Politike
Ministrat, thjesht sekserë/ Abilekaj: Koka e çdo afere korruptive, vetë kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar kabinetin qeveritar vetëm pak muaj pas formimit të tij, por një lëvizje e tillë sipas analistit Enton Abilekaj nuk ka asnjë ndikim real.
Abilekaj thotë se lëvizjet e fundit përshkruhen si një manovër për të ruajtur kontrollin absolut, ndërsa ministrat konsiderohen si figura pa peshë, thjesht “sekretarë” që firmosin dhe më pas përballen me SPAK-un.
Sipas tij, qeveria mbetet e kontrolluar nga i njëjti person, Kryeministri Rama, dhe se ndryshimet e emrave nuk e prekin thelbin e pushtetit. Kjo, për Abilekajn, tregon se Shqipëria qeveriset nga një njeri i vetëm dhe se të gjithë të tjerët janë thjesht zbatues të urdhrave të tij.
“Koka e çdo afere korruptive është vetë Edi Rama”, theksoi Abilekaj, ndërsa shton se në Shqipëri funksionon një skemë korruptive 13-vjeçare, e cila ka përfshirë të gjitha qelizat e pushtetit: krimin, shtetin dhe biznesin. Kjo skemë, sipas tij, bazohet në rekrutimin e biznesit dhe krimit të organizuar përmes dhënies së aseteve publike si porte, rrugë me koncesion dhe licenca, në këmbim të besnikërisë dhe përfitimeve financiare.
Tensioni politik pritet të rritet, veçanërisht me protestën e paralajmëruar para Kuvendit, ditën kur do të diskutohet për imunitetin e Belinda Ballukut, ndërsa zhvillimet ndodhin në një kohë delikate, ku Shqipëria kërkon të përparojë në rrugën e saj drejt integrimit europian.
Është një qeveri e kontrolluar nga i njëjti person që është Belinda Balluku, që është një njeri i afërt i Edi Ramës dhe që tregon se sa pak vlerë ka një ministër në fakt, që lëvizet pas gjashtë muajsh në detyrë, sa pak detyra dhe sa pak punë bën dhe sa pak vlerësohet puna e tij. Sepse çdo ministër është thjesht aty për të firmosur si sekretar dhe mund të lëvizë kur të dojë kryeministri. Dhe ashtu siç tha kryeministri, ministrat në të ardhmen do të ndodhë pikërisht kështu, do të zëvendësohen më shpesh, si një skuadër basketbolli. Çfarë ndërtojnë ata është zero, nuk ka asnjë vlerë për kryeministrin. Nuk ka, ata janë vetëm thjesht sekretarë, politikat i bën kryeministri. Shqipëria qeveriset nga një njeri i vetëm dhe pushteti është i gjithi i tij dhe përgjegjësia politike është vetëm e tij.
Këto figura që nuk janë as politike, që nuk janë as të njohura, që vijnë e ikin, ne i harrojmë për pak, janë thjesht sekretarë që firmosin dhe pastaj i çojnë në SPAK pasi largohen. Kështu që mendoj që këto lëvizje në qeveri janë vetëm një truk idiot, pa asnjë lidhje, pa kuptim, që kryeministri ka tentuar të bëjë. Sepse nuk ndryshon asgjë në pamjen e qeverisë dhe nuk ndryshon asgjë në imazhin që ka qeverisja, për sa kohë është Edi Rama në krye të qeverisë. Sepse ne e dimë shumë mirë dhe shqiptarët tashmë e kanë kuptuar, besoj shumica, me përgjimet që kanë dalë, me dosjet që kanë dalë, që koka e çdo afere korruptive është Edi Rama. Që ata janë thjesht sekretarët dhe nuk ndryshon asgjë.
Ky moment është i rëndësishëm, por përqendrimi është i rëndësishëm pse? Se ka të bëjë me marrëdhëniet e Shqipërisë me drejtësinë, me marrëdhëniet e qeverisë me drejtësinë dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Por është momenti që opozita, dhe më parë do ta kishte bërë, e ka bërë pjesërisht, por duhet ta bënte plotësisht, që objektivi i saj të mos ishte zëvendëskryeministri, por kryeministri. Jo vetëm sepse kërkon qeveri teknike, por edhe sepse ne pamë në dosje që autori i gjithë çka ndodh është kryeministri.
