në Kakavije po punon me 4 sportele në hyrje 3 në dalje në bazë të fluksit të lëvizjes në kufi, ndërkohë edhe pala greke po punon me ritme të përshpejtuara. Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës pritet të regjistrohet edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Continue Reading

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçares në lumin Buna

Pasditen e së hënë është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që i përket një prej fëmijëve të 39-vjeçares Alma Arrazi që u mbyt bashke me tre vogëlushët disa ditë më parë.

Mediat kanë publikuar pamjet tragjike dhe të rënda nga gjetja e trupit të pajetë në lumin Buna të Gresi Arrazit, 8-vjeçe.

Trupi i saj u gjet sot rreth orës 17:00, ndërsa dyshohet se është mbytur mbrëmjen e 2 majit. Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Alma Arrazit dhe të djalit 3 vjeç.

Nga familja e Almës, motra e saj, u ka thënë hetuesve se Erdgys Arrazi ushtronte dhune fizike e psikologjike ndaj 39-vjeçares e fëmijëve dhe vetëflijimi dyshohet se është pasojë e dhunës në familje.

Dyshohet se Erdgys Arrazi e tradhëtonte bashkëshorten e tij, për të cilën Alma kishte marrë dijeni. Madje pretendohet se Erdgysi e nxirrte live të dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës 9-vjeçe, Ergesës.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit të Bunës mbrëmjen e 2 majit bashkë me tre fëmijët e saj. Në kamerat e sigurisë, 39-vjeçarja është parë se para vetëflijimit, ka pirë kafe me kunatën, me të cilët është ndarë qetësisht.

Një ditë më pas, më 3 maj, Erdgys Arrazi ka denoncuar në polici largimin nga banesa të gruas me fëmijët. Por, kur një peshkatar i zonës gjeti të pajetë trupin e 9-vjeçares Ergesa, ai u kthye në të dyshuarin kryesor për shkaktin e vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij.

Continue Reading

Aktualitet

Vëllai i Erdgys Arrazit mohon akuzat për dhunë: Alma merrte ilaçe për depresionin

Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi, i cili akuzohet nga policia se ka shaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të tyre, ka mohuar akuzat për dhunë ndaj 31-vjeçarit.

Edisoni, i cili deklaron se i vëllai i tij nuk ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij. Më tej, ai thekson se Alma është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin.

Gjithashtu ai thekson se familja e tij ndodhet në një moment të vështirë dhe i kërkon autoriteteve që të lejojnë Erdgysin që të varrosë vajzën e dytë.

Deklarata:

Është një ngjarje shumë e rëndë që na ka ndodhur në familjen tonë sepse ende nuk janë gjetur dy trupat e tjerë dhe dy i kemi të vdekur. Dua të sqaroj opinionin publik se vëllain tim e njeh e gjithë Shkodra sepse ka punuar në servis celularësh. Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë. Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar. Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që ti hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot. Unë dua ti bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes. Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë patur probleme siç po akuzohet gjithandej. Unë dua që vëllai të vijë në shtëpi dhe të varrosim edhe vajzën tjetër që u gjet sot. Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi sëbashku dhe nëse ka patur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqata ose do e kishte gjetur një zgjidhje. Ne i kemi njoftuar për çdo gjë familjen e nuses tonë, që nga momenti i parë dhe deri më tani. Sot nuk kanë qenë në varrim por e dimë se dhimbja edhe për ata është po aq e madhe sa e jona. Edhe ata janë të respektuar nga ana jonë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar. Unë për vete kam tre ditë që kam dalë nga burgu. Bëra katër vite burg dhe nuk e di ende se për çfarë i bëra sepse me kanë dënuar për bimë narkotike gjë që nuk është e vërtetë.

Kafja me kunatën

Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët sepse kanë dalë shpesh sëbashku. Pasi kanë konsumuar kafen i ka thënë nuses time se do nisem  për në Durrës dhe do vijë të marrë vëllai. Nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë qëndrimit në kafe dhe është sjellë krejt normalisht. I ka thënë se kam folur me burrin për vëllanë tim dhe se do iki për Durrës sepse më merr vëllai.

Dyshimet për tradhti

Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore.

Continue Reading

Aktualitet

“Ajo pa videot e 18 vjeçares në telefonin e burrit”/ Jeta e errët me lidhje paralele që po bënte Ergys Arrazi

Teksa në Bunë e në Drin vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupave të Alma Bushati Arrazit dhe dy fëmijë vetë tjerë të saj, gjithmonë me një fije shprese se ata nuk kanë patur të njëjtin fat si vogëlushja 9-vjeçare që u gjet nga peshkatari Safet Hasani, mbrëmjen e 4 majit në zonën e njohur si Derragjat (një pjesë e vazhdës së lumit Buna, në afërsi të guroreve, rrugës së Velipojës).

