Aktualitet
Mjeku shqiptar në SHBA: Maska është shpëtimi i vetëm në këtë moment, për 6 javë mund të zhdukim virusin
Mjeku shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Skënder Murtezani në një lidhje direkte për një nga mediet tha se, maska është mjeti i vetëm mbrojtës, në një kohë kur ende nuk ka një vaksinë për të luftuar virusin.
Duke sjellë në vëmendje shembullin e Zelandës së Re, profesori i mjekësisë klinike në Cornell bëri apel që “të bëhemi bashkë për 6 javë që të mos lejojmë virusin të shumohet dhe faktikisht do të ishte vdekja e virusit”.
Maskat ishin shpëtimi i vetëm deri sa të vijë vaksina. Kjo sëmundje përhapet nëpërmjet përshtymës, të folurit, kollitjes apo teshtitjes dhe kujdesi i vetëm është maska.
“Që nga fillimi i intervistave të mia, disa e kanë quajtur dhe ekstreme mendimin tim që të përdoren maskat në mënyrë rigoroze. Propozova një gjë shumë të thjeshtë. Po të bëhemi bashkë për 6 javë nuk do t’i lejojmë virusit të shumohet dhe faktikisht do të ishte vdekja e virusit por duhet të jemi të një zëri nuk ka vend për politikën, të spekulohet dhe të kapen teorira të ndryshme.
“Shembulli konkret është Zelanda e Re. Prej 1 Majit me masa rigoroze me karantinën në fillim, pastaj maska e domosdoshme dhe distanca u zhduk në Zelandën e Re.
Të bëhemi bashkë se për 6 javë, më tepër ndoshta dhe më pak mund ta fitojmë këtë luftë në vendin tonë. Ja ku është Zelanda e re, Kina ku për një muaj e gjysmë e fitoi luftën me koronën”, u shpreh Murtezani.