Dhe logjika është e qartë që nuk mund të ketë ministër që guxon të hajë fruta, perime, mish e të tjera e të tjera, pa lejen e kryeministrit, kur kemi të bëjmë me një kryeministër i cili është, kontrollon gjithçka, ka pushtet absolut. Nuk mund të ndodhë. Dhe aq më pak pastaj, kur kryeministrit i thuhet, denoncimet kanë qenë publike dhe kryeministri i ka mbrojtur publikisht njerëzit e tij për ato denoncime që sot janë në SPAK dhe pastaj thotë që unë nuk e dija, është e qartë që kemi të bëjmë me një kryeministër që është dhe hajdut dhe mashtrues.
Dhe objektivi nuk duhet të jetë as numri dy, as numri tre, as ministrat me radhë, të cilët janë thjesht sekretarët pra, por duhet të jetë vetëm kryeministri i cili është autori i kësaj afere të madhe korruptive, që zgjat prej prej 13 vjetësh dhe që përfshin të gjitha qelizat e pushtetit. Pra, qelizat e pushtetit, shtyllat e pushtetit dhe qelizat e pushtetit. Përfshin krimin, shtetin, pushtetin domethënë, duke korruptuar edhe shtetin në vetvete dhe biznesin, duke korruptuar dhe biznesin në vetvete. Si korruptohet biznesi, sepse shumë njerëz e kanë paqartë. Biznesi korruptohet duke u dhënë atë që nuk i takon. Ky është një lloj, ky është korrupsioni që qeveria i bën biznesit për ta rekrutuar.
I jep asete, biznesi ia kthen në besnikëri dhe në para. U jep porte dhe biznesi ua kthen në besnikëri dhe në para. U jep rrugë me koncesion dhe tra nëpër rrugë që të paguajnë shqiptarët kot atë që bëjnë ata, dhe këta ia kthejnë në besnikëri dhe në para. E njëjta gjë është me të fortët, pra që u jepet liria, u jepet mundësia që, megjithëse ne kemi një ligj për lojërat e fatit, të mos ekzekutohet ligji, por të punojnë ata me lojërat e fatit dhe të bëjnë, mbledhin paratë në mënyrë të paligjshme dhe t’i çojnë ku duan ata, të mos punësohet asnjë shqiptar, të mos paguhet asnjë taksë, në atë që është aset i shqiptarëve dhe të mos kontrollohen kur bëjnë në trafiqe nëpër pikat kufitare, si Durrësi për shembull dhe pikat e tjera, Kakavija e të tjera e të tjera, dhe trafiqet të lulëzojnë, dhe t’ia kthejnë këto në besnikëri dhe në para.
E njëjta gjë me administratën, që pranojnë ryshfet dhe e kthejnë këtë në besnikëri dhe në para. Dhe e gjithë kjo skemë është skema e Edi Ramës, nuk është skema që ndërton secili vetë, sepse është e njëjta skemë kudo, e implementuar kudo, në çdo qelizë dhe në çdo shtyllë të pushtetit. Kështu që nuk mund të kërkohet me emra të përveçëm ministrash ose me emra kriminelësh të përveçëm, por është ai që është truri, është organizatori, ai që e ka krijuar këtë, sepse është e qartë që e ka krijuar Edi Rama, përderisa para Edi Ramës nuk funksiononte kështu. Këto plagë ishin të përhapura pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa sot këto janë të lidhura bashkë dhe funksionojnë bashkë. Sfida e opozitës është pikërisht kjo.
Që në dhunën që ushtron policia, e cila është sot shndërruar në vegël të partisë në pushtet, në dhunën psikologjike që ushtrojnë bizneset, krimi i organizuar, të mbledhë dhe mbështetjen e Edi Ramës, të gjejë mundësinë për të mbledhur njerëzit dhe për ta rrëzuar Edi Ramën. A mund ta bëjë këtë gjë? Sigurisht që duhet një kauzë shumë e fortë, duhet një frymëzim shumë i fortë dhe sigurisht duhet të mos ketë asnjë kompromis. Prandaj mendoj që është një detyrë shumë e vështirë. Ne do ta shohim se si do vazhdojnë protestat. Protestat e fundit kanë qenë më të ashpra, kanë pasur përplasje, kanë krijuar një lloj frike për destabilizim, akoma jo destabilizimin politik, për të cilin është, i cili është i domosdoshëm për të arritur një qeveri teknike.