Mbështetjen e vazhdueshme politike dhe teknike për Shqipërinë
Cakaj telefonon homologen norvegjeze
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren e Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide.
Diskutimi mes homologëve u ndal tek dialogu Kosovë-Serbi, si një çështje kyçe e sigurisë dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, për të cilin Kryediplomati Cakaj theksoi se e vetmja marrëveshje e qëndrueshme është marrëveshja që përmban njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.
Më tej, Cakaj i shprehu mirënjohjen ministres Eriksen Søreide për mbështetjen e dhënë nga Norvegjia pas tërmetit dhe kundër COVID-19, e gjithashtu për ndihmën financiare për RYCO dhe qasjen parimore lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Për më tepër, ministrat vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së dhe biseduan për përgatitjen e takimit virtual të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në dhjetor. Për këtë, Cakaj shprehu falënderimet ndaj Norvegjisë për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe teknike për Shqipërinë, si Kryesi e Radhës e OSBE-së.
Shqipëria dhe Norvegjia kanë këmbyer mbështetjet për kandidaturat e tyre në Këshillin e Sigurimit. Lidhur me këtë çështje, homologët u pajtuan për të thelluar bashkëpunimin teknik mes dy vendeve edhe në kuadër të kësaj ndërmarrjeje madhore.
“Mirënjohës ndaj Norvegjisë për punën e vyer, qasjen aktive e mbështetjen e vazhdueshme dhënë Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor.” – përfundoi Cakaj.
Çështja “Gërdeci”/ SHBA letërporosi në GJKKO: Pesë dëshmitarët mund të merren në pyetje nga agjentët e FBI-së
Në seancën e sotme në procesin e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen “Gërdeci”, gjykata raportoi se nga ministria e drejtësisë kishte ardhur përgjigja në lidhje me pyetjen e dëshmitarëve të kerkuara nga SPAK, që janë përfaqësues të kompanisë SAC në Amerikë.
Në përgjigjen nga SHBA, thuhej që ata nuk kanë mundesi që pyetja e tyre të behet në nje seancë gjyqësore, pasi shteti amerikan nuk e ka një praktikë të tillë, por mund të pyeten nëse bie dakord pala shqiptare, nga agjentët e FBI.
Avokati Ardian Visha theksoi se dëshmitarët amerikanë do të ishte mirë që të vijnë në Shqipëri, ndërsa shtoi se akt ekspertimi i amerikanëve ka shumë të meta dhe paqartësi.
“Të gjithë ata që pretendohet të jenë dëshmitarë, e mira do të ishin mirë të ishin në Shqipëri. Ne kemi këmbëngulur që amerikanët të pyeten me video-konferencë. I gjithë procesi për ne duhet të ishte mbyllur në një seancë. E vërteta determinohet mbi të gjitha për atë që ndodhi në Gërdec. Akt ekspertimi i amerikanëve ka shumë të meta. Akt ekspertiza thotë se mund të ketë ndodhur kjo, por edhe ajo, nuk është e qartë. Ne kërkojmë përballje me ekspertët, që dijet e tyre të jenë më të thelluara”, u shpreh avokati Visha. Edhe Mediu tha se parapëlqen marrjen me pyetje në një diskutim interaktiv.
“Do të konsultohemi me avokatët për qëndrimin e SHBA. Ne kërkuam diskutim interaktiv jo të ecet me letërporosi”, tha ai.
Në lidhje me përgjigjen e SHBA-së edhe prokurorët por edhe avokatët e Mediut thanë se do të shprehen në seancen e radhës, e cila u caktua më datë 2 maj ora 10.00. Mediu është nën hetim për rastin e tragjedisë së Gërdecit që ndodhi më 15 mars të vitit 2008, ndërsa ish-ministri akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre.
“SIGAL UNIQA Vital Truck” dy ditë në Divjakë/ Ponari: Do të jemi pranë banorëve të zonës edhe me zyrën e re
Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” qëndroi dy ditë në qytetin e Divjakës, duke u mundësuar banorëve të zonës vizita dhe ekzaminime falas.
Në një prononcim për mediat, në krah të kryebashkiakut të Divjakës, CEO i SIGAL UNIQA Avni Ponari foli mbi rëndësinë e sigurimeve dhe atë çfarë ofron kompania që ai drejton.
Ai apeloi tek banorët e zonës që ti shohin sigurimet si mbrojtjen më të mirë të pasurive por edhe të shëndetit të tyre.
“Pronat e krijuara gjatë 12 muajve për tre orë mund të shkatërrohen. Një sigurim për këto prona dhe gjedhët që ka në Divjakë, duke përfshirë edhe shpendët, kafshët, serat dhe çdo lloj produkti bujqësor është i sigurueshëm.
Sigurimi është një mbrojtje e gjithanëshme për secilin, paguan pak sot por kujdesi mjekësor është i vazhdueshëm kudo. Ne i shërbejmë klientit në të gjitha drejtimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë”, u shpreh Avni Ponari.
Ai foli edhe për paketat e sigurimit shëndetësor që ofron SIGAL UNIQA duke u ndalur te “Jeta”.
“Në njërën anë është SIGAL që i promovon dhe i paguan të gjitha faturat dhe shpenzimet dhe kosto e këtij produkti shkon maksimumi deri në 300 euro për vit dhe produkti tjetër është që kujdesesh për veten tënde duke paguar një prim të caktuar në varësi të gjinisë dhe moshës dhe përfiton një shumë të caktuar nga 500 deri në 500 mijë euro në varësi të primit që paguan”, vijoi ai.
Ponari shtoi më tej se, me mbështetjen edhe të bashkisë së Divjakës, shumë shpejt SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA do të hapë zyrën e saj për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve të saj.
Vizita e “SIGAL UNIQA Vital Truck” u përshëndet edhe nga kryetari i bashkisë Divjakë z. Josif Gorrea, i cili foli me superlativa për kompaninë SIGAL UNIQA ndërsa u shpreh i bindur në bashkëpunimin e mëtejshëm me kompaninë më të madhe të sigurimeve.
“Gjatë gjithës jetës time kam qënë klient i juaji. Nga ana e bashkisë do të keni mbështetjen time të plotë për zyrën që do të hapni këtu“, tha ndërkohë kryebashkiaku i Divjakës Josif Gorrea.
Më pas, Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit në SIGAL UNIQA, znj. Milena Merjemaj dhe përfaqësues të këtij departamenti, z.Edison Gjoni dhe z.Jurgert Prezja folën për të tjera sigurimi që ofron kompania, të cilat janë të vlefshme dhe të domosdosshme jo vetëm për qytetarët e Divjakës por të të gjithë Shqipërisë.
Sot, SIGAL UNIQA mundëson blerjen e çdo siguracioni jo vetëm në zyrat e saj por dhe online në www.sigal.com.al .
SIGAL u themelua në shkurt 1999 dhe prej vitit 2007 është pjesë e “UNIQA Insurance Group”.
SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.
Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit financiar, stafit profesional dhe korrektësisë kontraktuale kompania është sot lidere e tregut shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.
Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë që ka shoqëruar këtë kompani prej çerekshekulli.
Ndaj edhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.
Blendi Gonxhe, thirrje të rinjve të punojnë në shtet: Kemi plot vende të lira, por s’pranojnë se kanë frikë për të firmosur
Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka zhvilluar paraditen e sotme aktivitetin “Panairi i Punës”.
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe. Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhe ka thënë se duhet një reformë për pensionet.
“Ne do të bëjmë ç’është e mundur sivjet të hapim sytë dhe mendjen sa i takon një reforme të plotë për pensionet. Pensionet nuk mund të jenë në këtë gjendje.
Ne do të duhet të ndërhyjmë fort sepse pensionet janë një motivator i rëndësishëm për të gjithë ata që bëjnë një plan angazhimi, marrin një vendim për të punuar apo ajo.
Pensioni për disa nga ne do të jetë ndoshta as 1/6 e asaj që paguajmë për veten tonë për shkak të rënies së madhe të vlerës së fondit që në vite do të na kthehet ne pastaj në pjesën që do të marrin në momentin e pensionit”, thotë ministri Blendi Gonxhe.
Gjatë fjalës së tij, Gonxhe u shpreh se do të bëjë çfarë të jetë e mundur për rritjen e pagave pasi thotë se sjellin dhe një rritje të menjëhershme të konsumit.
“Ne do të bëjmë çmos, ju garantoj për këtë, që të ngremë pagat. Pagat janë një histori fitore-fitore. Ata sjellin një rritje të menjëhershme të konsumit”, u shpreh Gonxhja.
Më tej, ministri Gonxhe ka bërë thirrje që të aplikohet për punë në shtet, teksa ka thënë se shumë janë zhgënjyer dhe kanë frikë për të firmosur.
“Ne kemi shumë vende pune. Unë ju ftoj të gjithëve të klikojnë në faqen e DAP-it, unë ju ftoj të gjithë të provojnë dhe njëherë tjetër të punojnë në shtet. Unë e kuptoj se shumë janë të zhgënjyer.
Kanë frikë për të firmosur, kanë frikë nga hetimet. Unë i kam bodrumet në depresion total se aty punonte ekonomia që kam gjetur, në bodrum. Në një shtet që vuante për ekonominë, ekonomia punonte në bodrum. Rrogat shumë të ulëta, po mundohemi t’i ngremë.
Shumë shpejt të kalojmë në kushte të tjera. Duhet dhe ndihma juaj që njerëzit të aplikojnë. Janë 126 vende që presim, procedurat e DAP-it janë të tilla, marrin pak kohë”, tha Gonxhe.
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë s’jam shqiptar
Në një intervistë në televizonin grek Open, Pirro Dhima tregoi se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’.
Por Dhima tha se nuk shqetësohet nga kjo, edhe pse nuk ndjehet se është shqiptar, ai ka thënë se është rritur me shqiptarët dhe i ka quajtur ata vëllezër.
Dhima tha se “minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë dhe duhet të jenë urë lidhëse për miqësinë mes dy vendeve, fakt ky që është pohuar edhe nga vetë Mitsotakis në prani në zotit Rama në Dervican të Shqipërisë”.
Teksa u pyet nga gazetarja se “a ka ndjerë racizëm në Greqi, apo je bullizuar?”, Dhima u përgjigj po.
“Poooo, çdo ditë, çdo ditë. Nga mëngjesi në darkë më shajnë. Për shumë vite seri ndodh kjo gjë. Ende edhe sot disa trollë shkruajnë nga mëngjesi në darkë, më shajnë, më fyejnë. Më quajnë shqiptar. Unë nuk ndjehem shqiptar, s’jam ndjerë ndonjëherë shqiptar, nuk jam shqiptar”, tha ai.