Connect with us

Pinknews

“Malësorja e mamit”, vajza e Emina Cunmulajt vesh kostum tradicional dhe u jep mësime valleje shokëve të klasës

Ajo është ndër personazhet shqiptarë që ka arritur të korrë sukses edhe në Amerikë. Ndonëse është larguar në një moshë shumë të vogël nga vendlindja e saj, ajo nuk i ka harruar asnjëherë traditat e kulturën shqiptare. Bëhet fjalë për modelen Emina Cunmulaj, e cila tashmë po u mëson edhe vajzave sa më shumë nga kultura shqiptare.

 


 

Këtë e ka treguar herë pas here vetë Emina me anë të postimeve në rrjetet sociale. Emina ka zbuluar së fundmi se vogëlushet e saj kanë mësuar edhe të kërcejnë valle popullore shqiptare dhe këtë do ta shpalosin edhe tek shokët e tyre të huaj. 

Modelja ka postuar në Instagram një video, ku vajza e saj e madhe shihet e veshur me një kostum tradicional të zonës së veriut.“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”, ka shkruar Çunmulaj përkrah videos.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *