Connect with us

Kosova

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviq, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë, ka deklaruar për propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit.

“26 këshilltarë, kanë propozuar që Ministri Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë ligjore kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin. Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit” – deklaroi Obradoviq.

Si arsyetim për refuzimin e propozimit të Bujanocit, Obradoviq deklaroi se Cakaj vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe se nuk mund të nënshkruajë një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë, derisa është e vetëdijshme që ministri Cakaj, i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhjet Parlamentare.

“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive. ” – ka deklaruar ministrja Obradoviq si argument i refuzimit të saj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova

KOHA NUK PRET, rrëmbeni ar*mët, ja çfarë është gati të shpërthejë 

Kosova ka kaluar edhe fazën e dytë në Asamblenë Parlamentare, për tu antarësuar në Këshillin e Europës, dhe prandaj ky fakt ka nervozuar Serbinë e cila assesi nuk po e pranon një gjë të tillë. Për këtë ajo nisi të ndërmarr edhe veprime të ashpra ndaj Kosovës duke ndaluar fillimisht mbi një mijë qytetarë të Kosovës në kufirin Serbi-Kroaci, teksa po të njejtin pasi u mbajtën më shumë se 18 orë të kufizuaf dhe pas reagimeve të shumta u lanë të lirë.

Juristi Muhamet Kelmendi, ka komentuar veprimet agresive të Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se Beogradi zyrtar ka vënë në lëvizje veprime të rrezikshme dhe po kërcënon me aksione ushtarake.

Nga dështimi i shtetit serb për të ndaluar Kosovën nga anëtarësimi në Asamblenë e Këshillit të Evropës, si dhe kërkesa në OKB për gjenocid në Srebrenicë, Beogradi ka vënë në lëvizje veprime të rrezikshme dhe po kërcënon me aksione ushtarake. Ka ditë që ushtria serbe me mjete të blinduara është 200 deri në 300 metra afer kufirit te Kosovës dhe me mijëra ushtarë me mjete të blinduara janë vendosur në Luginën e Preshevës” – ka treguar Kelmendi.

Juristi tha se Serbia po përgatitet për aksione terroriste në Kosovë, duke thënë se veprimet do të jenë të ashpëra dhe të shumëfishta, me sulme kundër objekteve, policisë dhe FSK-së. Aktet e fundit po tregojnë se Serbia po përgatitet për të vepruar kundër Kosovës. Së këndejmi pritet nga shteti serb që të veprojë me aksione të ashpra terroriste. Aksionet do të bëhen nga grupe të ndryshme në veri të Kosovës, në katër komunat, si dhe në pjesët e tjera të Republikës. Priten sulme në Prishtinë, në Shtërpcë, në Mitrovicë, në Gjilan, në Graçanicë e në vende tjera. Veprimet do të jenë të ashpëra dhe të shumëfishta, me sulme kundër policisë dhe FSK-së”, deklaroi juristi i njohur.

Ai për të gjitha këto tha se nga Kosova kërkohet të jetë e përgatitur me dhjetëra mijëra ushtarë dhe me mijëra forca speciale policore. Mirë që është edhe NATO në Kosovë. Kjo është garanci e madhe e paqes.

Por, shumë shpejtë mund të ndryshohet gjendja, atëherë kur NATO nuk e garanton më rendin dhe sigurinë, paqen në Kosovë. Këtu hyne FSK dhe Policia në veprim. Me këto dy mekanizma të përgatitur dhe të armatosur mund të sigurohet dhe të mbrohet vendi. Republika kërkohet të mendojë për çdo opsion. Koha nuk pret”- ka potencuar Kelmendi.

Continue Reading

Kosova

NUK KA SHPETIM, 10 maji gijotinë mbi Kosovën për asociacionin 

Koordinatori i Konventës Kombëtare serbe për Kapitullin 35, Dragisha Mijaçiç, tha se ka pak mundësi që Qeveria e Kosovës të miratojë draft Statutin e asociacionit deri më 10 maj, i cili është parakusht kryesor për pranimin e Kosovës në KiE.

Sipas tij Prishtina zyrtare me lëvizjen për ta çuar draftin në Gjykatën Kushtetuese është një oksimoron që synon në radhë të parë të qetësojë publikun dhe aktorët ndërkombëtarë për të arritur qëllimin për një votë pozitive nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës.

“Nuk do të ndodhë aq lehtë që Qeveria e Kosovës t’i dërgojë Gjykatës Kushtetuese një mendim për draft Statutin e asociacionit, sepse Gjykata Kushtetuese nuk është mekanizëm kushtetues. Që qeveria të dërgojë një dokument të tillë, fillimisht duhet ta miratojë dhe më pas si detyrim ligjor ndërkombëtar ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Nëse ndodh që qeveria të dërgojë një dokument të tillë pa e miratuar më parë, Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë atë” – deklaroi Mijaçiç

Ai gjithashtu theksoi se ka një sekuencë të qartë hapash që duhet të ndërmerren për formimin e Unionit të Komunave Serbe dhe se çdo anashkalim do të çojë në dështim dhe në ndonje argument të ri se dokumenti nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin.

“Është një lojë e luajtur kryesisht nga Qeveria e Kosovës për të qetësuar opinionin ndërkombëtar për votimin në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës” – deklaroi Mijaçiç duke shtuar se Kosova nuk do të mund të shpëtojë nga obligimi ndërkombëtar.

A do të kushtëzohet asociacioni me anëtarësimin e Kosovës në KiE apo jo, këtë do ta vendosin ministrat e shteteve anëtare të Këshillit, por qeveria e Kosovës sigurisht që nuk do të mund t’i shpëtojë obligimit që ka pranuar”, potencoi Mijaçiç.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç – profeti i kiametit, analiza e ‘Intellinews’ për Presidentin e Serbisë

“Serbia nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktet që po ndodhin as në Ukrainë, as në Lindjen e Mesme, por presidenti serb ka bërë vazhdimisht parashikime të zymta për gjendjen e botës” – thuhet në një opinion të intellinews.com.

Në projeksionin e tij të fundit, Vuçiç tha më 15 prill se situata në botë në muajt e ardhshëm do të bëhet “më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Në një intervistë për televizionin serb, Vuçic tha se i gjithë planeti është në “zjarr” dhe se të gjithë po përpiqen të “fikin sadopak zjarrin në oborrin e shtëpisë së tyre”.

“Le të vazhdojnë flakët përderisa janë diku tjetër, kështu mendojnë ata në Perëndim”. Në afat të gjatë, nuk shoh se ka zgjidhje, sepse gjërat nuk po ndryshojnë” – pati deklaruar presidenti serb.

Ai akuzoi gjithashtu fuqitë e mëdha botërore për injorimin e ligjit ndërkombëtar, ndërsa vendet më të vogla, si Serbia, duhet me patjetër t’u përmbahen rregullave.

Ne të vegjëlit duhet t’i përmbahemi ligjit ndërkombëtar, sepse kjo është e vetmja gjë që mund t’i përmbahemi kurse këta të mëdhenjtë do të ndezin konflikte dhe luftra, dhe do të bëhet gjithnjë e më keq” –  tha presidenti i Serbisë.

Kjo deklaratë pasoi në mars kur Vuçiç përshkroi pritshmëritë e tij për të ardhmen, duke thënë se bota po përballet me dy skenarë të mundshëm: ose një armëpushim në Ukrainë, ose një luftë e tretë botërore.

“Një skenar është nëse Perëndimi do të shkojë në drejtim të një konflikti të plotë me Rusinë, pasi nuk është shumë e lehtë të ndalosh ushtrinë ruse në terren,” – tha Vuçiç në një konferencë për shtyp në Beograd gjatë vizitës së liderit bavarez Markus Soder.

“E dyta është se me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, do të vendosej një lloj armëpushimi afatgjatë, nëse jo paqe e përhershme, që do të nënkuptonte një lehtësim të madh për botën” – theksoi presidenti serb.

Paralajmërimet i bëjnë jehonë komenteve që Vuçiç bëri në shtator 2022, shtatë muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, duke paralajmëruar gjithashtu se bota mund të përfshihet në konfliktin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Unë mendoj se ne do të shkojmë nga një ‘operacion ushtarak special’ (siç e përshkroi Rusia pushtimin) në një luftë të madhe dhe pyetja është se ku do të jetë vija e kuqe.” Ne do të hyjmë në një konflikt global në shkallë të gjerë që nuk e kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore në muajin ose dy muajt e ardhshëm” – tha Vuçiç në shtator 2022.

Edhe pse është një temë e përsëritur, Vuçiq së fundmi I ka intensifikuar parashikimet e tij për situatën globale dhe kritikat e tij ndaj fuqive botërore për minimin e institucioneve ndërkombëtare si OKB-ja.

