Connect with us

Politike

Mbështetësi i Belerit e pështyu/ Reagon Vangjel Tavo: Kjo është një stuhi në…

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, pas zgjedhjes së kryetares së komanduar të Himarës, u shpreh se procedura ishte në përputhje me ligjin.

Ai u shmang pyetjes se përse nuk kandidoi për drejtimin e Himarës, duke u shprehur se “ka shumë punë për të bërë për komunitetin e qytetit“.

“Sot jam prefekt i caktuar i qarkut të Vlorës. Kemi shumë punë para për të bërë. Kemi angazhime, kemi shumë punë për komunitetin e Himarës, s’ka të bëjë fare me kandidimin ose jo timin. Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se në kushtet e krijuara që kryetari i zgjedhur i bashkisë është para drejtësisë, Himara nuk mund të lihet pa qeverisur dhe në këto kushtet zbatojmë ligjin për qeverisjen vendore. Ligji e ka të qartë. Unë jam prefekt dhe do të zbatoj ligjin deri në fund”.

Ai reagoi edhe për incidentin, ku një nga mbështetësit e Fredi Belerit e pështyu në mbledhje. “Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’ tha ai  më tej”, tha ai.

Politike

Meta s’i ndahet Dumanit: Ai është kancelari i SPAK-ut që përcjell shkresat për llogari të Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse është thirrur në SPAK, për dosjen CEZ-DIA. I ftuar në A2 CNN në Debat me Alba Alishani, Meta tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, “për qejf të Edi Ramës”.

“Unë kam qenë në SPAK shumë seriozisht, për një çështje qesharake. Edhe për Cez DIA nuk kam asnjë lidhje unë, jo ka qenë në 2019 kur kam qenë në kulmin e presioneve që të shkelja Kushtetutën.  Unë atje jam thirrur për qejfin e Edi Ramës, por kam shkuar për të respektuar”, tha Meta.

Ndonëse nuk ka më një retorikë të ashpër, si “Dumdumani” apo “palaço”, Meta ka vijuar akuzat në drejtim të Altin Dumanit.

“Altin Dumani nuk është drejtuesi por fatkeqësisht kancelari i SPAK-ut, që thjesht përcjell shkresat për llogari të Edi Ramës. A është thirrur ndonjëherë Edi Rama nga SPAK-u? Edi Rama përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK. Erion Veliaj duhet të ishte arrestuar para 4 vitesh. Kjo tregon çdo gjë”, tha Meta.

Në këtë kuadër, tregon se nuk ka besim as te SPAK. Madje fakti që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është thirrur në SPAK për Inceneratorët për Metën është shumë vonë pasi do duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë, pasi nuk ka asnjë incenerator. Gjithashtu, flet edhe për kërcënime për Arben Ahmetajn.

“Veliaj hëngri drekë në SPAK 7 orë, ça ka bërë atje, ai ka hedhur firma, ka rrëmbyer, uzurpruar kompetencat e këshillit Bashkiak, për gallatë atje.  Mbi SPAK ka qenë Agaci dhe pastaj ai tjetri. (…)Nëse kërcënohet një zv kryeministër që tregon fakte të qarta se si u synua të mbyllej një dosje e tmerrshme si e inceneratorëve ku autorë janë Edi Rama dhe general Agaçi, dhe ky person flet dhe tregon pronarin e vërtetë të inceneratorëve, nëse pastaj dilet dhe thua që gjykatat bëjnë ç’a themi ne. Me 4 mbiemra gjyqtarja izolon Berishën, që është lideri i partisë kryesore opozitare, izolohet se Rama e ktheu kompleksin sportivë në kulla betonit”, përfundoi Meta 

Continue Reading

Politike

Meta i përgjigjet Braimllarit: Ma kishit bërë partinë si autobusi i Kuçit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin ku foli për zhvillimet politike, mes të cilave dhe Konventën në partinë e tij që u mbajt pak ditë më parë, ku më herët ai i kishte shpallur luftë tradhtarëve dhe lidhjeve nepotike.

Ilir Meta deklaroi se nuk pati të shkarkuar nga Partia, por një ristrukturim, teksa shtoi se tashmë sipas statutit detyra janë të përcaktuara në vertikalitet.

“Kryetema ishin 5 prioritetet për miliona shqiptarë që ndalojnë shpopullimin dhe mbajnë të rinjtë këtu që të mos largohen për shkak të taksave. Meritokracia vendos në këtë forcë politikë. Ka qenë konventa më demokratike që ka ndodhur në Shqipëri. U çel me këngën “Për ty Atdhe” dhe u mbyll me “Ku ka si ty o Shqipëria ime”. Konventa kishte një çlirim energjish. Çfarë problemesh kishte Brahimllari. Nuk mund të ishte më nënkryetar pasi nuk ishte në statut. Kështu ndodhi dhe me Neshon dhe shumë të tjerë. Partia ka nevojë për drejtim të qartë, përgjegjësi të ndara, duhet një parti demokratike, të ketë fraksione. Por tani ka vertikalitet, presidenti është president dhe secili ka detyrën e tij. Nuk është shkarkuar askush. Dihej që nuk do të kishte më tradhtar. Nuk drejtohet partia si autobusi i Kuçit”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

“Luftë për mish të njomë”/ Berisha komenton deklaratën e Ramës për shpopullimin: Turp i shekullit

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratën e kryeministrit Edi Rama të bërë gjatë takimit që mbajti një ditë më parë në Gjermani ku foli për shpopullimin. Rama e deklaroi largimin e të rinjve shqiptarë nga vendi si një “luftë për mish të njomë”, ndërsa u shpreh se shqiptarët janë të pëlqyer nga perëndimi pasi janë të bardhë.

Berisha e ka cilësuar këtë deklaratë si turpin e shekullit, ndërsa shton se Rama ka një përbuzje të madhe për qytetarët shqiptarë. Në fjalën e tij në tubimin qytetar Berisha përfundoi se 33 përqind e popullatës kanë braktisur këto 8 vitet e fundit Shqipërinë, nga keqqeverisja e Ramës.

“Këto zhvillime dramatike po rrokullisin kombin në honet e pasigurisë. Po bëjnë që shqiptarët të largohen pas sirianëve në luftë civile më shumë se të gjitha kombet e tjera nga vendi i tyre.Kreu i narkoshtetit, në aktin më cinik, më të turpshëm, deklaronte dje se fajin për këtë se ka Gjermania, pasi ju doni mish të freskët.

Urdhëroni të dashur qytetare dhe qytetarë, se çfarë koncepti ka ky për fëmijët tuaj, për vajzat tuaja, për djemtë tuaj. Një mish i freskët që shitet në Europë. A ka përbuzje më të madhe, përçmim më të madh? As Enver Hoxha, as Muamar Gadafi, as Asadi i Sirisë dhe asnjë njeri nuk zbret në këtë standard amoral. Të shpallë mish të freskët të rinjtë dhe të rejat që me politikat dhe vjedhjet që bën, i detyron të largohet nga vendi i tyre.

Miqtë e mi, në një vend të lirë, në një vend me ligj, qytetarët begatohen nga viti në vit.Po, liria sjell prosperitet. Liria sjell begati. Dhe në këtë Shqipëri dhe jo në ndonjë tjetër, gjer në vitin 2013, shqiptarët, ndonëse lëviznin, ndonëse kishte emigracion minimal, numri i tyre në Shqipëri, banorët në Shqipëri rriteshin nga viti në vit. Ndërsa sot, 33 përqind e popullatës kanë braktisur këto 8 vitet e fundit Shqipërinë. Dhe këta 1 milion e ca shqiptarë, Edi Rama që jeton për vete në saraje të ndërtuara me para të vjedhura, që jeton për vete mbi Tiranë në ajër të freskët, me kopsht 5 mijë metra, këta i quan mish i freskët. O turp i shekullit.O njeri i pashpirt.Po si të nxjerr ty goja një fjalë të tillë për të rinjtë shqiptarë, për fëmijët shqiptarë”,- tha Berisha.

Continue Reading

Politike

Kreu i PL e uroi për fitoren/ Presidentja e RMV falënderon Metën në shqip, ja çfarë shkruan për integrimin

Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova ka falënderuar Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për urimin që ky i fundit i shprehu pas fitores.

Davkova ka shprehur falënderimin e saj ndaj Metës në gjuhën shqipe në rrjetin social “X”, duke vlerësuar përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ajo shtoi se pret që me të njëjtin entuziazëm të vijojë udhëtimi i dy vendeve drejt integrimit të plotë evropian.

“I nderuar President Meta,
Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare.
Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian”, shkroi ajo në “X”.

Continue Reading

Politike

Debatet për amnistinë/ Bardhi në Kuvend: U liruan vetëm 4 zyrtarë për korrupsion, të tjerët i liroi GJKKO

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë nga Kuvendi se nga amnistia penale kanë përfituar vetëm 4 të dënuar për korrupsion, ndërsa të tjerët janë liruar nga gjykata. Bardhi thotë se i është drejtuar me një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme.

Fjala në Kuvend:

I shqetësuar nga lajmet e keqinterpretuar në media, se nga amnistia përfituan lirinë nga burgu “100 zyrtarë të korruptuar”, me datë 25 Prill 2024, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK me një kërkesë për informacion. nDje jam informuar zyrtarisht nga drejtuesi i SPAK, të cilin dua ta falenderoj për korrektesën, nga ku më rezulton se e gjitha çka u pretendua edhe sot në mëngjes në këtë sallë është një gënjeshtër e madhe.

SPAK ka detajuar, shpjeguar dhe sqaruar, historinë e rreme se nga amnistia u liruan nga burgu apo përfituan ulje të kohës së qëndrimit në burg “100 zyrtarë të korruptuar”, një e pavërtetë e madhe, që fryhet/sajohet nga ata që as nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe as nuk duan të kuptojnë, por kanë vendosur të qëndrojnë deri në fund tek politika e gënjeshtrës së ditës: “bëjmë sikur themi diçka të pavërtetë, pa thënë asgjë në interes të qytetarëve” që të bëhemi lajm i ditës. Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjeshtrën për t’u bërë lajm. Kush nuk bën dot opozitë reale me qeverinë e Edi Ramës, e ka të vetmen rrugë sajimin e kauzave të rreme për t’u bërë lajm.

 

 

Nga sqarimi i SPAK rezulton e qartë se:

  1. Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia.
  2. Asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar nga Aministia.
  1. Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.
  1. Nga 18 vepra penale që janë në kompetencë të SPAK (nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e) vetëm 1 vepër penale, pra personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, kanë përfituar nga amnistia.
  1. Statistikat e dhënë nga SPAK i referohen këtyre subjekteve, pra qytetarë që kanë qenë të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
  1. Nga e gjitha shifra e referuar nga SPAK lirimin nga burgu kanë përfituar vetëm 4 qytetarë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk kanë qenë në burg, sepse janë liruar nga vetë GJKKO.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING