Connect with us

Kosova

LVV-ja fiton terren, ish-opozita humb vota

Pas numërimit të 98.12 për qind të votave nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Kjo parti ka grumbulluar gjithsejtë 428 mijë e 927 vota apo 49.55 për qind.

E dyta është vendosur Partia Demokratike e Kosovës me 182 mijë e 973 vota apo 21.14 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës u pozicionua e treta me 118 mijë 271 vota apo 13.66 për qind.

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës grumbulloi 49 mijë e 326 vota apo 5.70 për qind.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja grumbulloi 396 mijë e 787 vota apo 42.30%, PDK u rendit  e dyta me 196,474 apo 20.95%, LDK e treta me 171,357 apo 18.27%, Koalicioni AAK-Nisma u rendit e katërta me 66,256 vota apo 7.06%.

Sipas numrit të ulëseve që kanë siguruar në Kuvendin e Kosovës, partitë ishin renditur kështu: LVV me 48 deputetë; PDK me 24 deputetë; LDK me 20 deputetë; Lista Serbe me 9 deputetë, AAK-Nisma me 8 deputetë.

Krahasimi i rezultateve zgjedhore mes zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe atyre të 9 shkurtit tregon ndryshime të dukshme në mbështetjen për partitë politike.

LVV-ja shënoi rritjen më të madhe, duke fituar 32,140 vota më shumë, respektivisht +7.25 pikë përqindje (nga 42.30% në 49.55%).

Në anën tjetër, PDK-ja pësoi një rënie të lehtë me 13,501 vota më pak, megjithëse përqindja e saj shënoi një rritje simbolike prej +0.19 pikë përqindje.

Rënie më të theksuar shënoi LDK-ja, e cila humbi 53,086 vota, përkatësisht -4.61 pikë përqindje krahasuar me zgjedhjet e shkurtit.

Po ashtu, AAK-ja (krahasuar me koalicionin AAK–Nisma në shkurt) pati një rënie prej 16,930 votash, apo -1.36 pikë përqindje, duke reflektuar tkurrje të mbështetjes elektorale në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Advertisement