Connect with us

Politike

Mazhoranca pro nismës së Alibeajt për dekomunistizimin

Partia Socialiste është shprehur pro projektligjit të sjellë nga PD e Alibeajt në gusht të vitit të kaluar për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist. Në komisionin për Edukimin dhe Mjetet për Informimin, deputeti i PS, Florian Spaho ka thënë se mazhoranca do ti votojë këto ndryshimet ligjore. Spaho ka shigjetuar Berishën si shkak të vonesës së miratimit të ligjit.

“Për sa u përket 32 viteve që u kërkua falje, ju keni patur të gjitha mekanizmat për ta bërë në vitet pas komunizmit, por në krye të partisë tuaj keni patur një prej tyre, që ka drejtuar partinë Demokratike. Ndoshta ka patur interesat e veta. Për sa i takon qëllimit, ajo që doja të sillja në relacion, një thellim bashkë me institutin e studimit të krimeve të pasojave të komunizmit, të fokusohemi te gjenocidi kulturor. Do ta votojmë, unë shpreh votën pro këtij projektligjit.”- tha Spaho.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj më herët prezantoi ndryshimet ligjore, ku dhe kërkoi ndjesë për vonesën në sjelljen e këtyre ndryshimeve ligjore.

“Është e vonuar, në fakt, ndjesë që nuk u drejtohem ju kolegë të së majtës pasi skam asnjëlloj të drejte, port ë së djathtës që kemi qenë kaq të vonuar. Kemi patur dhe mundësitë dhe detyrimin, misionin politikë, shtysën, po të duam ne të asaj pjese të shoqërisë që na ka mbështetur dhe se kemi bërë. Ndjesë drejtuar të gjithë shoqërisë shqiptare. “, tha Alibeaj.

Deputeti i PS, Petro Koçi, tha se mazhoranca është përpjekur përmes nismave të caktuara, muzeve si Bunk’art apo Shtëpia që brezat e rinj të informohen mbi atë çfarë ka shkaktuar diktatura në Shqipëri.

“Në thelb projektligji është i mirë, por i komplikuar, duhet një shqyrtim më i detajuar. Jam dakord me idenë e konsultimit pak më të gjerë”-tha Koçi.

Çfarë parashikojnë ndryshimet ligjore:

Nisma për dekomunistizimin e Shqipërisë titullohet “për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist”. Nisma ligjore e PD së Alibeajt parashikon ndalimin e simboleve të regjimit totalitar komunist, i veprave intelektuale për propagandë, i materialeve audio-vizuale për propagandë dhe i propagandës në veprimtaritë politike. Me simbole të regjimit komunist, nënkuptohet ‘fshirja’ e yllit të regjimit komunist, yllit të kuq shqiptar me pesë cepa, shallit të kuq me tre cepa, të flamurit me akronimet e PKSH dhe PPSH, të stemës “pushkë, kazmë dhe libër”, të stemës “drapër dhe çekan”, himni i Internacionales Komuniste, shenja përkujtimore dhe shënime të dedikuara për personat kyç në PPSH. Gjithashtu, parashikohet heqja e monumenteve, lapidareve, parullave, citateve të personave kyç në PPSH, heqjen e emrave të qyteteve, rretheve, vendndodhjeve, rrugëve, shesheve, urave, emra ndërmarrjesh, institucionesh ose organizatash që përmbajnë emrat ose pseudonimet e personave kyç në PPSH dhe të punonjësve të organeve të diktaturës komuniste apo emra që tregojnë aktivitete dhe ngjarje të lidhura me veprimtarinë e PPSH, duke përfshirë edhe ditë përkujtimoresh të festuara nga kjo parti.

Me ndalimin e veprave intelektuale për propagandë nënkuptohet ndalimin e veprave letrare, publicistike, leksionet, predikimet, fjalimet, çdo krijim tjetër me gojë, krijimet dramatike, kompozimet muzikore, krijimet koreografike, krijimet audio-vizuale, krijimet kinematografike dhe krijimet e tjera audio-vizuale të krijuara në mënyra të ngjashme me ato kinematografike, veprat radiofonike, krijimet e artit pamor në fushën e pikturës, skulpturës dhe grafikës, artet dekorative monumentale, krijimet arkitekturore që përfshijnë vizatimet, planet dhe skicat.

Parashikohet zhdukja e fotografive, listat, hartat, krijimet hartografike, krijimet shkencore, monografitë, studimet, leksionet universitare, librat shkollorë etj.

Ligji për dekomunistizimin, Açka: Ata që shkruanin për Enverin në diktaturë më të ndershëm se ata që sot bëjnë romane për Berishën dhe Ramën

Deputetja e PD-së, Flutura Açka, gjatë diskutimit të projektligjit  të dorëzuar nga PD e Alibeajt për dekomunistizimin, solli në vëmendje edhe njëherë situatën e shkrimtarëve gjatë kohës së diktaturës.

Ajo tha se shkrimtarët që kanë shkruar poezi për Enverin, janë viktima dhe jo fajtorë. Ndërsa duke e krahasuar situatën e atëhershme me aktualitetin, Açka tha se shkrimtarët asokohe janë më të ndershëm sesa personat që sot shkruajnë romane dhe poezi për Ramën dhe Berishën në kohë demokracie.

“Ne nuk ia kemi shpjeguar shqiptarëve që ata që kanë shkruar poezi për Enverin, janë viktima jo fajtorë. Ne i kemi futur në një kallup të gjithë dhe i kemi dënuar edhe publikisht pse ata kanë shkruar një poezi për Enverin. Po ta kishim bërë këtë debat publik me kohë, këta njerëz nuk do të ndiheshin sot viktima dhe të intimiduar. Ne duhet ti mbrojmë ata duke u shpjeguar qasjen ashtu siç është e vërteta. Nëse nuk e bëjmë këtë gjë, do ti lëmë viktima të kohës së tyre.

Është më e ndershme ajo që kanë bërë ata që kanë shkruar një poezi për Enverin në atë kohë, sesa ata që shkruajnë romane sot për Sali Berishën dhe libra e poezi për Edi Ramën në kohë lirie. Midis të dyve, zgjedh të parët që e kanë bërë në kushte dhune sesa këta që e kanë bërë në kushte lirie. E vërteta u duhet thënë siç ka qenë”-tha deputetja e PD.

Politike

Surpriza nga avokati: S’ka hetim ndaj Metës! Dumanin e shau se…

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj, në një live Skype, ka akuzuar SPAK se po sulmon opozitës “24 orë, në kundërshtim me ligjin”.

I pyetur nga Drejtori i përgjithshëm i informacionit Robert Rakipllari, se përse Ilir Meta zgjodhi të shpërthente ndaj SPAK në këto momente, duke cituar disa nga deklaratat që vetë ai ka bërë publikisht, Gjokutaj tha se ai para se të jetë politikan, është shtetas dhe familjar. Më tej ai shtoi se ndaj Metës nuk ka proces hetimor.

Rakipllari: Pse shpërtheu Meta tani? Ai ka thënë vetë ‘Dumdumani’ po më heton, ka marrë peng vjehrrën time, laraska etj etj, këto janë fakte…

Gjokutaj: Mos harroni që Meta është shtetas, familjarë dhe pastaj politikan, politikan në opozitë. Kjo opozitë është në këtë gjendje sot për shkak jo të garës së humbur, por investimit të SPAK 24 orë kundër opozitës, në shkelje të ligji. Ndaj Metës nuk ka proces! Arrestimi i Berishës është ogur i zi për gjithë opozitës, këmba alarmi për një drejtësi të kapur me regji siç është SPAK.

 

Continue Reading

Politike

Përse u zhgënjye nga Lulzim Basha? Gazment Bardhi: U largova prej tij kur kuptova që…

Gazment Bardhi ishte krahu i djathtë i Lulzim Bashës kur ky i fundit drejtonte Partinë Demokratike. Ai qëndroi në krah të tij edhe kur nisi përçarja e madhe mes demokratëve.

Por më pas u largua nga Basha dhe sot nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, teksa Bardhi është bashkuar me grupimin Berisha dhe drejton grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin Opinion Gazment Bardhi ka treguar përse ndodhi çarja mes tij dhe Lulzim Bashës.

Continue Reading

Politike

Blushi kërcënon Ballën e Veliajn: Do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi është shprehur se protestat para bashkisë do të vijojnë derisa të largohet Erion Veliaj, ndërsa bëri thirrje ministrit të Brendshëm dhe Erion Veliajt që të mos i provokojnë qytetarët.

“Nuk do të tërhiqemi deri ditën kur të largohet Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për ndotjen nivelit të ajrit mbi 20 herë mbi normat e lejuara nga Organizata e Botërore Shëndetësisë që vit pas viti shkakton viktima në Tiranë. Dhe sot edhe fëmijët e porsalindur janë alergjikë pikërisht për një fajtor që quhet Erion Veliaj.

