Connect with us

Politike

Ministri i Brendshëm reagon pas akuzave të Berishës

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me akuzat që u artikuluan ditën e djeshme nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha për një kompani mjetesh lundruese në pronësi të tij.

Sipas ekstraktit të QKB, që u publikua dje në media dhe më pas iu referua edhe Berisha, ministri Çuçi figuron pronar i subjektit ‘Albanian Sailing Club’.

Por sipas ministrit të Brendshëm, në këtë rast kemi të bëjmë vetëm me një shoqatë velierash sportive, që ai e ka “krijuar me miq pasionantë të tyre”.

Reagimi i Ministrit të Brendshëm:

Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone.

I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.

Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij.

Politike

Reagimi “en bloc” i ndërkombëtarëve për protestën para Bashkisë, Këlliçi: Ne nuk jemi vend i botës së tretë

Pas reagimeve në seri të ambasadave perëndimore në Tiranë në lidhje me protestën e opozitës para bashkisë së kryeqytetit ku u përdor edhe molotov, një nga organizatorët e protestës, Belind Këlliçi iu përgjigj me fotografi të protestave të fermerëve në Bruksel pak muaj më parë. Ai bën apel që evropianët të pranojnë të njëjtin standard si në Shqipëri.

“Një përshëndetje për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo janë dhe partnerët ndërkombëtarë, me foto nga protesta e fermerëve e zhvilluar vetëm 2 muaj më parë, më 26 shkurt 2024, në Bruksel, ngjitur me zyrat qendrore të Bashkimit Evropian. Të gjithë ndërkombëtarët e veçanërisht evropianët, duhet të pranojnë në Shqipëri të njëjtin standard që pranojnë për vendet e tyre. Ne NUK jemi dhe NUK mund të trajtohemi si një vend i botës së tretë!”, shkruan ai.

Continue Reading

Politike

Sondazhi: PD e bashkuar nuk duhet të ketë në koalicion të madh PL-në e Metës

Për të kuptuar se çfarë mendojnë qytetarët për organizimin e opozitës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2025, Barometri në Euronews Albania ju ka drejtuar një tjetër pyetje për koalicionin e madh kundër qeverisë që qytetarët konfirmojnë si një lëvizje të duhur të opozites.

“Nëse bashkohet PD a duhet të bëhet pjesë e këtij bashkimi edhe Partia e Lirisë në një koalicion të madh kundër qeverisë“

Shumica e qytetarëve nuk duan që Partia e Lirisë të jetë pjesë e këtij bashkimi.

Janë 56,6 % që janë përgjigjur jo kësaj pyetje duke shprehur kundërshti me bashkimin e partise së lirisë me Partinë Demokratike në një front opozitar, dhe 32,2 % që janë dakord me idenë e bashkimit të Partisë së Lirisë me PD në një front opozitar. 11.3 % janë përgjiggjur nuk e  di në këtë pyetje

 

Continue Reading

Politike

Lela: Kemi parë një PL që nuk e dinim ku ishte, ka një traumë nga zgjedhjet e shkuara

Analisti Alfred Lela ka deklaruar se qytetarët duan një model të ri politik.

Përsa i përket Partisë së Lirisë, ai theksoi se kjo e fundit ka pasur paqartësitë e veta prej një viti dhe ka shpërthyer këto ditë, referuar daljeve televizive të Ilir Metës dhe deklaratat e tij.

“Duan një model të ri. Jam për bashkimin me të gjithë. Kurrizin e Shqipërisë nuk e mban dot një person. Opozita ka nevojë për figura të reja. PL ka një tundim politik për të renë, ka një traumë nga zgjedhjet e shkuara. Nuk është një traumë e shkaktuar nga Meta dhe nga PL por nga Rilindja dhe qeveria.

Është trauma e demokratit që shkon për të votuar dhe nuk sheh kryetarin e partisë së vet po demokrati shkon dhe voton për atë që i ka thënë Edi Rama të votojë. Ka një paqartësi te PL dhe unë mendoj se kjo reflektohet te gjetjet e “Barometri”. Prej një viti PL ka pasur paqartësitë e veta që dolën dhe kulmuan këto ditët e fundit. Kemi parë një PL që nuk e dinim ku ishte”-tha ai.

 

Continue Reading

Politike

“Sekuestroji të gjitha, vila e shtëpi”/ Meta: SPAK tarallaku…

Ilir Meta, gjatë fjalës në Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ka patur një mesazh edhe për SPAK-un, ku tha se aty do e kenë gjithmonë dhe nuk do të arratiset.

Ai iu drejtua SPAK-ut se mund të sekuestrojë shtëpi e vila e të gjitha, por jo Partinë e Lirisë. Sipas tij, nëse ndodh kjo, ai do e bëjë SPAK-un shembull për të gjithë botën.

“Për SPAK tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në ‘92 kur e thërrisnin çdo javë për të ikur për tu larguar jashtë vendit që të mos arrestohej përgjigja ishte pse prisni një javë ju ja ku më keni. Bëjeni punën dhe madhëria ju  falenderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm…

Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë? (Te “Abi Bank”). Shtëpi vila, le ti sekuestrojnë të gjitha. Po e pash keq do vë një krevat te shtëpia e nënë Selvisë, ose kemi dhe selinë. Por PL ta harrojë SPAK-u torallaku. Se i bëhet ajo që bëhet shembull në të gjithë botën. Italia kishte Antonio Di Pietron. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash… Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës… Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Protesta te Bashkia/ Berisha: Lu*ftë frontale kundër korrupsionit!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar protestën që u mbajt paraditen e sotme te Bashkia e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha u shpreh se protesta ishte një betejë kundër korrupsionit,  betejë për jetën ose vdekjen e kombit shqiptar.

“Është betejë për Shqipërinë.  Korrupsioni është shndërruar në fuqinë toksike më të egër, më të rrezikshme që shqiptarët janë përballur në historinë.

Korrupsioni i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, i mbështetur nga Dumanër dhe Zamanër, kjo organizatë kriminale, po tjetërson shqiptarët, po shpërfytyron shqiptarët.

Po shpërfytyron Shqipërinë”, tha Berisha ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë dhe misionare, luftëtarë të vërtetë të lirisë.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta ju dhe të gjithë atyre që shënuan sot tek Bashkia e Tiranës, prag-fitoren e merituar të opozitës, prag-fitoren e pashmangshme në betejën e shenjtë kundër armikut më të egër të shqiptarëve, korrupsionit të Erion Veliajt, Edi Ramës, Dumanëve dhe klikës së tyre.

Miqtë e mi, beteja kundër korrupsionit është betejë për jetën ose vdekjen e kombit shqiptar.

Është betejë për të ardhmen e shqiptarëve.

Është betejë për qenien e tyre.

Është betejë për Shqipërinë.

Korrupsioni është shndërruar në fuqinë toksike më të egër, më të rrezikshme që shqiptarët janë përballur në historinë.

Korrupsioni i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, i mbështetur nga Dumanër dhe Zamanër, kjo organizatë kriminale, po tjetërson shqiptarët, po shpërfytyron shqiptarët.

Po shpërfytyron Shqipërinë.

Sot ju ishit prag-fitorja. Të sigurt të jeni se fitorja është e juaja.

Se fitorja juaj është fitorja e Shqipërisë.

Është fitorja e kombit shqiptar.

Është fitorja e Europës, e botës së qytetëruar.

Ndaj dhe në sulm, në sulm dhe vetëm në sulm.

Luftë frontale kundër korrupsionit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING