Pinknews
Moderatori nga Kosova Meriton Mjekiqi tregon vështirësitë e babait në distancë, “Më mungon shumë”
Meriton Mjekiqi, moderatori i njohur nga Kosova i cili me emisionin e tij “Gjoni Black” është duke bërë namin në Youtube pasi numëron miliona shikime.
I ftuar në emisionin “Tempora” në Rtv Ora moderatori ka folur për jetën e tij profesionale dhe atë private.
Ai u bë baba dy vite më parë me vogëlushin Loar.
Meritoni rrëfeu se ai dhe nëna e djalit janë të ndarë dhe ajo jeton në Austri me Loarin e vogël.
Dhe padiskutim që pika e dobët e Meritonit është vogëlushi i tij për të cilin e ka marrë malli shumë.
“Flokët kaçurrela i ka si të mamit, sytë dhe hundën i ka si timet. Loari është dy vjeç dhe jeton me mamin në Austri. Jemi të ndarë dhe më mungon shumë çdo ditë. Është mungesa më e madhe për mua, është duke u rritur çdo ditë. Më ka ndryshuar shumë si Meriton më ka bërë më të vendosur, më të saktë në momente të caktuara vetëm gjumin nuk ma ka ndruar”– tregon ai