Në media e kudo, flitet dhe hidhen hipoteza, të dhëna e detaje që dalin si me grimca, here ngazyrat e Policisë së Shtetit, here nga ato të Prokurorisë e herë-herë nga persona të afërt të njohur të familjes Arrazi e Bushati.

I gjetëm të gjithë të mbledhur bashkë, në një banesë private.

Të pashpresë për ndonjë të dhënë të re në lidhje me fatin e motrës, nipit dhe mbesës së tyre, por të traumatizuar nga ky vendim i Almës.

Ata, sidomos e motra, ishin në dijeni të të gjitha situatave që kishin ndodhur brenda 4 mureve ku jetonte Alma, Ergysi dhe 3 fëmijët e tyre të mitur.

Gjithçka kishte nisur shumë kohë më parë.  Kur Ergysi krijon një lidhje jashtëmartesore me një vajzë shumë më të re se ai.

Lidhje e cila vetëm sa u mor vesh nga bashkëshortja dhe u ndërprenë pas. Por kulmi do të ishte një tjetër lidhje e krijuar nga Ergysi, me një vajzë 18 vjeçare, prej kohësh ai bënte një jetë të dyfishtë.

Motra e Almës, Genta ishte prej kohësh në dijeni të jetës që bënte bashkëshorti I saj, por kishte vendosur ta pranonte për hir tëdashurisë dhe për hir të fëmijëve.

Genta e përshkruan kunatin e saj, Ergysin,  si një njeri të çuditshëm. Ndryshe kishte marrëdhënien me bashkëshorten, pra të motrën e saj, e ndryshe kishte marrëdhnien me fëmijët. Ai, sipas të gjithë familjes Bushati, i donte shumë ata.

Por dashuria për të shoqen ishte zbehur ndër vite. Jashtë kamerave, babai i Almës, Azem Bushati, thekson:

“I thashë vajzës sime, ti po e shikon që ai nuk të do më. Lëre të vazhdojë jetën e tij dhe ti vazhdo tënden. Por ajo më tha se nuk mundej ta merrte një vendim të tillë, pasi nuk vijmë nga një familje që ja bëjmë merr një e lësho një. Ne jemi mësuar që të vdesim me atë që martohemi. I thashë që bën mire të marrësh një hap sa nuk ështëvonë, pasi historitëtilla, nuk përfundojnë mirë”.

Mesa duket babai ka parandjerë një fund të hidhur.

Kohëve të fundit, sipas dëshmisë së Gentës, e motra e saj kishte përjetuar stres, të shkaktuar nga lidhja që bashkëshorti i sajkishte me një vajzë tjetër.  Madje ndër bisedë tregon për ardhjet e saj në Tiranë, dhe se si Ergysi, sa herë që largohej ajo së bashku me fëmijët, vinte dhe e kërcënonte, duke i thënë se fëmijët nuk janë të saj.

“O më nxirr fëmijët o ju vrava të gjithëve”, thonte ai.

E megjithatë, përtej këtyre sfidave, Alma kishte vendosur të rikthehej përsëri. Dhe të vazhdonte të qëndronte në shtëpinëe  një njeriu që nuk e donte dhe respektonte.

Së fundmi ata jetonin në dhoma të ndara. Ndërsa ka patur jo pak raste, sipas asaj që Alma  i rrëfente së motrës, që Ergysi e ofendonte dhe e fyente.

Kulmi kishte arritur muajin e fundit, kur në telefonin e bashkëshortit tësaj, kishte gjetur videot me 18-vjeçaren, me inicialin A.

Për lidhjen e Ergysit kishin qenë në dijeni të gjithë familjarët e tjerë të tij. Madje edhe kunata që ishte e fundit që takoi në kafene, Alma.

Në një bisedëqë ka pasur me Gentën, ajo i  ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kalon Ergys Arrazi së bashku me të dashurën e tij. Gjë që mesa duket ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shpirtërore të Almës. Duke e dërguar ndodhta edhe drejt një vendimi fatal.

Por si mësuan familjarët për zhdukjen e Almës me fëmijët?

Genta: “Ishte ora 22 e datës 1 maj, kur Eri (Ergysi) më mori në telefon dhemë pyeti nëse im vëlla ka marrë Almën për të shkuar në Durrës. E pyeta pse a nuk ka ardhur Alma në shtëpi. Më tha jo. Menjëherë mora tim vëlla dhe mu përgjigj nipi. E pyeta nëse ka ardhur halla dhe më tha jo.

Pyeta edhe vëllain nëse kishte folur me të. Provova ta merrja në telefon dhe telefoni i dilte i fikur. Nuk ka ndodhur asnjeherë që Alma  të rrijë gjatë pa folur me mua. Vetëm atë ditë kemi folur më pak se çdo here tjetër./ VoxNews

Continue Reading
Advertisement

TRENDING