Nuk do të tërhiqemi nga protestat për sa kohë të mos ketë ndëshkim për rrëmbimin e pronave të ligjshme të qytetarëve dhe për shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve nga Shkoza në Unazë të Re deri në Laprakë. Nuk tërhiqet Opozita e kam deklaruar edhe në protestë dhe gjithë Opozita e ka deklaruar.

I bëjmë thirrje Taulant Bekojarisit dhe Erion Veliajt të mos provokojnë qytetarët, sepse do të përfundojnë më keq se ata deputetët që keni parë ju në Ukrainë, në kosh të plehrave jo në mënyrë figurative, por në kosh të plehrave fizikisht” tha Blushi  në konferencë për median.

 

Continue Reading

Politike

Vizita ‘private’ e Ramës në Greqi, Mitsotakis i shqetësuar se mund të ndikojë te vota e shqiptarëve

Vizita e Kryeministrit Rama për të takuar shqiptarët që jetojnë në Greqi me 12 Maj duket se ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare. Shkak, sipas mediave greke, lidhet me frikës se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.

Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Pavarësisht këtij pretendim A2 CNN ka mësuar se vendtakimi i Ramës me shqiptarët që jetojnë në Greqi është caktuar në një ambient privat dhe jo një hapësirë publike. Kathimerini, thotë se ju referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kreministria nuk ka një reagim për këtë çështje edhe pse A2 CNN u interesua pranë ekzekutivit shqiptar nëse ka marrë zyrtarisht një kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Por gjatë ditës së enjte në aktivitetin në Bashkinë e Tiranës, për nder të Ali Ahmetit, Edi Rama duke thumbuar rolin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi se vetë ai nuk ka asnjë qëllim të ndikojë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve.

Por pyetja që mbetet është nëse lidhet ky mesazh i Edi Ramës vetëm përzgjedhjet kur janë të përfshirë politikanë shqiptarë apo i drejtohet edhe fqinjit tonë jugor.

Continue Reading

Politike

Betejat e opozitës, Kulluri: Protestat para bashkisë, teatër dhe shfaqje e inkoherencës

Sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus për betejat politike të opozitës.

Përmes një lidhjeje direkte me Skype Kulluri analizoi zhvillimet e fundit politike, përfshirë sulmet Berisha – Meta ndaj SPAK, tek “amnistia” e të korruptuarve dhe protestat e opozitës para bashkisë Tiranë.

Në intrevistën për gazetarin Roland Zili, Kulluri tha se protestat e opozitës para bashkisë Tiranë kanë pjesëmarrje të ulët.

Kulluri e cilësoi aksionin e opozitës si “teatër dhe shfaqje të fundit të inkoherencës së kësaj pjese të opozitës”.

Pjese nga intervista

Roland Zili: Kohët e fundit kemi parë një ashpërsim të aksionit opozitar nga grupi që drejtohet nga Beridsha dhe Meta. Kujtoj këtu sulmet ndaj SPAK dhe protestat para bashkisë: a mos po mbetet në hije partia demokratike e drejtuar nga Basha?

Evin Kulluri: Duhet të kemi parashysh një gjë që protestat nuk bëhen me 50 policë civile, 200 turistë kinezë, 200 njerëz mbështetës të Berishës dhe Metës dhe 300 policë me kapele. Duhet të jemi realistë dhe të themi se ato protesta kanë një pjesëmarrje shumë të ulët. Mungon koherencë në mënyrë skandaloze në veprimet e kësaj pjese të opozitës. Së pari skandali më i madh i bashkisë Tiranë nuk është 5D, por është çështja e inceneratorëve dhe unë nuk kam parë as Këlliçin, Berishën apo Metën të shkojnë të protestojnë në Kavajë të drejtuar nga kandidati i “Bashkë fitojmë” i cili ka paguar gati 1.5 mln euro për inceneratorët njësoj si Veliaj dhe kryetarë tjerë të bashkive të PS-së. Së fundmi nuk e kuptoj dot këtë acarim, këto akte ekstreme ndërkohë që janë ulur dhe kanë bërë një Pazar të shpifur në kurriz të protestuesve që nuk u liruan nga amnistia për shkak se nuk donin këta dhe u liruan 80 njerëz nën hetim për korrupsion nga mazhoranca. Ky aksion që ju e quani ta ashpër dhe radikal, në fakt është teatri dhe shfaqja më e fundit e inkoherencës së kësaj pjese të opozitës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING