✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Na jep fjalën për procedurë!”, Bardhi ndërpret deputetin e Mallakastrës

Seanca plenare në Kuvend ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës, pasi deputeti i Mallakastrës, Klevis Jahaj, mori fjalën për të folur për zonën që përfaqëson.

Jahaj tha se seanca ishte e rëndësishme pasi, sipas tij, deputetët kanë mundësinë të përcjellin zërin e qytetarëve dhe mbështetësve të tyre, ndërsa u ndal te zhvillimet dhe punët e kryera në Mallakastër.

“Kjo seancë është nga më të rëndësishmet sepse sot kemi mundësi të tregojmë zërin e qytetarëve edhe mbështetësve. Kam shansin që sot të flas për Mallakastrën, për ato punë që janë bërë”, tha Jahaj.

Fjalimi i tij u ndërpre nga opozita, pasi deputeti Gazment Bardhi kërkoi që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, t’i jepte fjalën për procedurë.

“Na jep fjalën për procedurë!”, kërkoi Bardhi.

Në përgjigje, Jahaj kërkoi që të vijonte fjalën, duke theksuar se po fliste për Mallakastrën.

“Është shumë e rëndësishme se po flas për Mallakastrën, prandaj duhet të dëgjosh pak”, iu përgjigj Jahaj.

Advertisement