Kjo po ndodh përpara një takimi kritik të Këshillit të Evropës në maj, kur diplomatët pritet të vendosin nëse do ta pranojnë Kosovën në organizatë.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008 dhe Beogradi loboi intensivisht për ta mbajtur vendin e ri jashtë OKB-së, Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Continue Reading

Kosova

KTHESA që mbush xhepat me dollarë, njoftimi i Vuçiçit për politikën e  jashtme të Serbisë

Nëse një qeverie i duhet papritur një “kthesë” e madhe në politikën e saj të jashtme, pas dymbëdhjetë vitesh në pushtet praktikisht absolut, është pranim se nuk funksionon mirë dhe se bilanci është të paktën negativ. Diplomacia serbe nuk funksionon dhe ndryshimet e politikës së jashtme janë ose rezultat i punës së dobët ose dështimeve të mëdha të politikës

Presidenti serb Aleksander Vuçic njoftoi ndryshimin e politikës së jashtme në pritje të dy vendimeve që kanë të bëjnë me Serbinë – hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në OKB.

Ai gjithashtu ka lënë të kuptohet se nëse miratohet Rezoluta për Srebrenicën, Serbia do të aplikojë për t’u bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por edhe se do të largohet nga Këshilli i Evropës nëse kjo organizatë i jep dritën jeshile Kosovës.

Duhet pranuar se edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçic, ka shpjeguar se “të gjithë ata që e duan Serbinë si mike dhe aleate duhet ta dëshmojnë”.

A duhet të vazhdojmë të mendojmë se aleatët tanë të mëdhenj janë, për shembull, Mali i Zi, i cili as nuk abstenoi, por votoi për të, apo Sllovakia dhe Greqia, të cilat nuk e njohin Kosovën, por abstenuan” –  tha Daçiç në lidhje me votimin e raportit te Dora Bakoianis.

Megjithatë, ky nuk është njoftimi i parë për ndryshim të politikës së jashtme te Serbisë dhe, siç tha ish-ambasadori Srećko Gjukiç, asgjë nuk ka ndodhur që nga njoftimi i mëparshëm për ndryshim në politikën e jashtme e deri në atë të përsëritur.

“Njoftimet ndodhin kur Serbia përballet me probleme të mëdha politike. Në pamundësi për t’i zgjidhur ato në mënyrë të kënaqshme, Vucic e Dacic bëjne thirrje për ndryshime në politikën e jashtme.

Serbia e ka ndryshuar politikën e saj të jashtme aq shumë sa nuk e di se çfarë mund të ndryshojë tjetër. Në këto 12 vite qeveria arriti të kthehej nga Perëndimi në Lindje dhe nga Lindja në Jug të të pavendosurve. Gjithçka ka ndryshuar, dhe serish gjithçka është në tavolinë” – tha per median serbe Danas, Srećko Gjukiç dhe shtoi se qeveria serbe me kënaqësi do të shpallte se po heq dorë nga BE-ja, por se BE-ja eshte ajo qe po mbush xhepat e buxhetin serb.

Sipas tij, politika e jashtme duhet të rifillojë “nga rrënjët” dhe të kthehet në parimet e saj origjinale – “dhe kjo është Serbia në Bashkimin Europian”.

Continue Reading

Kosova

Dështimi i radhës në Bruksel/ Bislimi i zhgënjyer: Takim i kotë, pa rezultat

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë i dhanë fund sërish pa ndonjë përparim takimit të së enjtes në Bruksel, në të cilin u diskutua lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë

Në takimin e kaluar me 4 prill, i dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se “janë mbushur disa boshllëqe midis propozimeve të të dyja palëve dhe se do të vazhdojnë diskutimet bazuar në idetë e Bashkimit Evropian për kompromis”, ndonëse nuk dha hollësi se cili është “kompromisi” i propozuar.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”, ndërsa akuzoi Prishtinën për dështimin e raundit të sotëm të bisedimeve.

“Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, tha ai, duke theksuar se Prishtina erdhi në Bruksel pa komentuar idetë e Bashkimit Evrppian dhe kjo tregon qartë se pala tjetër nuk dëshiron të pajtohet për asgjë”.

Por, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha se qasja e palës serbe pamundësoi suksesin e bisedimeve.

“Ata në takim sot në mënyrë perfekte treguan kotësinë dhe mosvërtetësinë e konstatimeve të tyre të mëhershme se kemi një çështje urgjente ku disa qytetarë serb të moshës së shtyre nuk kanë arritur të marrin benefitet e tyre. Njësoj sikur herët e kaluara, ka pasur zero interesim nga pala serbe që të merren me këta qytetarë, e gjithë energjia e tyre sërish është orientuar drejt licencimit të një subjekti ekonomik të Serbisë në Kosovë, gjë që për neve është e papranueshme dhe e kemi bërë të qartë në vazhdimësi”, tha zoti Bislimi.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi me 1 shkurt, përcakton se euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Rregullorja nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi.

Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore./ VOA

Continue Reading
Advertisement

TRENDING